Debati për zonat e mbrojtura/ Rasti "Ria Formosa" dhe Revolucioni Portugez i Turizmit
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Kastriot Myftaraj
Kryeministri serb Vuçiç, në 27 maj, në Tiranë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Rama, tha se dronin në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri e dërgoi një shtetas i Shqipërisë i quajtur Ismail, për të cilin tha se nuk ia dinte mbiemrin. Nuk ka dyshim se Vuçiç e njeh edhe mbiemrin e këtij Ismailit dhe kjo kuptohet nga informatat e llojit policor që Vuçiç dha në Tiranë për hyrjen e këtij personi në Serbi. Në të vërtetë, media serbe, gazetat dhe televizionet, i kanë dhën këto informata të zgjeruara që në ditët e para pas ngjarjes, duke përmendur emrin e plotë të personit, Ismail Morinaj, moshën e tij, vendkalimin tokësor kufitar prej nga ku ai ka hyrë në Serbi nga Kroacia, kohën kur ka hyrë etj. Emri ?Ismail Morinaj? është përmendur mijëra herë në gazetat, televizionet dhe portalet serbe. Këtë emër e dinë miliona serbë. A thua mund të besohet se këtë emër nuk e di Kryeministri i Serbisë, pikërisht ai i cili që prej 14 tetorit dhe deri sot ka folur shumë herë për ngjarjen me dronin, duke e quajtur provokim shtetëror shqiptar? Vuçiç nuk donte që ta thoshte të plotë identitetin e drejtuesit të dronit, se si shtetar që është e di që kjo ka implikime juridike, pra mund t? i thonë se përse nuk ka urdhër arrestimi për Morinajn.
Sjellja e Vuçiç në Tiranë është qartësisht në pajtim me qëndrimin shtetëror serb për ngjarjen e tetorit të kaluar në stadiumin e Beogradit. Serbisë i duhej një shqiptar që ta merrte përsipër dërgimin e dronit në stadium, ashtu që që Serbia të mund të fajësonte Shqipërinë për ngjarjen. Por Serbisë nuk i interesonte që këtë person ta arrestonte dhe ta nxirrte në gjyq se atëherë duhej të tregohej sesi ky person mundi ta bënte këtë gjë në rrethanat e masave të sigurisë të asaj ditë në Beograd, në stadium dhe në zonën përreth tij. Prandaj, Serbia, nga njëra anë e quan ngjarjen një akt terrorist, për çka i ka dërguar një notë proteste zyrtare Shqipërisë, në anën tjetër nuk ka lëshuar një urdhër arrestimi, aq më pak ndërkombëtar për Ismail Morinajn. Për këtë arsye, Kryeministri serb Vuçiç e denoncoi dhe e mbrojti njëkohësisht Ismail (Ballist) Morinajn në Tiranë, duke i përmendur emrin, por jo mbiemrin.
Ismail Morinaj nga ana e tij, që në fillim, fshehu emrin e vet (?Ismail?), duke përdorur nofkën ?Ballist? dhe publikoi vetëm mbiemrin e vet: ?Morina?. Në fakt, në Regjistrin e Gjendjes Civile mbiemri i tij është ?Morinaj?. Edhe Morinaj e bëri këtë gjë në pajtim me qëndrimin e tij për dronin. Ai nuk e ka marrë përsipër publikisht, me thënie të drejtpërdrejta, autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd. Ai ka bërë vetëm aludime, kumte me nënkuptime në rrjetet sociale, të cilët nesër mund t? i interpretojë ndryshe, duke thënë se ato nuk kanë kuptimin që është ai autori i ngritjes së dronit në Beograd. Por thëniet e Morinajt janë të mjaftueshme që ai të bëhet ?hero? dhe ai vetë e pranuar dhe e ka shijuar këtë status të ri shoqëror të tij, duke bërë fotografi gjithandej, me mijëra persona, me bannerin e dronit. Nuk mund të mohohet se Kryeministri serb Vuçiç dhe Ismail (Ballist) Morinaj janë në bashkëpunim perfekt: Vuçiç i fsheh mbiemrin, Morinaj fsheh emrin.
Morinaj nuk mund të dalë dhe të pohojë publikisht se është ai autori i dërgimit të dronit në stadiumin e Beogradit, jo se i trembet arrestimit me urdhër të Prokurorisë së Beogradit, por se i trembet shpjegimit që duhet të bëjë për mënyrën se si mundi ta kryejë aktin në rrethanat e masave të sigurisë. Se Morinaj e ka të pamundur të vërtetojë se e ka bërë aktin e pretenduar prej tij, pa bashkëpunim me sherbimet e fshehta serbe.
Vuçiç në Tiranë bëri edhe një deklarim ogurzi, duke thënë se droni i dërguar në stadiumin e Beogradit kishte edhe qëllime të tjera, për të cilat nuk foli. Nga kjo kuptohet se shërbimet e fshehta serbe kanë një agjendë të fshehtë për përdorimin e flamurit të zi të dronit në operacione të tjera në të ardhmen, në dëm të shqiptarëve. Në të vërtetë flamuri i zi i dronit ka një të ardhme të madhe përpara, dhe historia e tij vetëm sa ka nisur tetorin e kaluar. Një histori kjo me shumë episode tragjike në të ardhmen, për shqiptarët.
Nga Artan FUGA Klubet kanë shitur të drejtat e transmetimit ...
Nga Av. Altin GOXHAJSIMPTOMAT…A po bëjnë karta identiteti fa...
Z. Adriatik Llalla, a e dëgjuat Kryeministrin serb për droni...
Enver BytyçiIlir Meta dhe Edmond Haxhinasto ishin sot në Kuk...
Nga Elton DedaDuke u ftilluar pas Eurovizionit, bera nje ref...
Të enjten ka ndodhur diçka e pazakontë në politikën shqiptar...
Nga Mero Baze Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, V...
Ed Rama pati bere nje premtim qe ishte vertet shume i lehte ...
Nga Grida Shqina (Duma)Linda dhe u rrita në qytetin tim me h...
Nga Selami XhepaTashmë po bëhen më shumë se pesë vite që eko...
Nga Kastriot ISLAMIDuhen lene te ecin ne DREJTIMIN E DUHUR s...
Nga Marin MEMAShteti Turk para te gjithash duhet te njohe sh...
Një nga revistat më me ndikim në botën e marrëdhënieve ndërk...
Nga Kastriot MyftarajPikërisht në një vizitë zyrtare të Pres...
Nga Artan FugaParadokset dhe alogjizmat e sistemit tonë poli...
Në artikullin e analistit Edward Joseph, thuhet se derisa Qe...
Nga Artan FUGA Unaza nga Ekspozita deri te Pallati me Shigje...
Nga Leonard OLLI Edhe pse fushata për zgjedhjet vendore nuk ...
Nga Andi BUSHATI Si rrallë ndonjëherë OSBE dhe Këshilli i E...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...