Debati për zonat e mbrojtura/ Rasti Ria Formosa dhe Revolucioni Portugez i Turizmit
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Astrit PATOZI
Kjo eshte nje marreveshje tip, qe behet gati njesoj me shume shtete, dhe si e tille nuk duhet te kishte shume diskutime. Por une mendoj se me shume se informacionin e kualifikuar ky vend ka problem me informacionin e thjeshte.
E kemi bere zakon qe ne fushata zgjidhim, jo vetem thesin e premtimeve, por edhe ate te akuzave per njeri-tjetrin. I kemi mesuar edhe njerezit me kete ushqim te skaduar, ndaj edhe askujt nuk i ben ndonje pershtypje shumefishimi i dozes, me afrimin e dates se zgjedhjeve. Eshte nje praktike e shemtuar, por ka edhe probleme me te renda ne fushate, ndaj edhe nuk ia vlen shume te qahemi per kete.
Por cfare shikoj te re kesaj radhe? Qe megjithese jemi ne pikun e fushates, shumica e mediave mbyllin nje sy dhe bejne sikur nuk e shohin sa here qe i kalon afer ndonje lajm kunder mazhorances. Dhe kjo eshte risi per vendin ose nese do ta quajme keshtu, nje vlere e sjelle nga “Rilindja”, pas zgjedhjeve te 2013-es.
Dje disa media guxuan dhe publikuan dje lajmin se bashkeshortja e Erion Veliajt kishte sherbyer si perfaqesuese ligjore e nje trafikanti gjeorgjian, qe dyshohet se ka bere pastrim parash edhe ne Shqiperi. Por, ne darke lajmi kishte mbetur vetem tek LAPSI, nje portal i njohur online, disa e kishin fshire me nxitim, disa e kishin hequr fare, ndersa per te tjeret nuk ekzistonte.
Si opozitar kam te gjithe predispoziten te kem dyshimet e mia, por natyra dhe profili im nuk ma lejojne qe te them fjalen e fundit te paren, ndaj edhe rezervohem te shprehem sot per implikim mafioz te familjes se nje kundershtari politik. Qofte ky edhe nje pezzo grosso, si Erion Veliaj, kandidati i mazhorances per kryeqytetin, ose ndryshe figura e dyte e Partise Socialiste, pas Edi Rames, e me shume gjasa pasardhesi i tij. Natyrisht, qe duhet te presim me shume te dhena dhe nese institucionet ligjzbatuese do te bejne ndonje percapje per te zbardhur ceshtjen, ndonese besimin e kam shume te vogel, qe kjo te ndodhe. Arsyeja e mosbesimit tim eshte e thjeshte, ketu nuk po guxon kush te shkruaje, jo me te hetoje.
Ndaj edhe me ben shume pershtypje fshehja e ketij lajmi, nderkohe qe edhe nje teshtime kunder opozites botohet dhe amplifikohet gati kudo me shpejtesine drites.
Mund te kete plot ketu ne salle, por ndoshta edhe me shume jashte saj, qe te me “mbyllin” gjoja gojen, se kush jam une qe i jepkam direktiva shtypit dhe e mesokam ate se cfare duhet te botoje dhe cfare jo. Se shtypi eshte i lire dhe sllogane te tjera per rolin e tij ne nje shoqeri demokratike. Por ne ketu te gjithe, por edhe ata jashte, e dime se eshte pikerisht keshtu.
Dhe pyetja ime eshte e thjeshte.
Cfare po ndodh e kete vend? Si ka mundesi qe shumica e mediave ne Shqiperi mbyllin ekranet dhe faqet e tyre per lajme te keqija per qeverine. E theksoj, jo per komente, por per lajme. Madje, jo per gjithe qeverine, por vetem per segmente te caktuara te saj. Ku, si edhe ne shume fusha te tjera shkelqen Ilir Meta, te cilit vetem po i the ndonje gje ne parlament, dhe mund te jete dikush duke e dhene live, qe mund te kaloje, se per cdo gje tjeter bejne sikur nuk ndodhur, edhe gazetat, edhe televizionet.
Me kete natyrisht qe nuk dua te fajesoj mediat, jo per shkak se jam nje ish-gazetar dhe e njoh mire si funksion sistemi. Dhe as per solidaritet me ish-koleget e mi. Por se kam bindjen e plote se shtypi ne
Shqiperi eshte sot, here eshte i shantazhuar, here i blere, dhe ne shumicen e rasteve, i ka ne shpine te dyja bashke. Dhe ne te gjitha rastet eshte qeveria qe korrupton, shtyp dhe kercenon.
Dikush mund te thote me te drejte, po shtypi vete nuk paska fare faj, ne kete raport te deformuar? Cfare mund te thuhet per nje gazetar apo per nje media qe paska frike te thote disa te verteta apo thjesht te botoje disa fakte? Te jemi te drejtperdrejte. Shtypi nuk ka pasur dhe nuk do te kete kurre frike nga politikanet. Ne boten demokratike jo se jo, por edhe ne Shqiperi eksperienca ka treguar te kunderten. Se shtypi i ka fituar te gjitha betejat me politiken, sa here eshte ndeshur dhe me te gjithe, pa perjashtim. Presidente, kryeministra, ministra, kryetare bashkie, deputete, prokurore apo gjykates, sepse edhe keta te fundit ne zgjatime te politikes jane shnderruar. Sipas meje, eshte ne te gjitha rastet nje beteje, qe e ka fundin e paracaktuar.
Por shtypi, sigurisht, qe stepet dhe ka arsye te kete frike nga bandat qe bejne ligjin ne kete vend. Dhe ketu eshte problemi ne Shqiperine e “Rilindjes”. Sa kohe qe sheh se kryeministri dhe ministrat, por sidomos kryetari i Kuvendit eshte mik i “te forteve”, ne mjaft raste edhe publik, gazetari mendohet nje mije here para se te shkruaje. Dhe me te drejte. Askush nuk do te shkoje per dhjame qeni, qofte edhe per nje te vertete te paster, ne nje vend ku cdo dite, qe kalon, po shuhet cdo grimce idealizmi. Nese dikush therret ne vilen e tij nje samit me eksponentet me te shquar te krimit te organizuar ne Shqiperi, mu ne kulmin e fushates elektorale, mediat nuk e shkruajne dot, jo se kane frike nga politikani organizator, por nga ata te tjeret, te cilet kane qene te ftuarit e tij. Dhe ne duhet t’i mirekuptojme ata gazetare, qe nuk duan te behen heronj, ne nje vend, ku po bien per dite e me shume skrupujt morale dhe po mbizoteron pragmatizmi dhe interesat e ngushta, qe te cojne ne lidhjet me pjesen me okulte te politikes.
Nese ka botues qe blihen me para te pista, ne nuk mund ta kerkojme problemin tek gazetaret, qe here i marrin dhe here nuk i marrin rrogat ne fund te muajit, por tek qeveria qe korrupton me shuma, qe ndahen vec nga supervjedhjet e financave publike. Disa prej te cilave kryhen gati para syve te te gjitheve, si per karshillek nganzyrtare te larte te kesaj qeverie. Dhe kjo eshte nje atmosfere e frikshme, e cila e kapercen Shqiperine e 2001-it, kur qeveria shperndau edhe publikisht qindra milione per gazetat, gjoja per te ndihmuar shtypin, qe te mos falimentonte.
Para disa ditesh po shihja kryeminstrin te akuzonte nje kandidat te opozites se kishte nderruar parti. E dhane dhe e sterdhane lajmin dy dite rresht te gjithe, por askush nuk u kujtua se kandidatet e Edi Rames kane nderruar edhe emrin. Tani me thoni se kush eshte me shume problem per qytetaret, nje kandidat qe nderron partine apo nje tjeter qe nderron emrin e vet? Nderkohe qe vetem dy dite me pare vete kryeminstri kishte qene ne Kukes duke bere Hosana per Hasanin.
Eshte shume evidente qe LSI ben nje fushate shume me te kushtueshme edhe se vete Partia Socialiste, se me opoziten as qe krahasohet, ndonese eshte shume me e vogel se ajo ne permasa. Madje te tille e ka bere edhe kur ishte vetem me 4 deputete, dhe askush nuk guxon as ta permende kete fakt. Le te thonin te pakten qe kjo vjen per shkak se anetaret e LSI jane shume te rregullt ne pagesen e kuotave te partise.
I thashe te gjitha keto, jo thjesht si shqetesim te opozites, qe natyrisht eshte e demtuara me e madhe, por si nje kembane alarmi per te gjithe shoqerine, qe ne nje fare menyre eshte e perdhunuara ne grup e kesaj qeverie. Sepse kjo eshte karakteristike e vendeve, qe dalengadale shnderrohen ne regjime kleptokratike, ne te cilat mafia kap shtetin dhe lirite dhe te drejtat e njeriut bien nje nga nje, derisa vjen nje dite dhe ato mbeten vetem ne leter.
Per shkak te kesaj qeverie, ne kemi mberritur ne nje pike kritike te lirise se shtypit dhe ky eshte nje kercenim real per vendin. Dhe kjo eshte nje bjerrje vlerash qe bren pa meshire dhe pa shume zhurme gjithe sistemin. Por mbi te gjitha eshte nje rrezik real per zgjedhjet e 21 qershorit, qe jane ne prag. Sepse, kur shtypi blihet dhe kercenohet nga qeveria, eshte shume me e thjeshte qe edhe votat te blihen dhe njerezve t?u deformohet vullneti me presion, sepse praktikisht krimi konsumohet pa deshmitare.
Natyrisht, qe edhe opozita ka rolin e vet, jo thjesht per ta denoncuar kete “sukses” te pashpallur te Edi Rames dhe Ilir Metes, por per te mos e lejuar qe humnera e lirive te shtypit te behet edhe me e thelle. Te mos na genjeje mendja se me pak sforco mund ta zgjidhim vete kete problem.
Opozita nuk mund ta zevendesoje kurresesi shtypin ne nje vend te lire, sado e fuqishme, guximtare, e motivuar dhe e afte qe te jete ajo. Ne nuk e mbushim dot hendekun e heshtjes se blere apo imponuar te shtypit edhe sikur ta mbajme parlamentin hapur cdo dite dhe 24 ore ne 24, jo me nje here ne jave, vetem diten e enjte ne dreke. Jo thjesht se jemi dhe gjykohemi si pale, por me shume per faktin se cdo shoqeri demokratike nuk ben dot pa pushtetin e katert. Dhe ky nuk eshte thjesht nje sllogan.
FJALA, SOT NE KUVENDIN E SHQIPERISE
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka tha: “T...
Nga Klodian TOMORRIParaja-tha dikur John Stuart Mill- është ...
Para pak ditëve përfundova së lexuari katër vëllimet, që jan...
Nga Kastriot MyftarajKryeministri serb Vuçiç, në 27 maj, në ...
Nga Artan FUGA Klubet kanë shitur të drejtat e transmetimit ...
Nga Av. Altin GOXHAJSIMPTOMAT…A po bëjnë karta identiteti fa...
Z. Adriatik Llalla, a e dëgjuat Kryeministrin serb për droni...
Enver BytyçiIlir Meta dhe Edmond Haxhinasto ishin sot në Kuk...
Nga Elton DedaDuke u ftilluar pas Eurovizionit, bera nje ref...
Të enjten ka ndodhur diçka e pazakontë në politikën shqiptar...
Nga Mero Baze Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, V...
Ed Rama pati bere nje premtim qe ishte vertet shume i lehte ...
Nga Grida Shqina (Duma)Linda dhe u rrita në qytetin tim me h...
Nga Selami XhepaTashmë po bëhen më shumë se pesë vite që eko...
Nga Kastriot ISLAMIDuhen lene te ecin ne DREJTIMIN E DUHUR s...
Nga Marin MEMAShteti Turk para te gjithash duhet te njohe sh...
Një nga revistat më me ndikim në botën e marrëdhënieve ndërk...
Nga Kastriot MyftarajPikërisht në një vizitë zyrtare të Pres...
Nga Artan FugaParadokset dhe alogjizmat e sistemit tonë poli...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...