Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Vlorës
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Nga Lorisa YLLI
Për shumë arsye antiparimore që tashmë nuk vlejnë as të përmenden Vangjush Dako drejtoi për 8 vjet Bashkinë e Durrësit !
Për tetë vjet rrjeshtë kjo bashki vetëm e qytetarëve të Durrësit nuk ishte, pa hyrë të llogarisim këtu punën e dështuar të dy kolegëve të tij të mëparëshëm ku as ata nuk punuan në të mirë të qytetit dhe qytetarëve.
Prej 8 ?vjetësh dera e Bashkisë së Durrësit nuk u hap kurrë për zërin qytetar, madje as atëhere kur indiferenca durrsake u ngrit të protestonte për sheshin e qytetit, Kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk i priti në zyrë të dëgjonte shqetesimet por na la për ditë të tëra duke protestuar dhe shatërvanin e qytetit antik e shkuli fshehurazi natën kur qyteti flinte !
Durrësi krahasohej me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti Dyrrah u ndërtua nga Ilirët Taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.k. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike.
Në bregdetin e Gjirit te Durrësit u vendos qëndra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Ai kishte edhe punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave të lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që janë prerë në Dyrrah. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durrësit. Nga shekulli I-III e.s. qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor.
E pra e gjithe kjo histori ku do na kishte zili dhe Roma e lashtë, drejtimi i gabuar e groposi nen betonin Dako !
Jane ndertuar pallate pa u zbatuar kushtet e ndertimit ne siperfaqe te kategorizuara sipas komisionit qe eshte ngritur ?PËR ADMINISTRIMIN E ZONËS ARKEOLOGJIKE ?A? DHE ?B? TË QYTETIT TË DURRËSIT? e cilesuar si zona B ku sipas nenit 3 jane shkelur te gjitha procedurat e parashikuara ne ligj nje nder to eshte dhe ish lulishtja 1 maji ku sipas VKM-se :
Ndërhyrjet në zonën arkeologjike ?B? të qytetit të Durrësit janë shkelur katërcipërisht sipas pikës 3 dhe 4 ku thuhet shprehimisht se :
Në diskutime të shpeshta me simpatizantë të Partisë Socialiste në Durrës kur dalin dhe bëjnë fushatën e drejtimit të gabuar duan të hedhin baltë mbi pushtetin qëndrorë të dikurshëm dhe kam gjithmonë një përgjigje për ta :
Kryetari i Bashkisë zgjidhet për të mbrojtur interesat qytetare dhe të qytetit qe e voton të tjerat janë thjesht justifikime papërgjegjshmërie.
Dua të ndalem pak në investimin më të madh të Drejtimit të Gabuar, sheshi qëndror i qytetit të Durrësit. Ky shesh i cili u inagurua pak kohë më parë me nisjen e fushatës së Kandidatit Vangjush DakoGabimi, përvec faktit qe nuk i përshtatet qytetit antik në identitetin e tij, mbi shesh u ngrit beton më shumë se një metër mbi nivelin ekzistues të tokës duke prishur definitivish dhe zbulimet arkeologjite të gjetura gjatë ndërtimit pa një plan real nivelimi, gjithshka u bë me shpejtësi pasi pas 8 vjetësh nën drejtimin e Bashkisë së Durrësit duhej të pritej një shirit inagurimi ! Pllakat e sheshit qëndror u krijuan duke u prere e punuar aty për aty, shkallët e Pallatit të Kultuar u mbuluan me beton duke i mbuluar ne disproporcion të syrit arkitekturor estetik ! Drejtimi i Gabuar nuk u ndal me kaq pasi projektoi një shesh jo vetëm destruktiv identitar por edhe jo funksional ! Cdo shesh qëndror minimalisht për vetë faktin pasi quhet dhe qendra e qytetit duhet të shërbejë si lidhës e rrugëve të qytetit ! Sot që flasim për Drejtimin e Gabuar ky shesh ka bllokuar rrugët kryesore të bulevardit që ndërthuren mes tyre duke krijuar kështu trafik, rrugë të ngushta, rritje kostoje të shpenzimit të karburantit, mungesë parkimesh etj !
Pasi Drejtimi i Gabuar realizoi gabimin, vendosi që gjithë këtij kaosi ti jepte një zgjidhje duke hapur rrugicën e lashtë me kalldrëm si lidhëse të kaosit duke shkatërruar atë pak identitet apo trashëgimi kulturore që na ka mbetur!
Por drejtimi i gabuar vazhdon përtej humbjes së lashtë të identitetit të qytetit antik pasi raste të tilla ka shumë dhe janë të prekshme nga të gjithë ne që e njohim qytetin tonë, drejtimi i gabuar vazhdon me problemet e bashkjetesës së përditëshme qytetare si p.sh :
Përvec faktit se sa ne jemi dashamirës të kafshëve dhe se sa i duam ato, jetojmë në një komunitet ku na kanë pushtuar qentë endacakë të pavaksinuar dhe të pakontrolluar kurrë ndonjëherë, shumë prej tyre enden ngeshëm në bulevard në koshat e plerave që zor se i bjen rradha të pastrohen nga punonjësit e bashkisë, duke jetuar kështu mes papastërtive dhe epidemive të shumta !
Palmat që janë mbjellur masivisht nuk janë palma për një klimë mesdhetare por afrikane dhe si të tilla nuk janë të përshtatëshme për klimën tonë, nuk mbaron vetëm me kaq sepse në qytet palmat janë mbjellur dhe në murin ndarës të rrugës së plazhit ku bëhen shpesh shkak aksidentesh. Ja pra dhe këtë rradhë Drejtimi i Gabuar vendosi të zgjedhë palmat e gabuara në vënde të gabuara !
Qyteti i Durrësit cdo ditë është në drejtimin e gabuar pasi është qyteti turistik ku nuk ekzistojnë semaforët, ato pak që janë nuk punojnë, sinjalistikat mungojnë, për këtë arsye shoferët e automjeteve ndjekin prej vitesh drejtimin e gabuar të kodit rrugor duke shtuar si pasojë dhe trafikun !
Plazhi i Durrësit tashmë prej vitesh vazhdon të mbetet në drejtimin e gabuar pasi përvec ndërtimeve pa një plan rregullues ndërtimorë, me gjithë planin rregullues të kanalizimeve në 2013 me sukses, bregdeti i Durrësit vazhdon të mbetet i papastruar nga plehrat dhe i padisifektuar nga mushkonjat ! Vazhdon të hidhet beton në breg të detit sa herë e sheh të arsyeshme dikush që të ndërtojë biznesin e tij. Drejtimi i gabuar vazhdon të edukojë turistët dhe qytetarët e tyre pa kosha për plehrat dhe pa tabela sinjalistikash, cdo turist qe vjen në Durrës e ka shumë të vështirë të kuptojë se ku ndodhet dhe c?rrugë duhet të marrë për të shkuar në destinacion !
Bregdeti i Durrësit ku sipas një projekti të financuar dy vite më parë nga trupi dipllomatik në Shqipëri sipas analizave të vijës sonë bregdetare rezultoi se, plazhi i currilave dhe i portoromanës ishin më të ndoturit. Bashkia e Durrësit nuk u kujdes kurrë për këtë problem por vazhdoi të rri në Drejtimin e Gabuar për qytetarët taxapagues por jo për xhepin e tyre !
Prej shumë kohësh Durrësi ka një emër të ri, quhet Venecia, jo nga bukuria por nga drejtimi i gabuar i reshjeve të shiut të cilat bien në një qytet pa kanalizime ne mes të masivitetit betonizues dhe kur vuan drejtimin e gabuar në qendër të qytetit mendoni pak rezultatin e një Durrësi periferik !
Arsyet pse Durrësi prej vitesh është në drejtimin e gabuar është i dukshëm, i prekshëm dhe mund te rrime të numërojmë ditë të tëra të gjitha pasojat e këtyre 16 viteve në drejtim të gabuar e përsëri nuk do mjaftonin. Zgjedhjet e 21 qershorit nuk duhen konsideruar kurrësesi zgjedhje politike por qytetare, për të dalë nga drejtimi i gabuar që na ka mbërthyer prej vitesh ! Sa herë mendoj Durrësin kujtoj me keqardhje veten time kur u ktheva me mall nga studimet për qytetin tim, ky mall nuk shuhet kurrë kur para syve fundoset dita ditës identiteti që unë apo shumë studentë të tjerë u kthyen me shpresë dhe me mall për një të ardhme të begatë.
Për këto dhe për shumë arsye të tjera që nuk do më mjaftonin fletët e një gazete ; TI THEMI NDAL DREJTIMIT TË GABUAR PËR DURRËSIN.
Voto si qytetar por mbi të gjitha si atdhedashës duke i rikthyer oksigjenin (shpresën në identitet) qytetit të Durrësit !
Nga Artan Fuga ———————————————————————- Të organizojnë sa më...
Nga Enver Bytyçi Shqipërinë dhe rajonin i sundon pushteti i...
Nga Enkel DEMI6 prill 2013: Një 59-vjeçar nga Ndroqi arresto...
NGA FLAMUR KUÇIFushata për zgjedhjet administrative është në...
Nga Astrit PATOZIKjo eshte nje marreveshje tip, qe behet gat...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka tha: “T...
Nga Klodian TOMORRIParaja-tha dikur John Stuart Mill- është ...
Para pak ditëve përfundova së lexuari katër vëllimet, që jan...
Nga Kastriot MyftarajKryeministri serb Vuçiç, në 27 maj, në ...
Nga Artan FUGA Klubet kanë shitur të drejtat e transmetimit ...
Nga Av. Altin GOXHAJSIMPTOMAT…A po bëjnë karta identiteti fa...
Z. Adriatik Llalla, a e dëgjuat Kryeministrin serb për droni...
Enver BytyçiIlir Meta dhe Edmond Haxhinasto ishin sot në Kuk...
Nga Elton DedaDuke u ftilluar pas Eurovizionit, bera nje ref...
Të enjten ka ndodhur diçka e pazakontë në politikën shqiptar...
Nga Mero Baze Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, V...
Ed Rama pati bere nje premtim qe ishte vertet shume i lehte ...
Nga Grida Shqina (Duma)Linda dhe u rrita në qytetin tim me h...
Nga Selami XhepaTashmë po bëhen më shumë se pesë vite që eko...
Nga Kastriot ISLAMIDuhen lene te ecin ne DREJTIMIN E DUHUR s...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...