Fushatë rutinë e kandidatit të PD në Korçë, Gjergji Mero
Nga Erget CENOLLI Duke ndjekur në televizionet lokale fushat...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka mbajtur një fjalim kritik dje në parlament për fushatën zgjedhore, ku kritikonte të dyja palët, si të majtën ashtu edhe të djathtën.
Ajo tha se fushata për zgjedhjet e 21 qershorit, është më e dobëta, më e varfëra në ide dhe më injorantja.
Fjalimi i plotë
Unë besoj se këto ditë për asgjë tjetër ne nuk flasim dot dhe as shohim dhe as dëgjojmë, dhe as konsumojmë më shumë sesa për fushatën e 21 qershorit.
Unë kam kaluar katër fushata politike, ka këtu që kanë konsumuar pa dyshim më shumë se unë. Por kjo e kësaj radhe është e pesta dhe është fushata me e varfër në ide që unë mbaj mend dhe më e trasha, për mesazhe lëmsh dhe shumë injorante. Siç mund të ishte sa për të marrë një shembull, ajo e ?fitores publiçitare? të Tërmetit.
Që të mos keqkuptohem nga të mijtë që ngrehin veshët për të kapur fjalët dhe ngrenë ndonjë plan pa pritur fjalitë, sigurisht që të mos keqkuptohem edhe nga ata që kanë dëshirë të na dëgjojnë, as nga ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë ose kanë vendosur të mos kuptojnë. Nuk them që kjo është fushata më e varfër në ide, sepse nuk ka gjetje të reja, por sepse nuk ka asnjë ide për të qenë në shërbim të qytetarëve, por vazhdon avazi, ata të keqin dhe ne të mirë. Ata nuk bënë asgjë, ne do i bëjmë të gjitha. Gjithsesi, jemi në fushatë. E kuptojmë se ka flamuj të kuq kryesisht dhe domosdoshmërisht të LSI-së. Sikurse ka flamuj mavi domosdoshmërisht, por jo kryesisht.
Ka banera të kombinuar hijshëm kuq dhe mavi si simbole të martesës mes socialistëve të rilindur dhe atyre të rigjetur në 2013-n. Ka shantazhe dhe kërcënime si forma klasike të hakmarrjes politike, ka mbyllje biznesesh kur pronarët janë kundërshtarë të Aleancës qeverisëse, që paralajmërojnë kthjellët se për premtimet që bën maxhoranca, janë vetë të zëmekur që fshehin të vërtetën. Do mbështesim vetëm bizneset që janë me ne. Kush do të punojë, duhet ta kuptoje vetë drejtimin e duhur.
Ka kalamaj dhe të fortë lagjeje, që janë faktorë fushate jo sepse janë ata tregtarët e flamurit të vërtetë, ata urdhërohen të heqin flamurin blu dhe të varin atë të kuq si gjaku i solistëve të vërtetë, apo ata mavi të socialistëve të rilindur. Ka gazetarë që thirren nëpër komisariate dhe televizione nën presion.
Ka kandidatë me dy emra në këtë fushatë, sepse mbas një emri fshihet një histori me krimin. Ka mashtrime të shpërvjela dhe kandidatë supermashtrues që, pasi kanë gënjyer dhe bërë pazar me çfarëdolloj pazari që është ofruar në jetë, nga ngazëllime në mes, anash, në portret apo në profil posterash. Ndonjë syresh e beson dhe vetë që nuk është siç e njohin të gjithë. Në fund të fundit, meqë ne që investojmë te politika e bëjmë politikën baltë duke i nxjerrë sytë njëri-tjetrit, kushdo mund ta shfrytëzojë këtë vakum. Ka batuta dhe cinizëm ndaj çdo gjëje që ka ky vend sot.
Askush nga krerët e maxhorancës apo kandidatëve duket se nuk kalon përgjatë 2237 kilometrave akse kombëtare, që janë ndërtuar nga qeveria e mëparshme apo që janë rindërtuar nga Korridori i Kombit, nga boshti veri-jug nga rruga e bregut dhe 270 rrugët e tjera… Unë them se kjo fushatë nuk ngjit. Nuk ngjit sepse nuk po ngjisin as mitingjet me superpremtime, të cilat bëjnë vetëm kapicë premtimet e vjetra që kjo maxhorancë mori në 2013-n. Dhe nuk ka realizuar asnjërin prej tyre. Nuk ngjit sepse artikulimi politik është sa i papërgjegjshëm aq dhe i rrezikshëm, por edhe hileqar dhe e keqja tjetër më e madhe është se për gomone shpëtimi zgjedh kandidatët apolitikë.
Dhe, në fakt, nuk mund të jetë vetëm çështje popullariteti individësh fushata. Unë që të jem e sinqertë ia kam frikën kësaj apolitikes. Sepse kjo apolitika është makina që gjeneron mosbesimin dhe nuk garanton rregullat e lojës së ndershme, për të cilat ka shumë nevojë sistemi ynë zgjedhor. Siç nuk po bindem asnjë sekondë të vetme se të vetmit që e duan drejtësinë realisht të pavarur në këtë vend, se nuk duan ta përdorin, janë politikanët! Siç nuk besoj dot që të gjithë burrat dhe gratë apolitikë apo të pavarur të vendit u dridhkan si purteka para qeverisë. Jo, një pjesë e tyre e bëjnë sepse nuk kanë pikë personaliteti dhe ndërgjegje.
Një pjesë janë gati për pazare me këdo dhe çfarëdo.
Ndonjëherë nuk kanë nevojë as të ndihen të kërcënuar. Punojnë për hesap të tyre dhe janë aq politikë dhe të pavarur, saqë arrijnë ta gjejnë gjuhën me çdo pushtet. Por jemi ne që e kemi mitizuar këtë apolitikën dhe shoqërinë civile, drejtësinë apo median. Edhe kjo apolitika që ne propagandojmë çdo ditë me të madhe, kurthi i politikës së paaftë dhe të pisët është. Sepse me hile forcon mosbesimin te sistemi i Drejtësisë. Duke filluar nga parimi i thjeshtë se vullneti i zgjedhësve përmes votës vendos kahun e qeverisjes. Sikur të ishte i lirë, do të ishte fundi i çdo diskutimi.
Mirëpo, amoraliteti jonë politik nuk lahet dike kapur për mënge politikën. E para sepse ne duhet t?i lajmë vetë hesapet me mëkatet tona. Edhe nëse gënjejmë veten, pak kohë kemi fituar. Asgjë tjetër. Fatkeqësisht, kjo shoqëri e jona nuk ka vlera dhe norma sociale, nuk ka asnjë nivel të lartë të presionit shoqëror, të cilat të balancojnë shkarjen meskine në banalitet, në pisllëk dhe në krim të disa politikanëve.
Kjo politikë, siç rezulton sot me presione dhe kërcënime, mund të jetë e zonja vetëm për të shkatërruar veten dhe jo për ta rregulluar veten. Pikërisht sepse njerëzit kalojnë nga mashtrimi i politikanëve që premtojnë parajsën dhe pastaj i japin kërbaçin pas fitores. Nuk ka më besim te politika dhe me vrap shkohet te apolitika.
Nga Erget CENOLLI Duke ndjekur në televizionet lokale fushat...
Nga Artan FUGA 1. Të drejtën e votës e fundos fakti se votoh...
Nga Bardhi SEJDARASITë kesh dashuri për shifrat nuk është gj...
Nga Klodian TOMORRIKa një skenë që regjisorët e kanë përdoru...
Nga Besnik ALIAJIgli eshte nje mik bashkemoshatar imi, mjek ...
Nga Artan FUGA Kam përshtypjen se tani që po flitet shumë pë...
Nga Kastriot MYFTARAJ Një muaj pas Luftës së Kumanovës, enig...
Nga Mitro CelaBëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Ës...
Nga Mero Baze Francesco Beccheti, është modeli i një biznesm...
Nga Klodian TOMORRINjë mësues me aftësi të kufizuara fizike ...
Nga Artan FUGA Përvoja në komunikimin numerik dhe në rrjetet...
Nga Artan FUGA Studentëve për fat të keq dhe tragjik të tyre...
Nga Lorisa YLLI Për shumë arsye antiparimore që tashmë nuk ...
Nga Artan Fuga ———————————————————————- Të organizojnë sa më...
Nga Enver Bytyçi Shqipërinë dhe rajonin i sundon pushteti i...
Nga Enkel DEMI6 prill 2013: Një 59-vjeçar nga Ndroqi arresto...
NGA FLAMUR KUÇIFushata për zgjedhjet administrative është në...
Nga Astrit PATOZIKjo eshte nje marreveshje tip, qe behet gat...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka tha: “T...
Nga Klodian TOMORRIParaja-tha dikur John Stuart Mill- është ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...