Falimentimi i bizneseve dhe dashnori në shtrat
Nga Klodian TOMORRIKa një skenë që regjisorët e kanë përdoru...
Nga Bardhi SEJDARASI
Të kesh dashuri për shifrat nuk është gjë e keqe. Por ato duhet të dish t?i lexosh mirë, sepse sado e madhe të jetë paskëtaj dashuria, aq më i fortë është divorci. Dhe kështu ka ndodhur disa herë që kolegë të mij, të dashuruar me shifrat janë ?divorcuar? me faktet që vijnë nga shifrat e lexuara shtrembër dhe më pas me komentet e tyre që nuk i përgjigjen realitetit. Por komentet janë një e drejtë e kujdo dhe unë as që do t?i hyj kësaj pune. Për më tepër, që edhe unë në këtë moment thjesht po komentoj…
A kanë falimentuar në masë bizneset në Shqipëri?
Në çdo vend të botës falimentojnë biznese. Në Shqipëri ka aq pak biznese të falimentuara ligjërisht sa numërohen me gishtat e njërës dorë. Pra mund të vërtetohet thjesht se nuk ka biznese të falimentuara, nuk ka as 16.083 biznese të falimentuara sikundër shkruanin këto ditë kolegë të mij gazetarë. Po, është e vërtetë që ka biznese që shënojnë detyrime të papaguara, për periudha kohe të caktuara, që lidhen me shumë faktorë, qeveritarë dhe ekstra qeveritarë, të konkurrencës dhe të pandershmërisë në treg, të administrimit fiskal dhe të keqadministrimit fiskal etj., etj.
Dilemën gazetareske për falimentimin e mbi 16 mijë subjekteve të rregjistruar te Shërbimi Kombëtar Tatimor e zgjidh kollaj, nëse klikon dhe lexon listën e plotë të subjekteve të tilla, e cila, për hir të së vërtetës, gjenerohet në mënyrë automatike nga sistemi i IT, është detyrim ligjor nga ligji për procedurat tatimore dhe bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet. Pra, ky publikim bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues.
Ashtu sikundër është e vërtetë që, me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga kjo listë ?të falimentuarish?. Dhe pikërisht për këtë ato subjekte nuk janë të ?falimentuar?.
Që përsëri do të thotë, sikundër e nënvizon një kolegu im gazetar se “Nuk është ashtu siç duket.” Dhe ai nuk është idiot që e thotë këtë!
Rritja e numrit të bizneseve në borxh me shtetin
?Shteti? i dy viteve të fundit i thirri mendjes dhe e bëri hesapin e borxhit që i kishte biznesit: plot 72, 6 miliardë lekë! Dhe filloi ta shlyejë borxhin, sepse nuk mund të jetë faqja e nxirrë, duke mos paguar borxhin për vite e vite. Ka paguar deri tani jo më pak se 60 miliardë lekë nga borxhi që i kishte biznesit. Ka edhe një vit e gjysëm, sa ia ka caktuar afatin vetes për ta shlyer borxhin, por duket se do ta ?shkelë?afatin e mund ta nxjerrë veten të lartë ndaj bzinesit, mbase edhe që këtë vit.
Ndërkohë biznesi, me hallet që ka, por edhe ndikuar nga tregu i brendshëm dhe i jashtëm, nuk ka mundur të ?lajë faqen?. Borxhi është borxh dhe duhet paguar! Ta fal dikush ca vite, por hapet një ditë defteri dhe e gjen emrin, qoftë edhe si Lipe Shtogu, mbrapa listës. Ishin aq shumë ?Lipe Shtogu? në fund të 2013 sa lista u bë aq e gjatë.
Çfarë thonë shifrat? Në vitin 2009 ishin gjithsej të deklaruar 122 borxhlinj te tatimet. Në fund të vitit 2010 u bënë 1810 ose 14,8 herë më shumë! Viti 2009 ishte vit i mirë, sepse vinte pas vitit 2008, vit me treguesit më të lartë, pas vitit fatkeq 1997. Në vitin 2011 numri i subjekteve që nuk kishin mundësi të paguanin tatimet (jo që falimentonin!) ishte 2372. Në vitin 2012 u rrit 200 %, pra shkoi 4649, ndersa një vit më vonë u rritën me vetëm 1893 subjekte jopaguese detyrimesh. Grafiku ?çmendet?në 2013! Subjektet që nuk paguajnë detyrimet ligjore shkojnë 13.084, që do të thotë rriten fiks 200%, pra me 6542 subjekte! Çfarë kishte ndodhur në 2013? Qeveria e re kishte pak muaj në detyrë, ajo i ?falimentoi? kaq shumë subjekte? Absolutisht! U instalua një praktikë e re, u ?zbardhën?listat e borxhlinjve dhe kjo punë vijon sot e gjithë ditën, sepse janë paguar 13 milionë euro pikërisht për këtë gjë, për të ?zbardhur?këtë sistem që kishte lënë pa deklaruar më shumë se 9 mijë subjekte që kishin probleme me pagimin e detyrimeve. Një muaj më vonë do të shtohet lista akoma!
Me pak fjalë, në 1 tetor 2013 lista e publikuar e subjekteve, për të cilat ishte vendosur barrë siguruese dhe hipotekore përmbante 6.043 subjekte. Kjo listë nuk pasqyronte realitetin si në shifra ashtu dhe në vlera. Vetëm gjatë vitit 2014 janë shtuar 6.542 tatimpagues dhe 2.996 të tjerë në periudhën janar ? maj 2015. Pjesa më e madhe kësaj liste ishin tatimpagues për të cilët nuk ishte ndjekur asnjëherë ndonjë masë shtrënguese gjatë gjithë periudhës përpara Tetorit 2013.
Sot sistemi ?lexon? 16.083 subjekte, ndaj të cilëve DPT ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedurën e mbledhjes me forcë të tyre. Kështu thotë ligji! Ata që nuk e kishin zbatuar, janë akuzuar për shkeljet administrative të kryera, janë penalizuar administrativisht si shkak i moszbatimit të detyrimit ligjor për të mbledhur detyrimet e papaguara. Dikush pastaj që e përjashton, (njëlloj si një burokrat i paditur), këtë numër të biznesve në borxh në raport edhe me të hyrat fiskale, ka probleme të profesionit. Sepse atij i duhet thënë se të hyrat fiskale që mungojnë, pikërisht nga ky ?përjashtim?me dashje i subjekteve nga detyrimet tatimore, është jo më pak se 10 miliardë lekë. Por ky është dëmi më i vogël dhe ai prek vetëm administratën fiskale, gjegjësisht atë tatimore. Dëmi më i madh iu bëhet subjekteve të tjera, që këta mospagues ua shkaktojnë si konkurrencë të pandershme, çmime të pavaforshme për shërbime e produkte, karshillëk që lidhet me politikën e ditës etj, etj fenomene, për të cilat ligji detyron administratorët publikë t?ua nxjerrin emrin dhe bëmat në ?mejdan?!
Ky është edhe administrim. Dhe për të cilin askush nuk thotë se nuk ka gjynahe. Por kjo është një çështje tjetër, që kërkon një trajtim të veçantë. Edhe këtu gjithmonë nuk është ashtu siç duket.
Nga Klodian TOMORRIKa një skenë që regjisorët e kanë përdoru...
Nga Besnik ALIAJIgli eshte nje mik bashkemoshatar imi, mjek ...
Nga Artan FUGA Kam përshtypjen se tani që po flitet shumë pë...
Nga Kastriot MYFTARAJ Një muaj pas Luftës së Kumanovës, enig...
Nga Mitro CelaBëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Ës...
Nga Mero Baze Francesco Beccheti, është modeli i një biznesm...
Nga Klodian TOMORRINjë mësues me aftësi të kufizuara fizike ...
Nga Artan FUGA Përvoja në komunikimin numerik dhe në rrjetet...
Nga Artan FUGA Studentëve për fat të keq dhe tragjik të tyre...
Nga Lorisa YLLI Për shumë arsye antiparimore që tashmë nuk ...
Nga Artan Fuga ———————————————————————- Të organizojnë sa më...
Nga Enver Bytyçi Shqipërinë dhe rajonin i sundon pushteti i...
Nga Enkel DEMI6 prill 2013: Një 59-vjeçar nga Ndroqi arresto...
NGA FLAMUR KUÇIFushata për zgjedhjet administrative është në...
Nga Astrit PATOZIKjo eshte nje marreveshje tip, qe behet gat...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka tha: “T...
Nga Klodian TOMORRIParaja-tha dikur John Stuart Mill- është ...
Para pak ditëve përfundova së lexuari katër vëllimet, që jan...
Nga Kastriot MyftarajKryeministri serb Vuçiç, në 27 maj, në ...
Nga Artan FUGA Klubet kanë shitur të drejtat e transmetimit ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...