Tri dekada në polici/ Kush është drejtori i ri që pritet të marrë komandën për Tiranën
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Nga Artan FUGA
Nuk dëgjuam ide për një reformë në demokracinë lokale.
Bashkia vazhdon të trajtohet në koncept më shumë si një agjenci menaxhimi, pra një lloj komiteti ekekutiv, sesa një qendër vendimmarrëse qytetare dhe nga qytetarët. Parasëgjithash bashkia duhet me qenë një instrument pushteti që e ka populli lokalisht për ta mbrojtur nga pushteti qendror dhe jo një agjenci ekzekutimi projektesh të komanduara nga pushteti qendror te vartësit e vet lokalë.
Dëgjuam kandidatë autoritarë dhe që hiqen të gjithfuqishëm mbi ne, sikur janë aty për të ekzekutuar projekte, për të zgjidhur hallet tona, por përse nuk janë zgjidhur deritani?
Si do t’i zgjidhin ?
Duke marrë vendime në emrin tonë???
Do të na pyesin duke ndejtur gju më gju me popullin sepse janë të mirë, apo sepse qytetari duhet të ketë të drejta për t’i kontrolluar gjatë ushtrimit të pushtetit???
E pse t’i besojmë?
Asnjë të drejtë nuk kemi në pushtetin lokal. Do të japim votën dhe pastaj të fshijmë buzët.
Unë kam frikë nga ai që pasi më merr pushtetin më thotë : Mos ki frikë, e ndroje tani, hallet e tua do t’i zgjidh unë ! Pra, po të dojë i zgjidh, po të dojë nuk i zgjidh. Unë nuk kam më asnjë liri, ai i ka të gjitha.
Nuk e kishte kot Rusoi kur shkruante se po i delegova të gjitha pushtetet te pushtetari, çfarë më mbetet mua që të kem mundësi të ruhem nga Pushtetari???
Me një fjalë kush do të më ruajë dhe mbrojë nga roja!
Me cfarë polici do të ruhem nga polici!
Me çfarë ushtrie do të mbrohem nga ushtria?
Me çfarë pushteti që nuk e kam më do të ruhem nga pushteti???
Ne si qytetarë nuk kemi asnjë të drejtë në pushtetin lokal.
As media lokale, as referendume lokale, as të drejtë për t’u rikthyer në vendin e lindjes dhe votuar atje ku kemi tokat dhe shtëpitë e të parëve, as të drejtë për t’u njohur me vendimet e këshillave bashkiake, as për të marrë pjesë atje, as për ta shkarkuar kryetarin e bashkisë po na e solli në majë të hundës.
Gjë pe gjëje!
Votuam??? E dhamë gjithë pushtetin???
Fshini buzët tani! Ngrohuni në Diell!
Nuk dëgjuam as zërin e ekspertëve për menaxhimin e ekonomive dhe shërbimeve lokale, vetëm zëra politikanësh dhe militantësh që politizojnë gjithçka.
Kjo solli atë që ligjërimi për qendrat urbane të mbetet arkaik, i tejkaluar, pra te buka, drita uji, dhe të mos sjellë te ne qytetarët qytetin dhe urbanizimin postindustrial duke na lënë akoma me problematika dhe perspektiva të viteve ’60 të shekullit të kaluar.
Nuk dëgjuam as autokritikën e praktikave që kanë zbatuar paraardhësit e kandidatëve të sotëm dhe që kanë qenë në një forcë politike me ta.
Cfarë të keqe i shohin Vlorës, Shkodrës, Tiranës, Gjirokastrës, etj. , kandidatët e ardhura nga e njejta forcë politike si ajo e kryetarëve që ikin nga posti? Asgjë nuk dëgjuam.
Nuk dëgjuam asgjë as për urbanizimin e zonës rurale përreth qyteteve. Flitet ndonjë fjalë për bujqësinë, por nuk është bashkia që merret me zhvillimin e bujqësisë dhe blektorisë. Duhej menduar për zhvillimin rural, për ndërtimin e një infrastrukture urbane në zonën rurale çka mungon pothuajse në mënyrë të mprehtë.
Pritëm në Tiranë të dëgjonim zërin e atyre që do të emërohen tanimë kryetarë të njësive bashkiake sepse aty zgjedhje nuik do të ketë më. Një centralizim i skajshëm pushtetetsh që as në monizëm nuk ka pas ekzistuar. Por, sërish asnjë prehj tyre nuk u duk sepse si duket partitë ende s’i kanë caktuar. Por, ne duhet të dimë jo vetëm se cili do të jetë ai që do të ulet te kolltuku i kryetarit të Bashkisë, por edhe shijet që ai ka për ekipin e tij, nënkryetarët dhe kryetarët e njësive bashkiake.
Terr i plotë nga të gjitha anët;
Nuk dëgjuam as zërin e qytetarëve të spikatur në qytetet e ndryshme. Liderët e opinionit nuk e morrën fjalën në këtë fushatë. Vetëm biseda përpara grupimeve dhe turmave anodine dhe anonime, kurse zëri i qytetarëve të shquar nëpër qytete nuk erdhi.
Cfarë mendojnë krutanët e shquar për qytetetin e tyre, elbasanllinjtë e shquar, korçarët e shquar dhe që janë lidera opinioni për qytetet e tyre? Duket sikur politika nuk do të ketë të bëjë me individë të fortë, por me turma elektorale ku individi s’është asgjë veçse një fletë votimi e hedhur në kuti.
Nuk dëgjuam as zërin e deputetëve që dalin nga zonat e ndryshme elektorale a thua se ata nuk kanë fare përgjegjësi dhe angazhim për qytetet nga kanë dalë si të zgjedhur. Këtu partitë i kanë ndarë zonat e influencës, dhe besoj se kanë qenë ato që nuk kanë dashur që deputetët t’u ngatërrohen nëpër këmbë kandidatëve për kryetarë bashkie. Për të mos thënë se midis tyre ka pasur ndokund edhe rivalitete dhe mbetje qejfi. Përse kandidove ti dhe nuk më kandiduan mua?
Nuk dëgjuam as zërin e drejtuesve partiakë, as edhe të këshilltarëve të ardhshëm a thua se ne si qytetarë nuk kemi nevojë të dëgjojmë këshilltarët tanë, ndonëse ne i votojmë edhe ata. Kush e di përshembull cfarë mendojnë këshilltarët tanë të ardhshëm në Tiranë? Por, kryetarët nuk i lënë dhe nuk i ftojnë të artikulojnë idetë e tyre sepse e kanë personalizuar fushatën duke imituar modelin kombëtar.
Nga Kastriot MYFTARAJSllovenia nuk i meriton aspak ato fjalë...
Nga Artan FUGA Me dhjetra më shkruajnë se nuk janë shefat që...
Nga Eduard ZaloshnjaNë të tria sondazhet rreth zgjedhjeve të...
Nuk kam dashur aspak të përzihem, në çfarëdo mënyre, në këtë...
*Nga Spartak NGJELAArsyeja pse nuk është pranuar kurrë një S...
Qeveria po thote qe mund ti jepni ndertesat me ca qeraje te ...
Nga Artan FUGA Pse më dukesh i trishtuar o bukuri e rrallë s...
Nga Marko BELLOCdo 12 qershor socialistet ishin mesuar te fe...
Nga Artan FUGA Vetura jonë kalon Ujin e Ftohtë në Vlorë ku ...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka mbajtur një fjalim k...
Nga Erget CENOLLI Duke ndjekur në televizionet lokale fushat...
Nga Artan FUGA 1. Të drejtën e votës e fundos fakti se votoh...
Nga Bardhi SEJDARASITë kesh dashuri për shifrat nuk është gj...
Nga Klodian TOMORRIKa një skenë që regjisorët e kanë përdoru...
Nga Besnik ALIAJIgli eshte nje mik bashkemoshatar imi, mjek ...
Nga Artan FUGA Kam përshtypjen se tani që po flitet shumë pë...
Nga Kastriot MYFTARAJ Një muaj pas Luftës së Kumanovës, enig...
Nga Mitro CelaBëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Ës...
Nga Mero Baze Francesco Beccheti, është modeli i një biznesm...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...