Tri dekada në polici/ Kush është drejtori i ri që pritet të marrë komandën për Tiranën
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Sllovenia nuk i meriton aspak ato fjalë të këqija që janë thënë për të në Kosovë këto ditë, me rastin e ndalimit që iu bë Ramush Haradinajt në Lubljanë, për shkak të një urdhër arrestimi ndërkombëtar të vjetër serb. Me këtë rast në Kosovë po thuhen fjalët më të këqija ndaj Sllovenisë dhe sllovenëve, duke i etiketuar sllovenët si më serbë se serbët. Sllovenia nuk i meriton aspak këto etiketime. Sllovenia ka një qëndrim koherent pro shqiptarëve të Kosovës, që në kohën kur Sllovenia ishte ende një republikë jugosllave. Sllovenia ishte e para nga republikat jugosllave, e cila në prill 1989 tërhoqi nga Kosova kontigjentin e saj policor, të dërguar atje në kuadër të regjimit ushtarak-policor që ishte vendosur në Kosovë, me rastin e protestave ndaj ndryshimeve që Serbia bëri në statusin kushtetues të Kosovës. Në 1999 Sllovenia mbështeti luftën e NATO-s kundër Serbisë, si dhe i dha liri UÇK-së që të kryente veprimtari në territorin e saj për mbledhje të ndihmave financiare dhe të çdo lloji tjetër, rekrutim të vullnetarëve, përdorim të aeroporteve të saj për udhëtim të njerëzve të UÇK etj.
Sllovenia ishte i pari shtet i dalë nga Jugosllavia që e njohu pavarësinë e Kosovës, i pari shtet i dalë nga Jugosllavia që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kosovën, si dhe i pari shtet i dalë nga Jugosllavia që hapi ambasadën e tij në Prishtinë. Të gjitha këto gjëra Sllovenia i bëri shumë shpejt pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në harkun kohor që nga 5 marsi 2008 në 15 maj 2008. Vetëm rreth gjysma e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me të. Njohja pa vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është fiksion diplomatik.
Sllovenia, e cila në qershor 1999, kur NATO hyri në Kosovë, nuk ishte ende vend anëtar i aleancës, u bë një nga vendet e para joanëtare që dërgoi një kontigjent ushtarak në KFOR, që në shtator 1999. Kontigjenti slloven i KFOR, i cili që nga ajo kohë ka qenë në numër dukshëm të madh në raport me përmasat e këtij vendi (312 ushtarë) nuk ka pasur asnjë kritikë nga shqiptarët e Kosovës për sjelljen e tij. Sllovenia është sot një nga 31 vendet kontribuese në KFOR. Sjellja e Sllovenisë ndaj Ramush Haradinajt këto ditë nuk është aspak koherente me sjelljen e këtij vendi ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kuptohet se diçka tjetër e ka shkaktuar sjelljen e Sllovenisë.
Nuk është rastësi që incidenti me Haradinajn në Slloveni ndodhi pas ngjarjes së Kumanovës, ku një grup i armatosur i shqiptarëve të Kosovws, shumë të afërt me Haradinajn shkuan si klientë të shërbimeve të fshehta maqedone, për të aktruar sipas një skenari lufte të shërbimeve të fshehta maqedone. Por njerëzve të Haradinajt nuk iu doli ashtu si iu kishin premtuar, se maqedonët, për interesat e tyre, kishin edhe një skenar tjetër, një Plan B, me shumë të vrarë. Partia e Haradinajt ishte e vetmja që i mbrojti zyrtarisht, me të madhe, shqiptarët e Kosovës të vrarë dhe të arrestuar në Kumanovë, duke u vetëzbuluar si shtabi politik i tyre.
NATO sigurisht është shumë e ndjeshme ndaj lojërave të tilla me luftë në Ballkan, aq më tepër sot kur është në vazhdim një luftë në Ukrainë. Postulati gjeostrategjik i NATO-s ka qenë që të mos ketë luftëra paralele, se janë të pamenaxhueshme. Kuptohet se një luftë në Ballkan, në kohën që është në vazhdim lufta në Ukrainë, i intereson vetëm Rusisë. Gruevskit i interesonte lufta e Kumanovës për shkaqe të politikës së brendshme. Trajtimi i Haradinajt në Slloveni është ndëshkimi paralajmërues i NATO-s për Haradinajn.
Nga Artan FUGA Me dhjetra më shkruajnë se nuk janë shefat që...
Nga Eduard ZaloshnjaNë të tria sondazhet rreth zgjedhjeve të...
Nuk kam dashur aspak të përzihem, në çfarëdo mënyre, në këtë...
*Nga Spartak NGJELAArsyeja pse nuk është pranuar kurrë një S...
Qeveria po thote qe mund ti jepni ndertesat me ca qeraje te ...
Nga Artan FUGA Pse më dukesh i trishtuar o bukuri e rrallë s...
Nga Marko BELLOCdo 12 qershor socialistet ishin mesuar te fe...
Nga Artan FUGA Vetura jonë kalon Ujin e Ftohtë në Vlorë ku ...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka mbajtur një fjalim k...
Nga Erget CENOLLI Duke ndjekur në televizionet lokale fushat...
Nga Artan FUGA 1. Të drejtën e votës e fundos fakti se votoh...
Nga Bardhi SEJDARASITë kesh dashuri për shifrat nuk është gj...
Nga Klodian TOMORRIKa një skenë që regjisorët e kanë përdoru...
Nga Besnik ALIAJIgli eshte nje mik bashkemoshatar imi, mjek ...
Nga Artan FUGA Kam përshtypjen se tani që po flitet shumë pë...
Nga Kastriot MYFTARAJ Një muaj pas Luftës së Kumanovës, enig...
Nga Mitro CelaBëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Ës...
Nga Mero Baze Francesco Beccheti, është modeli i një biznesm...
Nga Klodian TOMORRINjë mësues me aftësi të kufizuara fizike ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...