Tri dekada në polici/ Kush është drejtori i ri që pritet të marrë komandën për Tiranën
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Nga Eduard Zaloshnja
Në të tria sondazhet rreth zgjedhjeve të 21 qershorit që ka publikuar IPR-Marketing (kompania italiane që parashikoi me sukses rezultatet e zgjedhjeve në 2009-ën dhe 2013-ën), të befason fakti që 10%-13% e tiranasve janë gati të votojnë për Gjergj Bojaxhiun, pavarsisht se vetëm 1% besojnë se ai do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës. Pra, rreth 40 mijë votues shprehen se do votojnë për të, jo se besojnë se do të dalë i pari në garën për Tiranën.
Meqënëse na ndajnë vetëm pak ditë nga 21 qershori, ruajtja e një kuote kaq të lartë në të tria sondazhet (gjatë muajit të fundit) është një tregues se gjasat janë të mira që Bojaxhiu të arrijë pas disa ditësh një rezultat që s?e ka arritur kurrë më parë ndonjë kandidat i pavarur në Tiranë.
Por një rezultat i mirë i mundshëm i Bojaxhiut në 21 qershor nuk do të ketë ndonjë vlerë praktike në 21 qershor. Vlera e tij do të duket pas 21 qershorit, në qoftë se lëvizja ?Ne Tirana?, që e mbështet atë, do të shndërrohet në ?Ne Shqipëria?.
Mesazhet kryesore të Bojaxhiut në Tiranë në fakt vlejnë edhe për gjithë Shqipërinë. Sipas Bojaxhiut, dy ndër shkaqet kryesore që ne kemi patur qeverisje të keqe në çerek shekullin e fundit kanë qenë klientelizmi dhe patronazhi i partive aktuale.
Bojaxhiu ka denoncuar faktin se klientët e partive u financojnë fushatat atyre dhe kandidatëve që ato përzgjedhin, me synimin që ?donacionet? t?u kthehen 50-fish nëpërmjet tenderave, koncensioneve dhe lejeve të ndërtimit, në kurriz të zgjedhësve të thjeshtë.
Gjithashtu, Bojaxhiu ka deklaruar se Shqipërisë nuk i mungojnë teknicienë të aftë e të përkushtuar, por partitë ua japin vendet e punës në administratë militantëve, të cilët prodhojnë vota, sipas sistemit të patronazhit të tipit ?ti më sill vota, unë të jap vend pune?
Në qoftë se Bojaxhiu arrin në 21 qershor një rezultat të ngjashëm me atë që ka fotografuar deri më sot IPR-Marketing, mbetet të shihet nëse ai do ta ketë energjinë dhe vendosmërinë që mesazhin për përmirësimin e qeverisjes së Tiranës ta shtrijë në të gjithë Shqipërinë. Sepse sëmundja e klientelizmit dhe e patronazhit partiak nuk është e lokalizuar vetëm në Tiranë. Përkundrazi, është edhe më endemike përtej saj.
Por a është elektorati shqiptar gati për një ndryshim tektonik të sistemit politik? Që kjo të ndodhë, duhet që Bojaxhiu të udhëheqë një lëvizje politike që do të krijonte besimin në elektorat se do të futet në garën për pushtet me synim ndërrimin e sistemit klientelist-patronazhist aktual, dhe jo për të ndarë tortën e pushtetit me të.
Duke analizuar zhvillimet social-ekonomike të çerekshekullit të fundit, duket se terreni për krijimin e një lëvizje të tillë egziston.
Vitet kur, të dalë nga varfëria, shqiptarët mund të pasuroheshin me rrugë të shpejta (të ligjshme e të paligjshme), duket se kanë mbaruar. Pallatet që ndërtoheshin me leje korruptive, e që shiteshin që në themel, nuk ndërtohen më kollaj, për arsyen e thjeshtë se nuk ka më aq kërkesë sa ç?kishte më parë (1/3 e banesave janë të pabanuara, sipas Census 2011).
Hapja e bizneseve të reja nuk është më aq fitimprurëse sa ç?ishte më parë (pra, është pakësuar edhe mundësia e korruptimit të zyrtarëve me një pjesë të fitimeve të shpejta). Trafiqet e paligjshme nuk janë më aq të lehta për t?u realizuar, sepse trysnia e partnerëve ndërkombëtarë është rritur ndjeshëm (legalizimi i narkotikëve është thjesht një ëndërr e Kokëdhimës?).
Dhe së fundi, abuzimi me fondet publike apo punësimin në administratë nuk ka më shumë hapësira, sepse barra e borxhit publik të akumuluar ndër vite është kaq e madhe sa nuk lë shumë mundësi për manovrime.
Në këto kushte, duket se shumica e shqiptarëve nuk shohin ndonjë hapësirë për pasurim të shpejtë nëpërmjet lidhjes me njërën nga partitë aktuale të sistemit (disa shqiptarë, kuptohet, ende shohin). Dhe ndoshta ka ardhur koha që ata të përkrahin një lëvizje të re politike, udhëheqësit e së cilës do ta shohin pushtetin jo si një mjet për të pasuruar veten dhe përkrahësit e tyre, por si mjet për të përmirësuar jetën e votuesve të thjeshtë në përgjithësi.
Por a vërtetohet empirikisht hipoteza e mësipërme? Nga sondazhet e derisotme, po.
Dhe a do të lindë një lëvizje e re politike e tillë pas 21 qershorit ?
Kjo mbetet të shihet. Sidoqoftë, Bojaxhiu apo kushdo që mendon ta marrë nismën për krijimin e saj, duhet të inkurajohet nga fakti se lëvizje të tilla kanë rezultuar të sukseshme në Europë, si në sondazhe edhe në zgjedhje?
Nuk kam dashur aspak të përzihem, në çfarëdo mënyre, në këtë...
*Nga Spartak NGJELAArsyeja pse nuk është pranuar kurrë një S...
Qeveria po thote qe mund ti jepni ndertesat me ca qeraje te ...
Nga Artan FUGA Pse më dukesh i trishtuar o bukuri e rrallë s...
Nga Marko BELLOCdo 12 qershor socialistet ishin mesuar te fe...
Nga Artan FUGA Vetura jonë kalon Ujin e Ftohtë në Vlorë ku ...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka mbajtur një fjalim k...
Nga Erget CENOLLI Duke ndjekur në televizionet lokale fushat...
Nga Artan FUGA 1. Të drejtën e votës e fundos fakti se votoh...
Nga Bardhi SEJDARASITë kesh dashuri për shifrat nuk është gj...
Nga Klodian TOMORRIKa një skenë që regjisorët e kanë përdoru...
Nga Besnik ALIAJIgli eshte nje mik bashkemoshatar imi, mjek ...
Nga Artan FUGA Kam përshtypjen se tani që po flitet shumë pë...
Nga Kastriot MYFTARAJ Një muaj pas Luftës së Kumanovës, enig...
Nga Mitro CelaBëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Ës...
Nga Mero Baze Francesco Beccheti, është modeli i një biznesm...
Nga Klodian TOMORRINjë mësues me aftësi të kufizuara fizike ...
Nga Artan FUGA Përvoja në komunikimin numerik dhe në rrjetet...
Nga Artan FUGA Studentëve për fat të keq dhe tragjik të tyre...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...