Kush është emri që do të drejtojë Policinë e Durrësit
Ervin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...
Ervin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...
Lulëzim Basha mbylli një tubim në Durrës duke u bërë thirrje qytetarëve me një buzagaz të njeriut që ka gjetur batutën se duhet të votonin për ëmbëlsinë. E tillë është apo ishte Grida për të, dhe jo vetëm. Baton Haxhiu nuk linte pa përfillur hiret e saj kur shpjegonte arsyet se pse në Durrës duhej të fitonte kjo zonjë. Vizatimi i saj si një yll, që sjell me vete edhe joshjen, nisi me vargjet e Luan Ramës tek ?Opinion?-i, vijoi me Oltën që bën selfie, me daljen si divë në cover-in e magazinës së familjes së kryetarit, dhe përfundoi me shpërthimin pastiçier të Bashës në shesh. Në pamje të parë krijohej ideja se po garonim për pozitën e bukuroshes së mozaikut të lashtësisë, dhe jo për t?i marrë bashkinë Gjushit. Kaq i madh ishte zhgënjimi i dërrmimit të saj në garë, sa mysafirët e së hënës të Fevziut më ngjanin si dashnorë të parealizuar, që rendin pas mitit të Dylqinës së Tobozës.
Grida Duma, si kurrë më parë në Shqipëri, është një kandidate politike e imponuar me zell të madh nga media. Eshtë krijim i mirëfilltë i shtypit, i gazetave dhe televizionit. Ylli i saj në Partinë Demokratike nuk ndriçoi në mbledhjet e grupseksioneve, por u hodh me katapultë nga studiot televizive në foltoret e mëdha të partisë, pavarësisht se ndonjëherë në to të merret këmba dhe bie. Ajo u paraqit deri akademike, megjithëse, kur mendon Eqerem Çabejin në gjuhësi apo Radium Avxhiun në gjeofizikë, edhe mund të kesh pak dyshime për akademizmin e saj. Ama media e ka komoditetin që të këpusë të trasha, e herë-herë të flasë me metafora e hiperbola.
Kjo është gafa kryesore e Grida Dumës dhe e politikanëve që pranuan t?i çelnin derën. Media nuk krijon, nuk e ka këtë mision, nuk di ta bëjë. Televizioni në përgjithësi është i rrejshëm, është fiksion. Shkoni dhe shihni një studio pa drita të ndezura, e më pas diell nga projektorët. E kuptoni sa kallp është ky realitet! Dilni një herë të vetme të pagrimuar para kamerave, dhe do të shihni si dallohen aknet, gungat e ballit, hollësia e buzëve apo plot defekte; ndaj në televizion njerëzit janë aq sqimatarë. Media ka rëndësi për komunikimin, për arritjen e mesazheve tek individi, për audiencën, por nuk krijon dot, madje, sa herë e bën, pjell monstra.
Politika është një profesion që ka shumë nevojë për propagandën, për instrumentet e saj, për masmedian. Ndër të parët që e ka kuptuar këtë ishte Adolf Hitleri, dhe pa dyshim plot të tjerë, por askush nuk tentoi ta kapërcejë rrugëtimin e gjatë të ecjes në politikë duke ardhur nga paradhomat televizive.
Fushata elektorale e Grida Dumës është një shfaqje e madhe, një farë reality. Kaq shumë televizive ishte kandidatja e demokratëve, të cilët në këto zgjedhje luajtën me kartën e skamjes, sa ajo renditej në vend të parë për paraqitjen. Kurrë nuk e gjetëm të pakrehur, të veshur pa kujdes dhe shkarazi. Kjo krijonte një shkëputje të paevitueshme me votuesit, krijonte idenë që kandidatja i përkiste një tjetër shtrese, por kësaj here po bënte një sforcim të madh që të zbriste pak në nivel sa për të mbledhur votat. Zonja dhe ata që organizuan fushatën e saj nuk e kuptuan që përballë qëndronte një makineri votash, e cila ndërtohet vetëm falë strukturave partiake, dhe jo mediatike. Nuk ka gjasë të fitojë televizioni tek partia, dhe e kundërta.
Dako fitoi herën e parë me 300 vota ndaj Armando Telitit, vota të cilat ishin lehtësisht të kontestueshme, por demokratët nuk bënë zë, sepse ishin në qeveri. Ndaj Ferdinand Xhaferrit Dako krijoi një hendek me 2500 vota. Një lapsus fatkeq i Xhaferrit u amplifikua nga të njëjtët operatorë mediatikë që shpikën Gridën, dhe ish-ministri u zhduk nga skena në mënyrën më të pamëshirshme. Sot, Grida dhe ndjekësit e saj janë thyer keqas nga rivali që e trajtuan si reptil të vockël të lënë në qoshe, sepse në zgjedhje pak rëndësi ka shtati, bukuria, por përdorimi i instrumentave politikë, që gazetarët nuk i njohin, ashtu siç politikanët nuk e njohin kamerën, montazhin, make up-in, dritat.
Më vjen keq se Grida Duma, me atë qasje që ka ndaj kamerës, me atë vëmendje instiktive që ka për ta gjetur llambën e kuqe të saj, me atë zë të mirë, me atë natyralitet në qëndrim, me atë artikulim të qartë, do të ishte një drejtuese e shkëlqyer lajmesh apo studiosh televizive, sa kam bindje që do të ngjallte një xhelozi gati armiqësore të Fevziut apo të ndonjë tjetri, të cilët do t?ia mbushnin me litarë shkallët për të shkuar në studio. Gjithsesi, kjo ndodh rëndom në Shqipëri: që ngatërrojmë talentet dhe humbim dramatikisht personalitete në zeje të ndryshme!
Nga Andi BEJTJAIlir Meta priti më kot, me qetësi dhe dashuri...
Nga Mitro CELAThashë tja tregoja historinë Koço Devoles. Zgu...
Nga Artan FUGA Nuk dëgjuam ide për një reformë në demokracin...
Nga Kastriot MYFTARAJSllovenia nuk i meriton aspak ato fjalë...
Nga Artan FUGA Me dhjetra më shkruajnë se nuk janë shefat që...
Nga Eduard ZaloshnjaNë të tria sondazhet rreth zgjedhjeve të...
Nuk kam dashur aspak të përzihem, në çfarëdo mënyre, në këtë...
*Nga Spartak NGJELAArsyeja pse nuk është pranuar kurrë një S...
Qeveria po thote qe mund ti jepni ndertesat me ca qeraje te ...
Nga Artan FUGA Pse më dukesh i trishtuar o bukuri e rrallë s...
Nga Marko BELLOCdo 12 qershor socialistet ishin mesuar te fe...
Nga Artan FUGA Vetura jonë kalon Ujin e Ftohtë në Vlorë ku ...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka mbajtur një fjalim k...
Nga Erget CENOLLI Duke ndjekur në televizionet lokale fushat...
Nga Artan FUGA 1. Të drejtën e votës e fundos fakti se votoh...
Nga Bardhi SEJDARASITë kesh dashuri për shifrat nuk është gj...
Nga Klodian TOMORRIKa një skenë që regjisorët e kanë përdoru...
Nga Besnik ALIAJIgli eshte nje mik bashkemoshatar imi, mjek ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...