Dita e Ashures/ Mesazhi i Baba Mondit: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Nga Andi BEJTJA
Ilir Meta priti më kot, me qetësi dhe dashuri, të shikonte atë që në fakt e dinte më mirë se kushdo tjetër: që Edi Rama nuk është njeri i marrëveshjeve politike, përkundrazi. Këtë e pa në Pogradec, e pa në Mallakastër, e pa në Selenicë etj. Është e qartë që socialistët, në shumë nga këto rrethe ku kandidatët e saj humbën, nuk e kanë votuar LSI-në, në mënyrë të natyrshme a me urdhër, kjo mbetet për t?u parë. Po LSI-ja është aq e bindur se është kjo e dyta, saqë edhe tani që po hidhen këto radhë, njerëzit e saj janë shpërndarë kudo ku numërohen votat, nga frika se mund të ketë dhe deformime të qëllimshme. Në fakt, pavarësisht nga lëvizjet djathtas e majtas në koalicione ndër vite, Ilir Meta e bëri detyrën politike ndaj koalicionit edhe këtë herë.
Ditën e zgjedhjeve, si rrallëherë, përveç mesazheve të tjera, në mesditë ai u dërgoi dhe një mesazh publik mbështetësve të tij: – ?Votoni Erion Velinë?, – duke fashitur çdo hamendje dhe fjalë që qarkullonte se anëtarët e LSI-së kishin marrë urdhër për të votuar Halim Kosovën. Rezultati i Tiranës e vërteton këtë. Dhe nuk është vetëm rezultati i Tiranës, por dhe i shumë qyteteve të tjera të mëdha, ku Partia Socialiste do ta kishte vështirë të triumfonte në mënyrë bindëse, pa votat e LSI-së. Por ndryshe nga herët e tjera, ndryshe dhe nga zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur u gjend përpara të njëjtës situatë që gjendet tani, Ilir Meta nuk e mbajti përbrenda këtë që i ndodhi.
Luan Rama, në konferencën për shtyp foli hapur: ?Falënderojmë anëtarët dhe votuesit tanë, të cilët u treguan mjaft korrektë në mbështetjen e të gjithë kandidatëve të koalicionit, duke mos bërë pazare e lojë të dyfishtë, duke treguar se LSI-ja u qëndron marrëveshjeve në mënyrë luajale?. Në fakt, ky është dhe lajmi kryesor i këtyre zgjedhjeve, për të cilat të gjitha palët do të dalin dhe do ta deklarojnë veten fitimtarë. Ky është lajmi kryesor: Ilir Meta i tha publikisht, jo vetëm elektoratit të majtë, por të gjithë publikut, atë që ka vite që mendon për Edi Ramën. Dhe kjo deklaratë publike duket se i jep fund edhe dashurisë së shtirur në bazë, ndërmjet elektoratit socialist dhe atij të LSI-së. Ndaj, këtë herë, buka e thyer vështirë se mund të ngjitet.
Do të ishte alogjike, jo vetëm duke njohur karakterin e Ilir Metës e atë të Edi Ramës, por edhe realitetin aktual politik dhe ligjet e pashkruara të politikës, që Ilir Meta, për hir të disa ministrave që mund të ketë në qeveri dhe dy viteve përfitime në qeverisje të përbashkët me Ramën, ta presë 2017-n, jo thjesht me të mbathura ulur, por edhe me krem në dorë, për të ardhur në një pikë që nuk do ta ngrinte më kokën kurrë. 21 qershori i 2015-s ishte epitafi i kësaj marrëveshjeje dhe është e kuptueshme që politikisht Ilir Metës i duhen partnerë të rinj. Edi Rama për të është djegur, pavarësisht se për inerci mund të vazhdojnë dhe disa kohë t?ia japin dorën njëri-tjetrit. Po ku mund t?i gjejë Ilir Meta partnerët e rinj dhe cilit elektorat do të synojë t?i rrëmbejë vota? Djathtas e ka të vështirë, pasi, siç është shprehur edhe vetë, ?ka të bëjë më një kryetar që të gënjen dhe për orën?. I vetmi treg për të mbetet e majta.
Ndaj në LSI thonë se Ilir Meta këta dy muaj e ka të zënë me dreka: me Fatos Nanon, me Ben Blushin, Skënder Gjinushin, Paskal Milon, Shpëtim Idrizin dhe me Gjergj Bojaxhiun, madje, ka zëra që thonë edhe me Pandeli Majkon apo me Gramoz Rucin./ Lapsi
Nga Mitro CELAThashë tja tregoja historinë Koço Devoles. Zgu...
Nga Artan FUGA Nuk dëgjuam ide për një reformë në demokracin...
Nga Kastriot MYFTARAJSllovenia nuk i meriton aspak ato fjalë...
Nga Artan FUGA Me dhjetra më shkruajnë se nuk janë shefat që...
Nga Eduard ZaloshnjaNë të tria sondazhet rreth zgjedhjeve të...
Nuk kam dashur aspak të përzihem, në çfarëdo mënyre, në këtë...
*Nga Spartak NGJELAArsyeja pse nuk është pranuar kurrë një S...
Qeveria po thote qe mund ti jepni ndertesat me ca qeraje te ...
Nga Artan FUGA Pse më dukesh i trishtuar o bukuri e rrallë s...
Nga Marko BELLOCdo 12 qershor socialistet ishin mesuar te fe...
Nga Artan FUGA Vetura jonë kalon Ujin e Ftohtë në Vlorë ku ...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka mbajtur një fjalim k...
Nga Erget CENOLLI Duke ndjekur në televizionet lokale fushat...
Nga Artan FUGA 1. Të drejtën e votës e fundos fakti se votoh...
Nga Bardhi SEJDARASITë kesh dashuri për shifrat nuk është gj...
Nga Klodian TOMORRIKa një skenë që regjisorët e kanë përdoru...
Nga Besnik ALIAJIgli eshte nje mik bashkemoshatar imi, mjek ...
Nga Artan FUGA Kam përshtypjen se tani që po flitet shumë pë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...