Tri dekada në polici/ Kush është drejtori i ri që pritet të marrë komandën për Tiranën
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
*Nga Avokati Altin Goxhaj
PD po plaket! Sepse s?ka rini! PD prej dy vjetësh nuk ka rini! As student, as nxënës, as të diplomuar, as të punësuar dhe as të papunë! S?ka fare! Edhe sepse s?ka Forum Rinor!!! As politika rinore! 300 SPARTANË! Ka vetëm 300 spartanë, 300 gladiatorë, 300 heronj të cilëve PD u ka borxh gjithshka sepse janë të vetmit që as e tradhëtuan dhe as e braktisën në asnjë çast dhe në asnjë sekondë dhe i dolën për zot në çdo betejë politike në emër të 700 mijë të rinjve spektaktorë? që gjithsesi gishtin po e mbajnë poshtë për 300 gladiatorët fitues të betejave të humbura nga të tjerë! Janë këta të 300të që mbushin sallat dhe mitingjet, organizojnë dhe organizohen! Këta bëjnë gjithshka dhe nuk shpërblehen për asgjë dhe megjithatë nuk lodhen! Nuk po merrem me faktin se sa frymëzon në përgjithësi kjo Parti por po merrem më shumë me faktin se si teknikisht e shterpëzuan këtë Forum dhe për pasojë vetë Partinë!
PËRFAQËSIM I EMËRUAR I NJË KRYETAR TË PËRHERSHËM KURRË I ZGJEDHUR NË NJË FORUM QË LIGJËRISHT NUK EKZISTON!
Dhe a e dini pse s?ka Forum Rinor partia që u lind nga studentët, nga Lëvizja Studentore??? Edhe sepse Kryetari i FRPD Gerti Bogdani kishte vetëm një detyrë nga aleatët e tij jashtë PDsë kur u caktua! TA SHKATËRRONTE! Ta thante! Ta atrofizonte! Ta bënte jo ekzistues! Të përzënte kë të mundëte dhe të mos lejonte kërkënd të futej! As adoleshentët dhe as studentët! As të diplomuarit dhe as të papunët! As të qytetit dhe as të fshatit! Për 6 vjet ai bëri çmos që asnjë i ri shqiptar të mos kishte mundësi të aderonte në ndonjë strukturë rinore sepse bllokoi çdo formalitet dhe çdo praktikë aderimi! Nuk lejoi asnjë praktikë trainimi masiv apo elitar! Bllokoi çdo mekanizëm dhe hapësirë për rekrutim apo zhvillim karriere! Jo vetëm nuk inkurajoi por nuk lejoi fare iniciativën e individit apo të grupit local si principe bazë të angazhimit politik rinor! Asnjë hapësirë për krijimin e time spirit (shpirtit të skuadrës)! E ktheu në një strukturë të lodhur zyre dhe pa asnjë mundësi rekreative apo të kalimit të kohës lirë (thelbësore për çdo forum rinor). FRPD ishte asgjë më shumë se sa një fasadë institucionale e Kryetarit të të Rinjve! I ndjeri Olldashi që de jure është i fundit.
Kryetar zyrtar i FRPD=së kishte krijuar një grupim të vetin dhe shumë të fuqishëm dhe aktiv por me marrjen e frenave nga Gerti (I pazgjedhur kurrë në Forum) pak e nga pak forumi u tkurr me shpejtësinë e dritës dhe në zgjedhjet e 2013 PD u fut në zgjedhje pa forum rinor fare por kjo u kompensua në sytë e miletit madje as ra në sy sepse plot të rinj të angazhuar jashtë forumit u angazhuan në strukturat e partisë! Dhe nëse në kohën e Doktorit ky fakt nuk krijonte problem sepse kompensohej nga një masivizim i pafundëm rinor jashtë FRPDsë që e prodhonte fryma e lidershipit të Doktorit kur erdhi Basha në krye të PDsë kur ai takonte Gertin apo Gretën, apo kur shihte në sallë plot të rinj (ishin këta që janë gjithmonë dhe se tradhëtojnë kurrë PDnë) ndihej i kënaqur dhe kshu Basha gënjente Gertin dhe Gerti Bashën dhe të dy mbeteshin të kënaqur ndërkohë që FRPD tkurrej edhe më sa një gogwl!
Në fakt në krah të rrenës së Gertit me emrin FRPD në gjithë këtë maskarallëk shkatërrimi ishte si gjithmonë që prej 2011 Jorida Tabaku por kjo është një histori tjetër që do shtjellohet këto ditë me ngenë e merituar? S?mund të neglizohet dhe s?mund të harrohet që në ?periudhën Basha?, në Tiranë, të vetmit që ja dolën të krijojnë me burimet e tyre disa skuadra funksionale aksionesh të shpejta në terren ishin Greta, apo treshja Fabjani, Mirgeni dhe Rigelsi, por këtu po flasim për Forum Kombëtar që duhet të ketë mijëra të rinj dhe jo grupe me goditje të përqëndruar që kanë dhjetra! Ka dhe disa grupe jashtë Tirane! Ajo që kanë bërë këta të rinj meriton respekt të jashtëzakonshëm kur mendon që ja kanë dal në një terren kaq armiqësor dhe krejt të braktisur! Falë aftësive dhe talentit personal? dhe kjo është shumë pak po ta masim me hallin e asaj që mungon! Sepse të gjithë bashkë kur I llogarit me çdo sforco të mundshme bëhen a s?bëhen 500 vetë gjithsej? në një popullsi prej 700.000 të rinjsh!!! As 0.099% e rinisë! Ndërkohë që LRI apo FRESH janë shumëfisha dhjetor të FRPDsë!
PËRFAQËSIN NDËRKOMBËTAR PERSONAL I KRYETARIT TË SUKSESSHËM I FORUMIT QË NUK EKZISTON!
Dhe nëse i referohemi marëdhënieve me jashtë të Forumit ato ishin asset krejtësisht personal i Gerdi Bogdanit 100% në shërbimin e tij personal dhe ekskluziv! Me e-mailin e tij personal! Si me qenë një biznes privat për interes privat, që u perdor mjeshtërisht nga ai për vite me radhë si magazinë personale për të ?dorovitur? me vizita ?të rëndësishme? në Shqipëri deri dje Berishën dhe prej dy vjetësh Bashën!
POLITIKA RINORE?!
Politikat rinore? Kjo është një fjalë e huaj për PDnë! PD nuk ka politika rinore! Edhe i vetmi person i cili u përpoq në Bashkinë Tiranë të prodhonte politika rinore dhe në PD, Artan Pogoni, u zhduk dhe u përzu nga çdo angazhim partiak sepse denoncoi pisllëkun e bllokimit të kartës së studentit dhe dhënies me konçension Koço Kokëdhimës nga Jorida Tabaku! Por këtu s?do shpjegoj problemin e problemeve: ?politikat studentore dhe arsimore armiqësore ndaj stduentëve? se ky nuk është mëkat I Gertit por është ekskluzivitet I Kolonës së Pestë të Soros dhe vetë Gerti nuk u përzie kurrë me këtë çështje duke bërë krimin e mosverprimit por jo atë të shkatërrimit! Janë të tjerë emra sorosistë ata!
FORUMI ARMIK ME ORGANIZATAT RINORE, KRYETARI PJESË E PROJEKTEVE TË TYRE!
Sa për marëdhëniet me organizatat rinore në Shqipëri, në 25 vjet asnjë shqiptar tjetër nuk i ka bërë më shumë dëm forumeve rinore se sa Gerti Bogdani! Gerti publikisht apo nën rrogoz ka shkatërruar çdo marëdhënie të PDsë me organizatat rinore në Shqipëri! Nuk ekziston më asnjë organizatë rinore në Shqipëri që ti vijë Lulzim Bashës në tryeza apo takime publike! Kjo ska ndodhur në 25 vjet në asnjë parti! Po i ndodh prej 2 vjetësh Bashës! Sepse Gerti për pazaret e fëlliqura me Soros dhe garantimin e suportit sorosian për shoqatat e bashkëshortes së tij apo karrierën e saj ka ndërhyrë direkt prej 4 vjetësh duke dëmtuar personalisht apo familjarisht çdo organizatë rinore shqiptare në marëdhëniet me donatorët apo institucionet shtetërore!
Intrigat, letrat e hapura apo të mbyllura drejtuar institucioneve ndërkombëtare, deri edhe ndërhyrjet personale pranë institucioneve ndërkombëtare dhe donatorëve për të denoncuar shoqata rinore me shpifje deri të tipit ?Kujdes se janë të PDsë dhe mos i mbështesni se janë të varura politikisht nga ne? dhe çdo thashethem tjetër banal është fytyra e PDsë për 100% të organizatave rinore të Shqipërisë! Pazaret nën rrogoz me rrjetin sorosian as kanë fillim dhe as kanë mbarim! Ndaj dhe sot PD është parti që po plaket! Se s?ka studentë! Forumi Rinor ka vetëm 150 studentë dhe po aq të diplomuar! Sepse nxënësit dhe studentët që kur e dorëzoi stafetën Berisha përherë e më shumë po e shohin PDnë si diçka e shkuar dhe aspak friendly!
Nuk mjafton buzëqeshja e Bashës për tu bërë friendly! Është një univers i tërë kushtesh që duhen plotësuar por askush s?do tia dijë! Ivetmi hall dhe i vetmi diskutim që është bërë, bëhet dhe do bëhet është kush do marrë karrike dhe kurkund s?gjen më shumë konkurentë për atë karrike për një Forum që as ekziston! Sepse nëse Gerti do të kishte vepruar ndryshe do të përballej me ?prishjen e pazareve? me individë të fuqishëm të Oligarkisë Sorosiane dhe do ti pritej çdo favor që përfitonte dhe përfiton ai dhe bashkëshortja e tij nga Netëork-u Sorosian! Sepse Gerti edhe pse nuk mund të quhet sorosian është shërbëtor i bindur i kësaj Oligarkie! Prej shumë vitesh! Familjarisht! Ndërkohë që për gjithshka bëri dhe bën vetëm shpërblehet dje nga Doktori dhe sot nga Basha si modeli që duhet të ndjeki çdokush në atë parti: sa më shumë të shkretosh dhe shkatërrosh aq më shumë ngrihesh lart? si Gerti si Jorida?
Kjo është historia e shkurtër e Partisë pa Rini, pa student, pa nxënës, pa të diplomuar, pa të punësuar dhe pa të papunë! As në qytet dhe as në fshat! Dhe ju thoni pse humbëm?!
*Avokati Altin Goxhaj, Ekspert i Politikave Rinore, ish drejtues në Këshillin Rinor Shqiptar 1994-2005
(foto 20 Shkurt 2004, proteste e Keshillit Rinor Shqiptar dhe shume organizatave rinore ku bente pjese edhe Gerti Bogdani kunder Qeverise Fatos Nano per mosplotesimin e kushteve per liberalizimin e vizave Schengen)
Nga Klodian TOMORRIKa nje proverb italian, i cili thote se k...
Nga Artan FUGAShkruajta për qejfin tim para nja pesë ditësh ...
Nga Artan FUGA Vitet e fundit ka praktika që kanë hapur një ...
“Gjeja me e padurueshme ne zgjedhje eshte momenti kur humbes...
Lulëzim Basha mbylli një tubim në Durrës duke u bërë thirrje...
Nga Andi BEJTJAIlir Meta priti më kot, me qetësi dhe dashuri...
Nga Mitro CELAThashë tja tregoja historinë Koço Devoles. Zgu...
Nga Artan FUGA Nuk dëgjuam ide për një reformë në demokracin...
Nga Kastriot MYFTARAJSllovenia nuk i meriton aspak ato fjalë...
Nga Artan FUGA Me dhjetra më shkruajnë se nuk janë shefat që...
Nga Eduard ZaloshnjaNë të tria sondazhet rreth zgjedhjeve të...
Nuk kam dashur aspak të përzihem, në çfarëdo mënyre, në këtë...
*Nga Spartak NGJELAArsyeja pse nuk është pranuar kurrë një S...
Qeveria po thote qe mund ti jepni ndertesat me ca qeraje te ...
Nga Artan FUGA Pse më dukesh i trishtuar o bukuri e rrallë s...
Nga Marko BELLOCdo 12 qershor socialistet ishin mesuar te fe...
Nga Artan FUGA Vetura jonë kalon Ujin e Ftohtë në Vlorë ku ...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka mbajtur një fjalim k...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...