Morën ryshfet nga shoferi/ AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Nga Mustafa NANO
Po e filloj me një synopsis të një artikulli me titull ?Europa në 28 versione dhe mundimi ynë për të njohur sho-shoqin? (në origjinal: With 28 versions of Europe, it?s no wonder we barely recognize each other), të publikuar në numrin e djeshëm të së përditshmes britanike ?The Guardian? e të shkruar nga analisti Timothy Garton Ash. Siç merret me mend edhe nga titulli, Garton Ash i mëshon idesë se Europa e sotme është një kullë Babeli, është një gjë e papërkufizuar dhe ndoshta e papërkufizueshme, është një projekt i pamenduar mirë qysh në krye të herës, është një klub, anëtarët e së cilës e kanë vëmendjen, më shumë sesa tek interesat e përbashkëta të klubit, tek egoizmi i tyre nacional. Është bërë bashkimi monetar, ndoshta mund të arrihet edhe ai fiskal, e në këtë mes është pritur të ndodhë në një kohë të ardhshme, natyrshëm e vetvetiu, bashkimi politik. ?Helmut Kohl ka shpresuar se integrimi ekonomik do të shërbejë eventualisht si katalizator i një integrimi politik?, kujton autori, dhe po aty ia bën: ?Por deri më sot kjo gjë nuk është parë që të ndodhë?. Pse? Sepse problemet e Europës së sotme nuk e kanë burimin tek udhëheqësit e dobët apo te politikat e gabuara të këtyre kohëve, por te ca dobësi strukturore të origjinës dhe janë këto dobësi strukturore që kanë bërë që sot të kemi 28 Europa, po aq sa janë vendet anëtare të BE-së. Kjo do të thotë që të kemi dhe 28 këndvështrime të ndryshme për çdo sfidë europiane. Deri edhe në vende që kanë një gjuhë të përbashkët nuk arrijnë dot të krijojnë/mbajnë ide/qëndrime të përbashkëta lidhur me sfida të tilla. Ja një ilustrim që jepet në këtë artikull: ?Shtypi austriak ka përdorur tone krejt të ndryshme nga ai gjerman në raportimin e krizës greke?. Si i bëhet? ?Elitat politike europiane kanë mbetur në kurthin e BE-së jo funksionale të ndërtuar nga paraardhësit, dhe do duhet guxim e imagjinatë për t?i ikur këtij kurthi?, thotë Timothy Garton Ash.
Unë do t?ua sugjeroja të gjithëve që ta lexonin këtë shkrim shumë interesant, vetëm se kam frikë që në të do të pikasin pakëz të zhgënjyer atë që pikasa dhe unë. Me fjalë të tjera, kur vjen puna për ta përkufizuar projektin europian, Timothy Garton Ash nuk qullos ndonjë gjë më të madhe sesa ata që e vunë në lëvizje këtë ide, shpikësit e etërit themelues të BE-së pra. Dekadat që kanë kaluar prej momentit që Konrad Adenauer, Alcide de Gasperi, Jean Monnet etj (po mbetem këtu e nuk po shkoj më herët, te Victor Hugo, Giuseppe Mazzini etj) zunë ta materializonin idenë e tyre të vagullt nuk është se na ndihmojnë ne të sotmëve për të qenë më pak të vagullt; përkundrazi, duket sikur këto vite e kanë shtuar mjegullën. E ndoshta, me këtë turbullirë të origjinës shpjegohet dhe belbëzimi i Timothy Garton Ash-it (që është autori im i parapëlqyer në këtë lëmë), por edhe i të gjithë të tjerëve, kur kuturisin ta përkufizojnë apo përfytyrojnë Europën më në fund e tërësisht të Bashkuar. Askush nuk di të thotë, fjala vjen, se si do të jetë, apo se si do donte ai që të ishte, Europa e Bashkuar e pesëdhjetë viteve më pas. Më e shumta që na kap truri është një Europë edhe më e integruar në planin ekonomik e financiar (kjo është e mundur, ndonëse jo e sigurt; nuk përjashtohen në asnjë kohë goditje shpërbërëse si kjo e Greqisë), por më tej nuk shkojmë dot me mendje.
Me sa duket, Europa e Bashkuar në versionin maksimalist (Victor Hugo ka folur për ?Shtetet e Bashkuara të Europës?, dhe me këtë ka përfytyruar një gjë të ngjashme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një fjalim të mbajtur në vitin 1849, në një kongres ndërkombëtar, ai ka thënë: ?Do të vijë dita kur kombet e kontinentit tonë do të bëhen tok, kur ne do të shohim Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Shtetet e Bashkuara të Europës??) është një gjë e vështirë për t?u përfytyruar, e jo më për t?u realizuar. Historia 70-vjeçare e BE-së ka treguar se, pavarësisht proceseve integruese, pavarësisht edhe interesit të përbashkët për një BE të fortë në botën e sotme shumëpolare, interesi nacional vijon të mbetet busulla e elitave politike, në të 28 kryeqytetet e vendeve anëtare, por edhe në Bruksel, që është kryeqyteti i BE-së. Është e çuditshme, por e vërtetë: sa më shumë që flitet e bëhet për integrimin europian, aq më shumë, për një instinkt vetëmbrojtës, për një forcë zakoni a për një pasion të pavdirë identitar, gjenden njerëz që kërkojnë strehë te sovraniteti nacional, që e mbrojnë këtë sovranitet. Francezët nuk kanë qenë kurrë më shumë sesa sot në mbrojtje të gjuhës së tyre. ?Greqia është vend sovran?, është dëgjuar të thotë Tsipras më shumë se njëherë edhe gjatë këtyre kohëve, kur Greqia është në zgrip të greminës. Ministrat e Financave, ata të Jashtëm, por edhe Kryeministrat e Gjermanisë, Francës, Italisë etj., hyjnë e dalin nga dyert e institucioneve të BE-së me vetëm një merak në kokë: merakun për të mbrojtur interesin nacional. Madje, edhe zyrtarë si Donald Tusk, Martin Schulz, Jean-Claude Juncker, Mario Draghi, etj., sido që janë zgjedhur për të qenë ?pa atdhe? në ushtrimin e përgjegjësive të tyre, është e pamundur që ta hedhin pas shpine interesin nacional. Është një kontekst i tërë europian, politik, ekonomik e kulturor, që dominohet nga ky interes; apo nga ky pasion, në daçi. E në këtë kontekst është e vështirë që një francezi t?i kërkosh të jetë më pak francez, një italiani t?i kërkosh të jetë më pak italian, apo të gjithëve t?u kërkosh ?të jenë pak më shumë gjermanë?. Është kjo logjikë, përveç shqetësimit që në BE nuk do të jetë ajo që do ta heqë vallen (por jemi tek i njëjti muhabet), që e mban Britaninë e Madhe me një këmbë jashtë BE-së. Është kjo kulturë e ky qytetërim i ngritur mbi kombin e kombëtarizmin (kështu ka për të qenë gjithnjë, me sa duket; edhe fetë monoteiste mund të zhduken, por kombet jo; sidomos kombet e Europës, të cilat kanë bërë historinë e botës) që është pengesa e vetme e madhe në drejtim të integrimit apo unifikimit europian. Demokratizimi i BE-së, d.m.th veshja me legjitimitet demokratik e strukturave dhe e autoriteteve të vendimmarrjes në BE (fjala vjen, nuk ka kuptim që Jean-Claude Juncker, të cilin nuk e ka zgjedhur askush, t?i ngrejë zërin Alexis Tsipras-it, i cili është produkt i një vullneti të qartë elektoral), është një gjë e nevojshme. Nuk dihet se si mund të arrihet (mbi ç?baza do të votojnë zgjedhësit e të gjitha vendeve të Europës për postin e Presidentit të Komisionit Europian? Si mund të krijojë një ide një zgjedhës spanjoll për një kandidat skandinav që flet, në rastin më të mirë, anglisht?), por është i nevojshëm. Ky demokratizim, megjithatë, tok me gjithë vlerat e tjera të përbashkëta, nuk ka se ç?t?u bëjë efekteve të xanxave nacionale.
Atëherë? Atëherë BE-ja do të mbetet një klub ekonomik, financiar, fiskal, një botë vlerash të përbashkëta, një botë e demokracisë, të drejtave të njeriut, lëvizjes së lirë të njerëzve, qarkullimit e shkëmbimit të lirë të arteve, kulturave, kapitaleve, bizneseve, etj. Nuk është pak edhe kaq, por puna është që këto, përveçse janë arritje, janë dhe limitet e BE-së. Dhe kjo është shkurajuese, sidomos për ata që do donin një Europë të Bashkuar pa limite, për ata që do donin të jetonin në Shtetet e Bashkuara të Europës.
“Shqip”
Nga Kastriot MYFTARAJ Serbia ka edhe një mundësi të fundit p...
Nga Artan FUGA Pasionet na drejtojne mendjen.Kur na i moren ...
Nga Çim PekaÇdo opozitë në Shqipëri ka qenë agresive. Sidomo...
Nga Artan FUGA Nderteses se kryeministrise si duket i jane b...
Nga Kastriot MYFTARAJZonja Merkel është bërë e famshme për p...
Nga Artan FUGAPse na ndodhin ngjarje pas Kongresit???———————...
Nga Alfred ÇAKODihet se Merkel nuk eshte nje lojtare gjerman...
Nga Andi BUSHATINjë ditë pas vrasjes makabre të dy turistëve...
Nga Kastriot MYFTARAJNë mes të muajit të Ramazanit, pesë dit...
Nga Klodian TOMORRIËshtë e mahnitshme, por në Greqi mitologj...
Nga Artan FUGAUne kam per detyre te nxis shpirtin investigat...
Nga Edison YPI Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavit...
Nga Bledi Lumani Nëse ka gjë që i karakterizon shqiptarët, a...
Nga Artan FUGA 200 pedagoge te universiteteve publike, mbës...
Nga Enkel DEMIDy vjet më parë, Sokol Olldashi pasi votonte p...
Nga Artan FUGA Nga informacionet që vijnë dy janë ngjarjet q...
Nga Flamur KUÇI Ka një stisje të kryetarit të PD për të par...
Nga Edison YPI Si fqinjë gjeografikë dhe historikë që jemi n...
Nga Artan FUGA Sikur pensionet në Shqipëri të mos ishin sa ...
Nga Andi BUSHATINjë nga figurat emblematike të PD-së, Jozefi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...