Dita e Ashures/ Mesazhi i Baba Mondit: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Nga Enkel DEMI
Dy vjet më parë, Sokol Olldashi pasi votonte për një betejë që u pa se ishte e humbur, përshëndeste kandidatët në garë. Fitues ishte Lulëzim Basha me 80 për qind. Kishin thyer kutitë e votimit kudo dhe i patën mbushur si kishin dashur. Koli fitoi vetëm në Patos dhe mbetet enigmë përse veç atje nuk doli humbës. Entuziazmi i përdhunës ishte i ngjashëm si në 26 maj. Duket pasi zgjedhjet e përgjithshme sollën socialistët në pushtet, trimëria e munguar u shpalos në luftën brenda llojit. Nuk donin që Koli të humbte, sepse ai edhe mund të humbte, meqë i përzgjedhuri ishte Luli, por donin ta dërrmonin. Një zotëri nga Shijaku (dhe padyshim shumë të tjerë) më thoshte që nuk e kishin lejuar të votonte, as atë, as të birin, megjithëse ishte themelues i degës së kësaj partie në vitin 1990. Anëtarë të rinj u shfaqën në lista dhe sot po udhëheqin. Pas kësaj dite të zymtë opozitare, Sokoli iku për fare dhe i la thatë me kompleksin e fajit.
Sot, po lexoj mjaft analiza, komente që po flasin për një PD, e cila mund të ringrihet rreth Lulëzim Bashës. Spektri është i gjerë nga e majta në të djathtë. Mustafa Nano rekomandon atëvrasjen që kreu i PD-së nuk e bën dot, të tjerë, liberalët si përherë shohin shpresën e ringjalljes së opozitës tek pamja, dukja, forma, sipërfaqja. Luli vetë është i kapur tek fitorja e tabelave të Kaçit dhe kështu do të ecë përpara, meqë edhe dorëheqja nuk ka sy për qabe të jetë temë e ditës pas zgjedhjeve vendore.
Basha nuk e bën dot Partinë Demokratike, as opozitën. Është e thjeshtë, sepse para dy vjetësh ai e mori partinë duke bërë paktin me djallin që thyente kutitë, nuk linte njerëzit të votonin. Bënte marrëveshje me atë që mbushte lista me anëtarë të paqenë, megjithëse anëtarësia u tha se u ngri. Tash, kudo që shkon i duhet të tërheqë një mëkat të madh me vete, ndaj nuk e beson kush për vjedhjet e zgjedhjeve që ka bërë Rama-Meta, sepse vetë ka vjedhur për t?u zgjedhur. Nuk frymëzon dot kënd në opozitë, sepse fryma nuk e solli në krye të saj.
Ka shumë arsye që ai është sot në krye të Partisë Demokratike, por asnjëra prej tyre nuk janë vullneti i demokratëve, ndaj kot i biem rrotull. Dy vjet më parë Koli nuk bëri parashikimin e mënxyrës së sotme, sepse nuk ishte Nostradamus, thjesht bëri analizën e asaj që ndodhi si në zgjedhjet e mëdha të qershorit, ashtu dhe në ato partiake. Bëri zanatin e vet, të cilin tash pas kaq kohe kushdo e kupton që Luli nuk e gëzon, ndaj shpesh i duhet të qeshë, të premtojë, madje edhe të stonojë. Thonë që edhe rren. Edhe ndodh, sepse me rrenë shkoi në kreun e PD-së. Është njeri në hall. Ka diçka që nuk i takon. Duhet t?i japë një mjeti, kur nuk di të vozisë, duhet të kapërcejë një breg, kur not nuk di.
E vetmja pronë që ka është një kuti e thyer, e cila ka ardhur nga Lushnja, Kukësi a gjetkë. /tesheshi.com/
Nga Artan FUGA Nga informacionet që vijnë dy janë ngjarjet q...
Nga Flamur KUÇI Ka një stisje të kryetarit të PD për të par...
Nga Edison YPI Si fqinjë gjeografikë dhe historikë që jemi n...
Nga Artan FUGA Sikur pensionet në Shqipëri të mos ishin sa ...
Nga Andi BUSHATINjë nga figurat emblematike të PD-së, Jozefi...
*Nga Avokati Altin GoxhajPD po plaket! Sepse s’ka rini! PD p...
Nga Klodian TOMORRIKa nje proverb italian, i cili thote se k...
Nga Artan FUGAShkruajta për qejfin tim para nja pesë ditësh ...
Nga Artan FUGA Vitet e fundit ka praktika që kanë hapur një ...
“Gjeja me e padurueshme ne zgjedhje eshte momenti kur humbes...
Lulëzim Basha mbylli një tubim në Durrës duke u bërë thirrje...
Nga Andi BEJTJAIlir Meta priti më kot, me qetësi dhe dashuri...
Nga Mitro CELAThashë tja tregoja historinë Koço Devoles. Zgu...
Nga Artan FUGA Nuk dëgjuam ide për një reformë në demokracin...
Nga Kastriot MYFTARAJSllovenia nuk i meriton aspak ato fjalë...
Nga Artan FUGA Me dhjetra më shkruajnë se nuk janë shefat që...
Nga Eduard ZaloshnjaNë të tria sondazhet rreth zgjedhjeve të...
Nuk kam dashur aspak të përzihem, në çfarëdo mënyre, në këtë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...