“Projekti “Smart City” me kosto të fryra”/ PD: Kërkohet hetim për 118 milionë dollarët e borxhit
Partia Demokratike ka denoncuar marrëveshjen e qeverisë pë...
Partia Demokratike ka denoncuar marrëveshjen e qeverisë pë...
Nga Andi BUSHATI
Një ditë pas vrasjes makabre të dy turistëve çekë, nga një bishe e maleve tona, një nga televizionet e mëdhej francezë, M6, po transmetonte një reportazh të gjatë për turizmin Shqiptar. Në pjesën kryesore të tij, emisioni ishte një publicitet me nota pozitive, që paraqiste pamjet frymëndalëse të rivierës sonë. Kamera shëtiste në plazhet e Jalës, Dhërmiut, Vlorës e Sarandës, duke folur për buxhetin ende të lirë që një perëndimor duhet të harxhojë për të kaluar pushimet në Shqipëri, madje dhe mundësinë e atyre qytetarëve të BE-së për të blerë një shtëpi me pamje nga deti, me çmime që as mund të imagjinohen në vendet e zhvilluara. Por, të mos ngatërohemi. Reportazhi nuk qe një reklamë e sponsorizuar. Ai nxirrte dhe anën e errët të një udhëtimi në Shqipëri. Plazhet ku askush nuk ka vënë dorë, ndërtimet pa leje, riskun e investimit në imobiliare dhe mbi të gjitha, gangrenën e turizmit tonë: pirgjet e plehrave që shfaqen në mënyrë të tmerrshme aty këtu dhe që tregojnë edhe një herë mungesën tonë të respektit për hapsirën e përbashkët. Por ajo që më bëri përshtypje në këtë reportazh ishte fakti se si reagonin qytetarët shqipëtarë kur kameramani francez i fiksonte në sfondin e këtyre plehrave të llahtarshme. Ishin në siklet, sikur donin të thoshin se kjo nuk duhet filmuar, se kjo nuk është Shqipëria e vërtetë, sikur donin të fshihnin këtë plagë tonën të dukshme nga sytë e të huajve.
Më shenjuan këto sekuenca, kur kisha ende të freskëta në mendje reagimet që sapo kishin nisur, për dënimin e aktit të dy turistëve çekë në veri të vendit. Në pamje të parë duket sikur mes dy historive nuk ka asnjë lidhje. Por po të mos merresh me sipërfaqen e tyre ka dhe në fakt ka shumë. Të gjithë ata që përgjëroheshin për vdekjen tragjike të çiftit të turistëve, që mundoheshin të tregonin se imazhi i Shqipërisë nuk është ky, që shqetësoheshin se u turpëruam me miqtë që na kishin bujtur në atdhe, që ngrinin flamuj çekë dhe që ndiznin qiri në kujtim të fatkeqëve, më ngjanin si dy pika uji me ata personazhe të dokumentarit francez, që donin të fshihnin nga pamja e kamerës pirgjet me plehra. Në thelb të merakut të tyre nuk qe shqetësimi real, por hipokrizia. Në epiqendër të mobilizimit të tyre nuk qe ngjarja po imazhi i vendit. Natyrisht që në raste si ky imazhi është i rëndësishëm. Mikpritja dhe siguria janë tejet të rëndësishme për një shtet që ka ambicie të zhvillojë turizmin. Por në më të shumtën e reagimeve nuk qe ky rasti. Shqetësimi nuk qe as mikpritja dhe as siguria, por fatkeqësia që kjo ngjarje tragjike ndodhi me dy të huaj. Prandaj ushtria e Facebookut, shpërtheu me mesazhe patetike që i kërkonin falje popullit çek. Prandaj në shumicën e qëndrimeve kishte një qasje për të thënë se Shqipëria nuk është kjo. Dhe këtu qëndron problemi: tek kompleksi ynë për tu dukur ndryshe nga ç?jemi para të huajve. Tek kamuflimi ynë për tu hequr si të tjerë përballë miqve që na vinë nga jashtë.
Fatkeqësisht Shqipëria është edhe kjo. Eshtë vendi ku krahas një pamjeje mahnitëse, mund të shohësh si digjen tonelata me plastikë. Eshtë vendi ku në në gjithë zonën e turizmit verior, nuk ka një postë policie. Eshtë vendi ku mund të shfaqen përkrah ujëvarave përrallore, vrasës të pamëshirshëm që izolimi dhe skamja i ka shndërruar në bisha të zhveshura nga çdo ndjenjë njerëzore. Po, po, Shqipëria është edhe kjo dhe ajo nuk bëhet më e mirë duke ua fshehur këtë realitet të huajve. As duke paraqitur një pamje të gënjeshtërt të vendit. Sepse rastësisht Anna dhe Michaeli mund të kishin qënë shqiprarë. Që do të agresoheshin dhe vriteshin po njësoj. Dhe atëherë s?do të kishim kë të gënjenim.
(lapsi.al)
Nga Kastriot MYFTARAJNë mes të muajit të Ramazanit, pesë dit...
Nga Klodian TOMORRIËshtë e mahnitshme, por në Greqi mitologj...
Nga Artan FUGAUne kam per detyre te nxis shpirtin investigat...
Nga Edison YPI Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavit...
Nga Bledi Lumani Nëse ka gjë që i karakterizon shqiptarët, a...
Nga Artan FUGA 200 pedagoge te universiteteve publike, mbës...
Nga Enkel DEMIDy vjet më parë, Sokol Olldashi pasi votonte p...
Nga Artan FUGA Nga informacionet që vijnë dy janë ngjarjet q...
Nga Flamur KUÇI Ka një stisje të kryetarit të PD për të par...
Nga Edison YPI Si fqinjë gjeografikë dhe historikë që jemi n...
Nga Artan FUGA Sikur pensionet në Shqipëri të mos ishin sa ...
Nga Andi BUSHATINjë nga figurat emblematike të PD-së, Jozefi...
*Nga Avokati Altin GoxhajPD po plaket! Sepse s’ka rini! PD p...
Nga Klodian TOMORRIKa nje proverb italian, i cili thote se k...
Nga Artan FUGAShkruajta për qejfin tim para nja pesë ditësh ...
Nga Artan FUGA Vitet e fundit ka praktika që kanë hapur një ...
“Gjeja me e padurueshme ne zgjedhje eshte momenti kur humbes...
Lulëzim Basha mbylli një tubim në Durrës duke u bërë thirrje...
Nga Andi BEJTJAIlir Meta priti më kot, me qetësi dhe dashuri...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...