Balla tallet me Agron Shehajn, mesazh protestuesve: Ky tradhtoi Lulin, Mulin, Saliun, e jo më ju
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Nga Anila DODAJ
Parlamenti është angazhuar posaçërisht t?i vërë kapak kalvarit të gjatë disamujor të polemikave mbi Ligjin për Arsimin e Lartë. Fundi i seancës së posaçme në fakt nuk është surprizues, duke patur parasysh rrethanat në të cilat u hartua, u shqyrtua dhe u diskutua ky projektligj i shumëkontestuar, veçanërisht nga grupet e interesit, së fundmi dhe nga deputetë brenda mazhorancës, e vetëm 1 ditë para votimit në Parlament, edhe nga opozita.
Sapo universitetet u njohën me projektligjin, e kundërshtuan hapur atë, duke e cilësuar si antikushtetues që cenonte autonominë e tyre, ndërsa favorizonte hapur universitetet private. Fare pak media, ndër të cilat dhe gazeta ?SOT?, pasi u njohën me këtë ligj i dhanë zë shqetësimit të përgjithshëm që krijoi ky projektligj në institucionet e arsimit të lartë, qofshin këta rektorë, pedagogë, apo studentë të thjeshtë. Përpjekjet për ?stamposjen? e këtij projektligji mbrëmjen e djeshme me vulën e turpit, dhe ndoshta një ditë dhe të brerjes së ndërgjegjes, e shoqëruan ditë më parë seanca dëgjimore, polemika në shtyp e deri dhe protesta, megjithatë, Ministria e Arsimit me në krye Lindita Nikollën nuk u dorëzua.
Në mbështetje të saj, si rrallëherë për ligjet e këtij vendi që janë bërë një lëmsh, filli i të cilit nuk dihet ku e ka fundin e ku fillimin nga ndryshimet e shumta e të shpeshta, doli publikisht dhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri lëshoi publikisht mallkime dhe akuza, duke anatemuar çdokënd që nuk kishte qëndruar indiferent ndaj këtij projektligji, për të cilin me siguri pendesa nuk do të jetë e largët, dhe pse ndoshta jo nga dyshja Rama-Nikolla.
Seanca e djeshme maratonë, për nga koha që mori dhe debatet e zjarrta mes mazhorancës dhe opozitës, të kujtonte në fakt netët e gjata e të ftohta të fund dhjetorit, kur çdo opozitë kundërshton për orë e orë të tëra projektbuxhetin e mazhorancës së radhës. Por seanca e djeshme, në fakt ishte mjaft e nxehtë jo për vetë muajin Korrik në të cilin zhvillohej se sa për faktin që nisi mjaft e nxehtë. Para fjalimit të gjatë të Berishës, atij të Ramës që ia kalonte dhe Berishës, relatores së projektligjit, apo disa ministrave dhe deputetëve të mazhorancës e opozitës, do të ishte pikërisht ministrja e Arsimit, ajo që do të shokonte me fjalimin e saj gati 1 orë, në mbrojtje të ligjit, por duke denigruar totalisht figurën e pedagogut. Si një hakmarrje personale, Nikolla mori përsipër mbrëmë, që me arsimimin e saj ca në shtetëror e ca në privat, (gjithë ciklet brenda Shqipërisë), apo me postin e saj politik dhe të shumëdebatuar përsa i përket meritës, të rrëzonte trupën akademike në vendin tonë, atë trupë që ka nxjerrë me dhjetra e qindra breza profesionistësh të nderuar dhe në botë në fushën e mjekësisë, ekonomisë, kulturës, mësuesisë, drejtësisë, etj.
Ministrja Nikolla foli mbrëmë me gjuhën e helmit kundër trupës akademike, duke e akuzuar këtë të fundit se paskësh qenë pikërisht kjo, e keqja e arsimit shqiptar. Nikolla mori përsipër të ofendonte pedagogët, me arsyetimin se pikërisht për faj të këtyre, diplomat, masterat e doktoraturat nuk qenkërkan të vlefshme, madje këto të fundit i cilësoi dhe ?paçavure?. Gjuha e vrerit mund t?i shkonte kujtdo dhe kudo në Parlament, sepse aty është bërë rrugë, por e ?vjellë? nga ministrja e Arsimit, dhe për më tepër ndaj elitës së vërtetë (me kusuret e veta) të këtij vendi, ishte shokuese për këdo që e dëgjoi. Ndërsa kryeministri Rama nënqeshte teksa dëgjonte fjalimin e Nikollës, mjaft deputetë të mazhorancës kishin ulur kokën, ndoshta të turpëruar përsa dëgjonin dhe nga kush e dëgjonin. ?Më keq se ç?ka qenë e se ç?e keni bërë, nuk ka ku të shkojë.
Sistemi që kishit ishte anarki, kjo është tradhtia më e madhe që mund ti bëhet një kombi, një sistemi që prodhon diploma pa vlerë?, deklaroi Nikolla, duke vazhduar më tej me anatemimin e trupës pedagogjike si të përlyer në tendera. Arsimi shtetëror dhe ai privat kanë mjaft probleme, por Nikolla harron se ligjet, vendimet, udhëzimet dhe rregulloret mbi të cilat ka funksionuar kjo fushë nuk kanë dalë nga pedagogët, por pikërisht nga qeveria dhe ministrat paraardhës. Në këtë kontekst, me sa duket dhe vetë ministrja Nikolla, s?po bën as më shumë e as më pak se paraardhësit e saj, të cilët i dhanë shkelmin arsimit shqiptar, duke e çuar buzë greminës. Sot, në vend ta ndihmonte dhe ta nxirrte nga bataku, në fakt Nikolla i dha të shtyrën e fundit, për ta gremisur aty nga ku nuk do të mund të dalë dot më. Ministrja Nikolla pohoi mbrëmë se ishte akuzuar për fshehjen e raport-kontrollit të një universiteti privat, por nuk sqaroi pse e kishte bërë një gjë të tillë.
Është e vërtetë që MAS e ka fshehur raportin e këtij universiteti, megjithëse i është kërkuar zyrtarisht për disa muaj nga gazeta ?SOT?. Bëhet fjalë për kontrollin e ushtruar në universitetin privat të Henri Çilit, të cilit i dha doktoraturat, sapo mori drejtimin e ministrisë. Për këtë cikël studimesh, Nikolla sakrifikoi gjithë universitetin shtetëror. Gazeta ?SOT? posedon gjithë korrespondencën me MAS për vënien e këtij raporti në dispozicion, kërkesë kjo e refuzuar sot e asaj dite. ?Ju shihni si klientelë UET, unë e shoh si institucion që e kam kontrolluar, ka zero doktoratura me ardhjen e qeverisë Rama?, iu drejtua Nikolla deputetëve të opozitës. Kjo ishte një gënjeshtër e pastër e saj, teksa flet për kontroll por nuk jep të dhënat e tij, (të cilat ishin skandaloze) për këtë universitet privat, që është dhe përfituesi numër 1 i këtij projektligji. Nikolla mashtron hapur kur thotë që nuk i ka dhënë asnjë doktoraturë këtij universiteti, pasi në të vërtetë, prej dy vitesh UET është i vetmi që vazhdon të doktorojë kundrejt çmimit 7500 euro. E pas doktoraturave, me ligjin për arsimin e lartë, UET do të mund të përfitojë dhe para cash nga fondet publike.
Nga Dritan HILAAsnjë arsye evidente nuk kishte Edi Rama të m...
*Nga Andi BUSHATI...
Korrik 2015. Në Barcelonë për vakanca. Hoteli me dy cepa. La...
Pedagogu Mark Marku e ka cilësuar si të papranueshëm ligjin...
Nga Kastriot MYFTARAJMorinaj tha në emision se përmasat e “f...
Nga Lorisa YLLIPrej disa ditesh degjohen peshperitjet e shpe...
Analizë e intervistës së Ismail (Ballist) Morinaj me Dritan ...
Nga Agron GJEKMARKAJ Lulzim Basha në zgjedhjet lokale të 21 ...
Nga Artan FUGA Une mendoj se nuk eshte e sakte.Kjo shprehje ...
Nga Kastriot MYFTARAJ Shakohoxha e pyeti Morinajn: “Pse e do...
Nga Artan FUGA Shumica e antarëve të komisionit të edukimit ...
Intervista e Ismail (Ballist) Morinajt me Dritan Shakohoxhën...
Teksa pret në paradhomë, shumë mendime duhet t’i kenë kaluar...
Nga Artan FUGA Tre shkruesa gjoja eksperte qe u rekrutuan pe...
Nga Sokol BALLA Në Shqipëri është vështirë të më bindin të k...
Nga Mustafa NANOPo e filloj me një synopsis të një artikulli...
Nga Kastriot MYFTARAJ Serbia ka edhe një mundësi të fundit p...
Nga Artan FUGA Pasionet na drejtojne mendjen.Kur na i moren ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...