AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Nga Dritan HILA
Asnjë arsye evidente nuk kishte Edi Rama të mos bënte zgjedhje për rikonfi rmimin e tij në krye të PS. Nëse i besojmë thënieve të tij, koalicioni që udhëheq u rikonfirmua, ekonomia ritet dhe mirëqenia prosperon. Çdo udhëheqës perëndimor, në këto kushte jo vetëm që nuk i trembet zgjedhjeve partiake, por do të qaste edhe ato të përgjithshme. Aq më shumë kur opozita është në gjendje të vajtuar. Dhe me një Ben Blush që bëka prishësin e festave, janë kushtet ideale për ta përjashtuar nga partia. Por?por, një e gërvishtur e cipës së haresë, del se gjërat nuk janë ashtu siç duken. Koalicioni fitues i 2013-ës ka rënë me një të katërtën e votave.
As afrimi i Bamir Topit e Nard Ndokës, nuk e argjinoi dot rrjedhjen e votave. Fitorja në shumicën e bashkive nuk erdhi për shkak të shtimit të votave, por të hartës së re territoriale. Llogaria vjen e ngushtohet kur mendon se në shportën e votave të majta, nuk dihet sa ka Ilir Meta dhe sa Edi Rama. Objektivi për shtimin e anëtarësisë së PS në 150 mijë vetë, nuk tregon forcë, por dyshim në firasje, e kur kujton se PPSH në kushtet e monopartitizmit dhe popullsi më të madhe se sot nuk e kaloi nivelin e 120 mijë anëtarëve, atëherë objektivi i vënë ngjan me këngën në mes të pyllit të kësulëkuqes që donte t?i nxirrte frikën vetes. E megjithatë nga pikëpamja e masës së pushteteve që kontrollon Edi Rama është njeriu më i fuqishëm në Shqipëri. Pjesa që komandon në qeveri i ka mësuar tashmë edhe gjuhën e trupit dhe nuk ka nevojë të flasë.
Kryebashkiakët ose janë nëpunës të thjeshtë të tij si ai i Vlorës, Sarandës dhe Korçës, ose spahinj të deleguar në timaret e Durrësit dhe Elbasanit. Ilir Meta, me qasjen e Idrizit në koalicion, nuk i ka numrat teorikë për ta rrëzuar. Prokuroria i rri gatitu mjaft mos t?i kërkojë kokën e Berishës. I vetmi që i prish ambientin idilik është Ben Blushi me kërkesën e tij për t?u votuar kryetari i PS pasi i ka mbaruar mandati. Po pse nuk e rivoton veten Rama dhe pas kësaj të përjashtojë edhe Blushin nga partia? Për shumë arsye karakteriale dhe objektive. Së pari Edi Rama nuk është njeri i revolucioneve; preferon krahëmarrjen e kundërshtarit dhe aleancat fluide se përplasjen frontale; pëlqen krahun e fitores pavarësisht shtegut nga vjen; zgjedh rehatin e pushtetit se ajrin e përzhitur të barrikadave; nuk e ka natyrë të hedhë karrierën në ruletën e fatit për një goditje: humbje a fitore; i pëlqente të jetë biri i Kiplingut në poezinë ?Nëse?, por e di që nuk ka stofën. Por edhe më optimisti nuk e mendon që në një përplasje Rama-Blushi, Rama të humbasë.
Të paktën jo tani, për shkak të qenies parti në pushtet të cilin askush nuk do ta rrezikojë, transfuzionit të gjakut që i është bërë kupolës, mpirjen e gardës së vjetër e cila gënjehet me yjet prej teneqeje që ju vendos në supe Rama. Por gjithashtu, ka një pjesë në trupën e PS të cilëve Rama nuk ju ngjiti kurrë, shumë janë jashtë tavolinës së festës, disave nuk ua del t?i dehë me ujë, dhe të tjerë besojnë ende në idealin e majtë dhe shpërndarjen e drejtë të pasurisë kombëtare. Të gjithë këta në një votim për kryetar partie të PS, janë një segment që nuk e gjen veten tek Edi Rama. Një kandidaturë konkurrente në garë, do të sillte që votat e pakënaqësisë të koaguloheshin dhe kishin një adresë. Rezultat, i cili sado i vogël në shifra, do të përfaqësonte një fraksion, i cili do të zyrtarizohej dhe nuk mund të përjashtohej. Dhe nëse do përjashtohej, do të sillte një rrezik real të humbjes së zgjedhjeve të 2017-ës. Plaga e LSI ende kullon gjak në PS.
Që mos të ndodhë kjo, duhet të ndryshojë parimi i zgjedhjes së kryetarit me ?një anëtar, një votë?, dhe të rizgjidhet me anë të kongresit që ai e kontrollon më lehtë, ose të fitojë kohë që të përfundojë filtrimi i gjithë trupës drejtuese edhe në qarqe, për mos pasur surpriza. Ndaj Edi Rama nuk bën zgjedhje, dhe e lë Blushin të flasë kundër tij, deri në momentin kur t?i vijë koha ta eliminojë. Ose ta neutralizojë. Cili do të jetë fati i Blushit? Ka edhe një opsion: Ai që Rama të mbytet nën peshën e pushteteve që ka marrë, pa pasur kohë të merret me të tjerët. Pasi sado e çuditshme të duket e thënë në këto momente, Edi Rama e ka kaluar zenithin e tij
*Nga Andi BUSHATI...
Korrik 2015. Në Barcelonë për vakanca. Hoteli me dy cepa. La...
Pedagogu Mark Marku e ka cilësuar si të papranueshëm ligjin...
Nga Kastriot MYFTARAJMorinaj tha në emision se përmasat e “f...
Nga Lorisa YLLIPrej disa ditesh degjohen peshperitjet e shpe...
Analizë e intervistës së Ismail (Ballist) Morinaj me Dritan ...
Nga Agron GJEKMARKAJ Lulzim Basha në zgjedhjet lokale të 21 ...
Nga Artan FUGA Une mendoj se nuk eshte e sakte.Kjo shprehje ...
Nga Kastriot MYFTARAJ Shakohoxha e pyeti Morinajn: “Pse e do...
Nga Artan FUGA Shumica e antarëve të komisionit të edukimit ...
Intervista e Ismail (Ballist) Morinajt me Dritan Shakohoxhën...
Teksa pret në paradhomë, shumë mendime duhet t’i kenë kaluar...
Nga Artan FUGA Tre shkruesa gjoja eksperte qe u rekrutuan pe...
Nga Sokol BALLA Në Shqipëri është vështirë të më bindin të k...
Nga Mustafa NANOPo e filloj me një synopsis të një artikulli...
Nga Kastriot MYFTARAJ Serbia ka edhe një mundësi të fundit p...
Nga Artan FUGA Pasionet na drejtojne mendjen.Kur na i moren ...
Nga Çim PekaÇdo opozitë në Shqipëri ka qenë agresive. Sidomo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...