web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryqëzimi i Bashës

26 Korrik 2015, 15:30, Opinione CNA

Nga Patrik SADIKAJ

Ka një debat në PD dhe rreth saj pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Kjo është një gjë e mirë. Edhe pse në këtë vapë korriku ndoshta duhej të kishte shterruar burimi I këtij sherri mes dy rrymave brënda opozitës. Kjo më shumë për t?I hedhur ujë e jo benzinë zjarrit që ndezi rezultati i zgjedhjeve lokale. Përtej batutës ky debat gjithsesi duhet parë, dëgjuar, analizuar dhe në fund të dilet edhe me përfundime. Shikohet një tendencë për të sulmuar, akuzuar por duke mos dhënë asnjë lloj mendimi të vyer në fund. Ka nga ata që thonë me të parën hajde të përzëmë nga PD ata që nuk vlejnë e nuk bëjnë për partinë. Po a mund të përzënet njeri nga opozita?

Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje nga ata që e kërkojnë një gjë të tillë. Unë mendoj se duhej një lloj ?refreshi?, por jo një gjueti shtrigash. Edhe nëse gjenden fajtorët për humbjen, kokat nuk duhen prerë por duhen ftohur e duhen ndihmuar që në zgjedhjet e ardhëshme të punojnë më mirë e të ndryshojnë mentalitetin e të bërit fushatë tek njerëzit. Një tjetër ?fushatë? që duhet bërë në parti ose më gjerë në opozitë është gjetja e një rruge. Lulzim Basha dhe lidershipi I opozitës duhet të dalin nga kryqëzimi. Të zgjedhin rrugën që ata mendojnë se është më e mira dhe të nisin rrugën. Një opozitë nuk mund të rrijë më në kryqëzim e të presë pafund duke u menduar se kah do të shkojë. E mira do të ishte të zgjidhej rruga e duhur (nuk po përdor drejtimi I duhur se mos keqkuptohem). Ama Lulzim Basha duhe të zgjedhë shpejt.

Dy vjet janë boll për t?u menduar, ai duhet të ndërtojë idenë e tij politike dhe të ftojë partinë e opozitën që ta ndjekë nga pas. Pastaj është çeshtje e atyre që çirren pro a kundër që ta ndjekin apo jo. Një lider ka përdetyrë të ofrojë shtegun e duhur për ndjekësit. Në fund do të mbajë përgjegjësi nëse ky shteg të nxjerr në rrugë të madhe apo në humnerë. Por ama edhe duke pritur me hezitimin se mos gabohet padyshim nuk sjell asgjë të mirë. Kjo vetëm sa shton debatet dhe numrin e datave të zgjedhjeve të humbura. Po lexoja disa mendime të një partiaku shumë të vyer siç është Jemin Gjana I cili mendon se Basha duhet të ?zhvillojë modelin e tij politik?.

Deri tani Basha ka zhvilluar një model miks të diktuar nga rrymat e partisë, rrethanat politike dhe shumë pak idenë e tij perendimore të liderishpit partiak për të cilën u zgjodh në krye të partisë me shumicën dërmuese të votave. Për këtë duhet të nxitojë, se dy vjet iu dogjën. I kanë mbetur edhe dy vjet që të identifikojë paretinë me idenë e tij politike e të çojë opozitën në zgjedhje të paktën të kuruar me modelin e tij. Nëse vera e 2017-ës nuk I jep rezultat zgjedhor më të mirë në tavolinë janë të gjitha rrugët e zgjidhjes dhe kryqëzimet do të jenë më pak të rëndësishme. Cilido qoftë rezultati, do të jetë deçiziv për drejtimin e duhur të Bashës dhe të Partisë Demokratike. Në kryqëzimin aktual Lulzim basha duhet të zgjedhë mes zërit radikal brënda partisë dhe modelit të tij moderator. Unë mendoj dhe besoj se duhet të zgjedhë thjeshtë modelin e tij. I mirë apo i keq e vendos viti 2017.





15:55 Opinione

ARMIKU TE PORTA

Nga Sokol SHAMETIQeveria socialiste në pushtet arriti më në ...

Lajmet e fundit nga