web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Obama europiani?

26 Korrik 2015, 20:58, Opinione CNA

Bitania e Madhe duhet të mbetet në BE. Vetëm kështu ajo ende mund të luajë rol në skenën ndërkombëtare, thotë presidenti Obama. Por në këtë kontekst në radhë të parë ai synon interesat e SHBA-së, mendon Gero Schliess.

.Ndokush ndoshta do të fërkojë sytë prej habisë: për një kohë të gjatë amerikanët i shmangeshin Brukselit dhe nuk e përfillnin Bashkimin Europian. Por papritur presidenti i SHBA-së shqetësohet për unitetin e BE-së. Ai i këshillon britanikët me theks të ve?antë duke dashur t’ia fusë në zemër dhe duke u bërë thirrje që dhe të mos i kthejë kurrizin klubit të 28 vendeve. Nëse Obama apelin e tij të pazakontë publik e ka bërë këtë për hir të interesave të veta, kjo mbetet të shihet. Ndërkohë që menjëherë britanikët skeptikë ndaj Europës i kanë kërkuar atij të mos ndërhyjë.

Që ai nuk mund ta përfytyrojë Europën pa britanikët, këtë presidenti i SHBA-së e ka bërë të qartë shpesh herë. Megjithatë asnjëherë ai nuk është shprehur kaq hapur në publik si tani. Mos vallë Obama papritur është bërë një europian i bindur? Apo vallë tani në sfondin e përshkallëzimit të krizave në botë e ka kuptuar vlerën e një Europe të bashkuar? Kjo është në fakt vetëm gjysma e së vërtetës. E vërteta e plotë është: në radhë të parë ai synon interesat e SHBA-së.

Frika e Obamas: britanikët janë shumë të dobët

Në Luftën e Dytë Botërore britanikët dhe amerikanët ishin aleatë të ngushtë ushtarak. Edhe në dekadat pas SHBA kishin besim të plotë, se britanikët pavarësisht forcave të dobësuara në rast nevoje do të bashkoheshin nëpër beteja.

Por tani në Uashington po përhapet frika, se britanikët kanë dalë jashtë lojës së forcave ndërkombëtare: ndërkohë janë shumë të dobët ushtarakisht, të paralizuar në politikën e brendëshme dhe në Europë nuk janë aspak në qendrën e fushës së forcave politike përreth Gjermanisë dhe Francës.

Sa i përket tendencës kjo analizë është e drejtë. Kursi i kursimeve të viteve të kaluara e ka kufizuar dukshëm aftësinë e ndërhyrjes së ushtrisë britanike. Angazhimet e ngurta luftarake kundërt të vetëshpallurit “Shteti Islamik” në Irak janë dëshmia e fundit për këtë. Në konfliktin me Rusinë në valën e krizës së Ukrainës britanikët as që ndihen fare, si rrjedhojë është Gjermania shumë më tepër në qendër të këtyre zhvillimeve. Ngjashëm qendron puna edhe me menaxhimin e krizës së Greqisë.

Nëse dikur Britania e Madhe nën kryeministra si Margaret Thatcher apo Tony Blair futej në lojën ndërkombëtare edhe përtej kapaciteteve të saj si në Europë edhe në botë, sot me David Cameron si kryeministër ajo vepron nën nivelin e mundësive të saj. Forcat e Cameronit absorbohen tërësisht në politikën e brendëshme. E në këtë mes ende synohet menaxhimi i luftimit të pasojave të krizës financiare.

2016 ose 2017 pritet referendumi për BE-në, atëherë kërcënon që forcat nacionaliste në mënyrë të pakontrolluar të hapin një epokë të re. Një gjë e tillë kërkon angazhimin e plotë të qeverisë dhe i le pak hapësirë për rolin e deritanishëm Britanisë së Madhe si një komb në botë. Kur parlamenti refuzoi angazhimin e aviacionit britanik në Siri kundër pozicioneve të Shtetit Islamik, shumë në Uashington e konsideruan këtë si shkëputjen përfundimtare nga ky rol.

Në të kundërt Obama përpiqet tani sërish duke u pozicionuar për qendrimin e Britanisë së Madhe në BE. Me shkëputjen nga BE Britania e Madhe do të humbiste dukshëm edhe më tej vlerë jo vetëm si aleate e SHBA-së, por edhe raport me Europën.

Ura e Obamas për në Europë

Britania e Madhe është një urë e rëndësishme për SHBA-në në Europë. Një vend me të cilin ndan shumë interesa. Janë britanikët, ata që vazhdimisht kanë mprehur vetëdijen për një politikë të angazhuar ndërhyjeje të jashtme dhe të brendëshme dhe e kanë mbajtur gjithmonë të gjallë atë. Po ashtu janë britanikët ata, që angazhohen për liberalizimin e tregjeve europiane dhe për një tregti të lirë botërore. Në këtë kuptim është vërtetë shteti ishull “partneri më i mirë” i SHBA-së, kështu ka thënë Oabama. Pra s’të habit fakti, që ai nuk do të preferonte të hiqtë dorë nga ky partner.

Edhe misionet ushtarake në vendet e krizave në botë SHBA do të preferonte më mirë t’i realizonte bashkë me britanikët. Sepse gjermanët në ?ështjet ushtarake konsiderohen ende si mjaft të komplikuar. E ndërkohë edhe francezëve normalisht mjaft kooperues në Uashington nuk u besohet pa limit. Për këtë arsye në Uashington u prit mirë fakti, që britanikët buxhetin e shkurtuar të mbrojtjes gradualisht kanë nisur ta rrisin dhe duan ta rishqyrtojnë misionin luftarak në Siri.

Por edhe nëse kryeministri Cameron do t’ia dalë t’i bindë bashkëatdhetarët e vet për të qendruar në BE: kjo do ta ngadalësojë humbjen e peshës së Britanisë së Madhe, por nuk do t’i sprapsë lidhjet tektonike të pushtetit në Europë. E me këto lidhje ndërkohë gjith?ka drejtohet nga një vend – nga Gjermania. DW





15:55 Opinione

ARMIKU TE PORTA

Nga Sokol SHAMETIQeveria socialiste në pushtet arriti më në ...

Lajmet e fundit nga