Fati i ndryshëm i dy bankierëve
Nga Lorenc Vangjeli Të përbashkët kanë pasur vetëm profesion...
*Nga Andi BUSHATI
Sali Berisha ka thërritur edhe njëherë si një zë i vetmuar në shkretëtirë, për të thyer heshtjen e imponuar nga ish mediat që i lëpinin këpucët, nga institucionet e pavarura të ngritura me bekimin e tij dhe nga pothuajse i gjithë mjedisi politik. Në stilin e njohur të njeriut që nuk ka frikë ti thotë të vërtetat, ai ka denoncuar edhe njëherë për çështjen Becchetti dhe atë të televizionit Agon Channel.
Pjesa më e madhe e denoncimeve që bën Berisha me gjasë duhen marrë seriozisht. Nëse ai thotë se pas mbylljes së këtij televizioni qëndron kryeministri Rama, nëse ai denoncon deklaratat e nxituara të shefit të qeverisë për pastrim parash që më pas dolën bllof, nëse ai flet për gënjeshtra kur u deklarua se hetimi u bë sëbashku me autoritetet italiane, nëse ai hedh hipotezën se në këtë nismë Rama mund të jetë nxitur edhe nga Kokëdhima, ai mund të ketë totalisht të drejtë.
Por këtu puna nuk është tek çështja Becchetti. As tek heshtja e turpshme që po pason linçimin politiko- juridik të këtij investitori kontrovers . As te mbështetja që po i japin kësaj padrejtësie ato media që sipas ish kryeministrit i paguajnë tatimet dhe sigurimet në mënyrë shumë më të dyshimtë se Agon Channel.
Këtu problem qëndron tek sinqeriteti i deklaratave që bën Berisha.
Në pamje të parë duket sikur ai ka marrë edhe njëherë përsipër rolin e atij që do të shpërthejë skandalet me të cilat pjesa tjetër e shoqërisë ka bërë kompromis. Ky kostum i shkon për shtat, i jep statusin e opozitarit të pa epur dhe konsolidon aureolën e tij si njeri që nuk nënshtrohet përpara padrejtësisë.
Por rasti Becchetti dhe disa raste të tjera nuk janë shembujt më të mirë për të farkëtuar këtë imazh për ish kryeministrin. Sepse këtu ai vërtet bërtet për një pjesë të së vërtetës që askush nuk e thotë, por ai hesht me qëllim për gjysmën tjetër të saj.
Dhe nëse fakti që pas goditjes të investitorit italian qëndron Edi Rama është i vërtetë, Berisha nuk i përgjigjet një pyetjeje tjetër: me kë ka bashkëpunuar Rama në këtë mëkat të pushtetit.
Fakti është se Edi Rama ka vënë në lojë prokurorinë për të sendërzuar ?hakmarrjen? politike ndaj Becchettit. Dhe për këtë gjë Berisha hesht në mënyrë të turpshme. Duke dashur të rishpërthejë këtë skandal, ai kërkon të fshehë gjithashtu një pjesë të rëndësishme të tij. Sepse për një rend demokratik, po aq sa është i rëndësishëm mosnënshtrimi i mediave ndaj pushtetit politik, po aq i rëndësishëm është edhe mosnënshtrimi i organeve të drejtësisë dhe i prokurorisë në këtë rast.
Ndërsa Berisha e le me qëllim në errësirë këtë pjesë të aferës. Ai kërkon ti fokusojë kamerat tek Rama dhe televizionet duke anashkaluar një fenomen po aq të rrezikshëm: mardhënien Kryeministër- Kryeprokuror.
Në fakt tendenca për të mos etiketuar Adriatik Llallën si një bashkëpunëtor të pushtetit të ri, po shndërohet në një paradoks tek ish kryeministri. Përpos rastit Becchetti janë bërë edhe disa kazuse të tjera të cilat ngrenë të njëjtën pyetje: Pse Berisha e ruan Adriatik Llallën?
E bëri një gjë të tillë një vit më parë pas arrestimit të guvernatorit. Po në të njëjtën mënyrë u soll edhe pas hapjes të çështjeve penale për disa ish kryebashkiakë të bezdisshëm për Ramën. Po të njëjtën linjë mbajti edhe në rastin e skandalit Doshi- Meta, madje duke u bërë më katolik se papa dhe duke shkelur për herë të parë edhe vetë në prokurori. Megjithëse organi akuzës në të gjitha këto raste i ka shërbyer me devotshmëri mazhorancës, ai Sali Berisha, njeriu që akuzon me lehtësi për çdo gjë, e ka mbajtur gojën mbyllur.
Ka disa versione për këtë kompromis që e njollos kostumin prej opozitari të paepur të doktorit. I pari është se Berisha po mbron një njeri të emëruar prej tij në krye të prokurorisë. E dyta është se ai i druhet një beteje të re me një shef të akuzës, pas andrallave që ka pasur me më shumë se gjysmën e kryeprokurorëve të këtij vendi (Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Sollaku dhe së fundi Ina Rama).
Por e treta dhe më e besueshmja është një pakt okult mes tij dhe Adriatik Llallës sipas stilit: ?Mos më prek, se nuk të prek?. Dhe në fakt Berisha nuk ka guxuar kurrë ta akuzojë Llallën për shërbimet që i ka bërë Ramës, ashtu sikurse kryeprokurori nuk ka ngacmuar asnjë çështje ku preken miqtë, vasalët apo familjarët e Berishës.
Pikërisht ekzistenca e mundshme kësaj marëveshjeje në distancë e ka bërë doktorrin të jetë duarlidhur dhe gojëmbyllur ndaj një të vërtete të mAdhe. Pikërisht ajo e bën atë aq sa të lirë për të goditur Ramën në rastin Becchetti, po aq edhe peng për të mos gërvishtur Adriatik Llallën. Por mbi të gjitha ajo vë pikpyetje serioze mbi imazhin e tij si një opozitar që nuk bën kalkulime personale. *lapsi.al
Nga Lorenc Vangjeli Të përbashkët kanë pasur vetëm profesion...
Nga Sali BERISHAintoleranca e Edi Rames ndaj kritikave dhe m...
Enver BytyçiNe historinë e pluralizmit shqiptar e më gjerë n...
Nga Armand SHKULLAKUQeveria po përgatitet të hartojë një lig...
*Nga Flamur GJYMISHKA Ditet e fundit debati mbi permisimin e...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 1997, në prag të nisjes së Luftës së...
Nga Edison YPIAgjenci udhëtimesh me harxhu gjithato pare me ...
Nga Çim PekaHeshtja e kryetarit te PD-se Lulzim Basha pas zg...
Nga Artan FUGANe nje emision televiziv lajmesh sonte, duke d...
Sot Erion Veliaj ka prodhuar një lajm të mirë. Në ditën e dy...
Nga Mero BazeBotuesi i gazetës 55 Fahri Balliu, është vënë n...
Nga Mero BazeHera e dytë nuk është nesër, as pasnesër ndosht...
Nga Mitro CELA Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipi...
Që në minutën e 29 të ndeshjes FK “Kukësi”- “Legia” e Varsha...
Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipit Çakulit. Dy h...
Nga Kastriot MYFTARAJ Sipas audiopërgjimeve të publikuara në...
Marreveshja e qeverise shqiptare me Agjentet e Kurores eshte...
“Cfare do t’i paraqes sot Presidentit te Republikes zotit Bu...
Bitania e Madhe duhet të mbetet në BE. Vetëm kështu ajo ende...
Nga Patrik SADIKAJ Ka një debat në PD dhe rreth saj pas zgje...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...