web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me Gjykatën Speciale, SHBA kërkon të lajë fytyrën e duart para botës për aleancën e pistë me enveristët mafiozë që uzurpuan UÇK-në

4 Gusht 2015, 18:00, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Në 1997, në prag të nisjes së Luftës së Kosovës, amerikanët bënë një aleancë të pistë me Lëvizjen Popullore të Kosovës, një organizatë enveriste e emigracionit shqiptar të Kosovës në Perëndim, e krijuar nga shërbimi i fshehtë i shtetit komunist shqiptar, Sigurimi i Shtetit, në vitin 1982, nga bashkimi i disa grupeve staliniste. Efektivisht, LPK ishte dega e Partisë së Punës së Shqipërisë (partisë komuniste) të Enver Hoxhës në emigracionin shqiptar të Kosovës në Perëndim. Idhujt e tyre qenë Enver Hoxha dhe Stalini, ky i fundit për shkak se Enver Hoxha e kishte shpallur atë mësuesin dhe idhullin e vet. Për arsye të lidhjeve që LPK kishte pasur me shtetin komunist shqiptar, më pas do të kishte mbështetjen e e Partisë Socialiste (pasardhëse e PPSH), që kishte ardhur në pushtet në Shqipëri, në 1997, në prag të nisjes së luftës së Kosovës. Nuk mund të kuptohet thelbi i LPK dhe i trashëgimisë së saj në Kosovën e pasluftës, nëse nuk konsiderohet se LPK ka qenë një organizatë ilegale jo vetëm në Kosovën e kohës së Jugosllavisë, por edhe në Perëndim, në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Suedi, Austri etj., ku vepronte më së shumti.

LPK, ndonëse e kishte qendrën në Zvicër, nuk kishte e regjistruar si organizatë legale në zyrat shtetërore zvicerane, sipas ligjeve të këtij vendi, dhe madje të asnjë vendi tjetër perëndimor ku ka vepruar. LPK ishte një organizatë hybride, politiko-kriminale.

Veprimtarët e LPK qenë njerëz të margjinalizuar në shoqëritë perëndimore ku jetonin si emigrantë. Ata mund ta nxirrnin jetesën vetëm duke bërë punët më të vështira, me kohë të zgjatur, çka nuk iu konvenonte aspak. Prandaj ata e gjenin më të lehtë që të kryenin veprimtari kriminale, që nga trafiku i drogës, vënie gjobash ndaj emigrantëve të tjerë shqiptarë kinse në emër të çështjes së Kosovës, huadhëniet ilegale me kamatë të lartë, duke qarkulluar paratë e siguruara si ndihma për çështjen e Kosovës, shërbime me natyrë kriminale për llogari të klubeve të natës, kazinove etj. Këta njerëz të paskrupullt nuk do të nguronin as që të merreshin me trafikun e organeve, nëse nga kjo gjë do të siguronin të ardhura. Nuk është aspak teprim që LPK të quhet një organizatë e mirëfilltë mafioze kosovare në Perëndim.
Amerikanët e dinin mirë se, ndonëse LPK shtirej si një organizatë atdhetare, ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një organizatë hybride politiko-kriminale. Në fund të vitit 1997, fillim të vitit 1998, amerikanët e dinin se për shkak të marrëdhënieve që kishin me pushtetarët e kohës në Tiranë, njerëzit e LPK kishin ekskluzivitetin e përdorimit të territorit të Shqipërisë, nëse në Kosovë do të niste lufta. Kjo do të thoshte se ata do të kontrollonin çdo lëvizje të armatosur shqiptare në Kosovë. Por amerikanët nuk u ndikuan aspak nga marrëdhëniet e posaçme që ekzistonin mes LPK dhe PS. Sigurisht që agjenda amerikane e Luftës së Kosovës nuk kushtëzohej nga ajo e atyre që ishin në pushtet në Tiranë. Nëse donin amerikanët mund të kishin zgjedhur që të mbështesnin një bërthamë luftëtarësh profesionistë shqiptarë të Kosovës, të cilëve pastaj mund t? iu bashkoheshin entuziastët, qoftë edhe nga LPK. Por amerikanët nuk deshën ta bëjnë këtë gjë, se donin të kishin të bënin me njerëz të cilët në të ardhmen do të ishin të gatshëm për t? i shitur interesat e Kosovës, në këmbim të pushtetit.
Kur bëhet fjalë për nisjen e luftës në Kosovë, duhet ditur se nuk ishte LPK, me instrumentin e saj Drejtorinë Politike të UCK, që mori vendimin për nisjen e luftës së Kosovës në fillim të vitit 1998. Vendimin për nisjen e luftës me mori Miloshevici me aksionin ushtarak në Drenicë, në atë kohë. Ajo që njihet si beteja e parë e madhe e UCK-së, Lufta e Prekazit, e marsit 1998, ishte një betejë mbrojtëse e një force guerrile, jo një betejë sulmuese, një fillim ky krejt i panatyrshëm për një luftë të llojit të guerriljes. Policia dhe Ushtria Serbe rrethuan një shtëpi në një fshat të Drenicës, pra luftën e vërtetë e nisën serbët. Kjo është shumë domethënëse për rolin e LPK në luftën e Kosovës, përkatësisht në UÇK. Njerëzit e LPK nuk kishin vërtet dëshirë të luftonin kundër serbëve.
Lëvizja Popullore e Kosovës e uzurpoi UÇK-në nëpërmjet krijimit të Drejtorisë Politike të UÇK, që kontrollonte krejt procesin e vendim-marrjes politike të UÇK, si dhe nëpërmjet krijimit të një policie të fshehtë politike të UÇK-së, që ishte SHIK (Shërbimi Informativ i Kosovës). SHIK ishte arma e Drejtorisë Politike për kontrollin e UÇK, me metoda terroriste, të kërcënimit dhe vrasjes politike. Të dyja, si Drejtoria Politike e UÇK-së, ashtu dhe SHIK-përbëheshin ekskluzivisht nga njerëzit e LPK-së. Qëllimi i tyre nuk ishte aspak lufta kundër pushtuesve serbë të Kosovës, por që ta mbanin nën kotroll politik UÇK-në për ta përdorur si instrument të legjitimitetit të pushtetit të tyre pas luftës. Pas çlirimit të Kosovës prej NATO-s, në tetor 1999, LPK u shndërrua në Partinë për Progres Demokratik të Kosovës, e cila pas pak kohe u quajt Partia Demokratike e Kosovës.

Meqënse eksperienca formuese e enveristo-mafiozëve të Kosovës ishte ajo e organizatave ilegale me ideologji totalitare, ata e shikonin PDK-në si një parti totalitare, e cila duhet të kontrollonte shtetin dhe shoqërinë në Kosovë. Problemi me njerëz të tillë si enveristo-mafiozët e LPK-së, është se ata nuk e kanë sensin e masës. Meqënëse qenë partnerët e amerikanëve në kohën e luftës, enveristo-mafiozët e LPK-së menduan se mund të bënin çfarë të donin në Kosovën e pasluftës, me synim parësor për të marrë nën kontroll shtetin e ri që po krijohej, si dhe shoqërinë kosovare. Dhe për këtë bënë shumë vrasje politike, grabitje e gjithçka të keqe të imagjinueshme, më së shumti ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sipas Ambasadorit Clint Williamson, që është Kryeprokurori amerikan i SITF (Special Investigative Task Force-Task Forca Hetimore e Posaçme) të Bashkimit Europian, që do të shërbej zyra e akuzës pranë Gjykatës Speciale, janë kryer edhe krimet e përmendura në raportin e Dick Marty, pra të vrasjes së njerëzve për t? u marrë organet e trupit, për qëllime trafiku, ndonëse në një numër më të vogël se sa thuhet në këtë raport.
Gjithsesi, sado i vogël qoftë numri i njerëzve të vrarë për t? ju marrë organet e brendshme trupore, vërtetimi i kësaj akuze me një vendim gjyqësor të Gjykatës Speciale, është një gjë shumë e rëndë. Është një gjë shumë e rëndë jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, pasi sipas Raportit të Dick Marty, e gjitha veprimtaria kriminale e trafikut të organeve ka ndodhur në Shqipëri, ku janë mbajtur njerëzit në burgje ilegale, janë vrarë, pastaj u janë hequr organet e brendshme në klinika ilegale të improvuzuara në Shqipëri dhe u janë transportuar jashtë vendit nëpërmjet aeroportit të Tiranës. Në 2012, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një ligj me votat e të gjitha partive, duke përfshirë edhe ato që janë sot në pushtet, PS dhe LSI, sipas të cilit ligj Task Forca Hetimore e Posaçme e Bashkimit Europian, e krijuar për të bërë hetime mbi Raportin e Dick Marty, kishte të drejtë të hetonte edhe në Shqipëri, në mënyrë të pavarur.

Në periudhën për të cilën flet raporti i Dick Marty, pra që nga mesi i qershorit 1999 e deri në fund të vitit 2000, shteti shqiptar ushtronte kontrollin e territorit në Shqipërinë e Veriut, aq më tepër në zonat për të cilat flet Dick Marty, në rrethin e Kukësit, në Mat, Fushë Krujë e aq më tepër aeroportin e Tiranës, sa një veprimtari e tillë si ajo që përshkruhet në raportin e Dick Marty, nuk mund të kryhej jo më pa dijeninë, por bashkëpunimin e autoriteteve shtetërore të Shqipërisë.
Nuk është ironi e vogël që Gjykatën Speciale të Kosovës e krijuan pikërisht ata të cilët duhet të dënohen nga kjo gjykatë, nëse ajo do të funksionojë vërtet sipas qëllimit të saj, pra ish-drejtuesit e Drejtorisë Politike të UÇK dhe të SHIK, të cilët tashmë po shesin edhe emrin e mirë të UÇK-së për të mbrojtur pushtetin e tyre dhe eventualisht veten e tyre. Mbështetja që i kanë dhënë Gjykatës Speciale njerëz si Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Adem Grabovci, Azem Syla etj., të cilët nuk mund të mos jenë ndër emrat që ka parasysh Kryeprokurori Williamson kur thotë se ?Ne besojmë që provat janë të pakundërshtueshme që këto krime nuk ishin veprime të individëve horra, të cilët vepronin sipas mendjes së tyre, por më tepër që ato janë kryer në mënyrë të organizuar dhe janë sanksionuar nga disa individë në rrafshet e larta drejtues të UÇK. Natyra e këtyre krimeve, si gjerësisht të përhapur dhe sistematikë, në periudhën pas përfundimit të luftës, në qershor 1999, justifikon ngritjen e akuzave për krime kundër njerëzimit.?, është një tregues se amerikanët kanë bërë një tjetër pakt të ndyrë më njerëzit e ish-LPK-së, ashtu që këta të krijojnë Gjykatën Speciale, në këmbim të garancisë se ata vetë nuk do të shkojnë në këtë gjykatë si të pandehur dhe nuk do të dënohen prej saj.
Por, nëse në Gjykatën Speciale ngrihen akuza në termat e deklaratës së Kryeprokurorit Williamson dhe ndër të pandehurit nuk janë Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Adem Grabovci, Azem Syla e disa të tjerë, kjo është njëjtë sikur amerikanët të lajnë fytyrën e duart për atë që ka ndodhur në Kosovë, në shurrën e Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Azem Sylës etj. Amerikanët nuk e kanë hallin që ta lajnë fytyrën e duart para shqiptarëve të Kosovës, apo serbëve, por para botës. Prandaj ka shumë gjasa që amerikanët t? i shesin njerëzit e LPK-së, se tashmë nuk iu duhen më. E kur ta gjejnë veten fort ngushtë në Gjykatën Speciale, ?burrave? të LPK-së nuk do të mbetet gjë tjetër për të thënë në mbrojtje të vetvetes, veçse që ata e kanë bërë gjithçka sipas udhëzimeve që iu vinin nga Tirana, nga zyrat e Komitetit Qendror të PPSH e Sigurimit të Shtetit deri në 1991, e më pas nga zyrat e Partisë Socialiste, ndërsa pas vitit 1997 nga Qeveria e PS e SHIK i saj. A nuk ka qenë kryetar i LPK-së në kohën e Luftës së Kosovës i dërguari i Tiranës, ish-gazetari i ?Zërit të Popullit?, Bedri Islami, për të cilin Serbia nuk protestoi kurrë zyrtarisht në Tiranë, që një shtetas i Shqipërisë ishte në krye të organizatës që merrte përsipër krijimin dhe drejtimin e UÇK-së? E të tjerë si ai. Ndër ta edhe Kryeministri i sotëm Edi Rama i cili në vitet nëntëdhjetë ka marrë pjesë në veprimtari të LPK-së në Zvicër, gjë për të cilën edhe ka shkruar në shtyp. Edi Rama është një nga ata që nuk është i interesuar që të hapet dosja e marrëdhënieve të PPSH-PS-së me LPK-UÇK-në.
Por amerikanët nuk mund ta lajnë fytyrën nëse para Gjykatës Speciale nuk dalin si organizata kriminale LPK-Drejtoria Politike e UÇK (SHIK)-PDK, që kanë qenë instrumentet me të cilët kanë vepruar kriminelët e përmendur më lart. Kështu do të pastrohet edhe emri i UÇK-së.





17:40 Opinione

Summer Durrës

Nga Edison YPIAgjenci udhëtimesh me harxhu gjithato pare me ...

16:43 Opinione

Krenarë si barbarë!

Që në minutën e 29 të ndeshjes FK “Kukësi”- “Legia” e Varsha...

20:58 Opinione

Obama europiani?

Bitania e Madhe duhet të mbetet në BE. Vetëm kështu ajo ende...

Lajmet e fundit nga