web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Summer Durrës

4 Gusht 2015, 17:40, Opinione CNA

Nga Edison YPI

Agjenci udhëtimesh me harxhu gjithato pare me shku për turizëm në vende sume. Butika ku për shkak të çmimeve s’ta ma suma me hy mrena. Supërmarketa me mallra sume të skadume. Piceri me furrë druri ku piqen pica të rrumbullakta si suma me shumë brima. Dyqan bulmeti me 40 lloj djathrash që ke frikë t’i blesh dhe t’i hash nga frika se të sëmuret suma. Agjenci funeralesh që të përcjellin në të sumës.

Agjenci imobiliare ku suma ta ma me hy mrena, por s’mund të blesh asgjë se çmimet e apartamenteve janë sa të Parisit dhe Londrës. Kafene më elegante se të Milanos dhe Romës ku filxhani kafes dhe kafja duken si suma dhe spirra. Reklama me drita me ngjyra me femra me brekë që nuk duken sepse janë të mbuluara nga sumat e zbuluara.

Një grek i dehur tërheq përdore një fëmijë grindavec që qan duke krrujt sumën. Dy italianë që flasin papushim ngaqë kanë hongër sum turtulli po bien dakord me njëri-tjetrin se Shqipëria është il bucco del cullo del mondo, brima e sumës së botës. Disa djem emigrantë me sytë gjithë kohës nga sumat e femrave, me një italishte sume që e kanë mësuar nëpër trageta, sumën nuk e quajnë sumë por fondo schiena. Dy nordikë sumderra me nga një mal me çanta mbi kurriz po nguten të marrin tragetin për me mrrit në Sumtakaxhan kufi me Pakistanin. Celulari tregon se tek ?nearby places? po hanë e pinë ca miq sume Fejsbuku.

Një Benz i madh xhiron rrotat mbi asfalt me tym e fëshkëllima duke i bërë kalimtarët tu iki djersa për ulluk të sumës nga frika. Kosovarët dhe kosovareshat njihen nga shqiptarët dhe shqiptareshat nga sumat që i kan pak më të gjëra. Aroma deodorantësh dhe parfumesh të shtrenjta për me largu erën e sumës. Kalojnë me ngut vajza të bukura barkzbuluara me pantallona xhins të shkurtëra që dëshmojnë me përpikmëri relievin rrënqethës të sumës së femrës. Një mesogrua e ftof në sum, tu krrujt sumën po i thotë mikeshës; “Shife si i kan zbulu sumat kto gocat si në Rio de Janeiro”.

E ka nga dëshpërimi që në kohën e vet, pra në kohën e sumës, kur Durrsi nuk ishte qytet por Saharë, ngaqë s’ja majte suma me zbulu sumën e vet spiunonte shoqet e veta që guxonin me e zbulu fare pak sumën. Disa minimarkete ku mund të gjesh dhe blesh gjithçka që hahet e pihet, por nuk guxon se pasi t’i hash ose t’i pish të nesërmen suma të rrjedh spirrë. Sherrin për parkim e qetëson një polic i shkolluar tu krrujt sumën. Kalojnë tre vajza të nxira me flokë të lëshuara. Një i çartun u pret rrugën; “Më çmendët me këto kërthiza si kratere vullkanesh prejnga pas pak do dali llava. Më dridhet suma kur përfytyroj çfarë fshihni nën ato kanotiera”.

Perritë e abronxuara me pantallonat si breçka dhe gjysmat e sisëve të zbuluara zhduken mes dritash dhe reklamash duke lënë pas një niagarë të qeshurash. Pastiçeri moderne stile italiano. Konike dhe spirale, akulloret ngjyrë kafe brenda kaushave dhe kupave duken sikur sapo kanë dalë nga brima sumash. Po kalon një shkrimtar që shkruan libra sume. Dikush, duke e parkuar Tojotën skiç, ka zënë daljen e makinave si zihet kaps suma. Pallate të mbaruara ose gjysëm të mbaruara fare afër detit lypin një mendje sume me e kuptu pse s’mbarojnë, pse s’shiten, si mund të rrinë të bllokuara prej vitesh qindra miliona Euro. Hundëz artificiale në det e ideuar nga arkitektë sumgjërë dhe e ndërtuar me pare taksapaguesish sumngushtë ka krijuar një gji artificial deti që duket si sumë elefanti. Në një restorant sume një këngëtare lokale po këndon ?Baila Morena? me një zë sume. Ngasin makinat, hanë, pinë, shetisin, takohen, përqafohen, puthen. Gjithçka e bëjnë me qef, por pa pasion.

I vetmi që po flet me pasion është një durrsak i ri që po i thotë një durrsaku të moshur; Përderisa nuk u bë Kryetare Grida Duma, Durrësi nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse summer.





16:43 Opinione

Krenarë si barbarë!

Që në minutën e 29 të ndeshjes FK “Kukësi”- “Legia” e Varsha...

20:58 Opinione

Obama europiani?

Bitania e Madhe duhet të mbetet në BE. Vetëm kështu ajo ende...

15:55 Opinione

ARMIKU TE PORTA

Nga Sokol SHAMETIQeveria socialiste në pushtet arriti më në ...

Lajmet e fundit nga