Kur Erioni te hipe per here te dyte ne autobuz
Nga Mero BazeHera e dytë nuk është nesër, as pasnesër ndosht...
Nga Mero Baze
Botuesi i gazetës 55 Fahri Balliu, është vënë nën kritika të forta dhe ironi pa fund nga media online brenda Partisë Demokratike për shkak të një interviste të tij, ku shikon si zgjidhje reale të ardhjes së PD-së në pushtet një koalicion me LSI-në dhe një ndëshkim të njerëzve që Basha afroi në këtë fushatë, por që dështuan.
Sulmet ndaj Balliut, vijnë sidomos për shkak të tezës së tij për alencë të mundshme të PD-së me LSI-në, që siç e ka zakon Fahriu në raste të tilla, i dekoron me ?interesin kombëtar?.
Edhe pse nuk jam i prirur të marr seriozisht Fahriun në këtë rast, ne duhet të vendosim nëse duhet të marrim seriozisht Lulzim Bashën apo jo.
Teza e rindërtimit të koalicionit të PD-së me LSI-në, ka qenë teza themelore e Lulzim Bashës në garën kundër Sokol Olldashit në Korrik të vitit 2013. Edhe pse kishte ende një muaj nga humbja e thellë e 23 Qershorit, Basha e shikonte këtë humbje, si një humbje aritmike dhe jo politike. Ai fajësonte atë për humbjen e alencës me LSI-në dhe e kishte tezë themelore rikuperimin e kësaj aleance. Olldashi kishte tezën e kundërt, atë të konsiderimit të LSI-së kundërshtare politike dhe betejën për një opozitë morale.
Të gjithë ata që mbështesnin Bashën atëherë ishin po me këtë tezë. Dy vjet më pas, i vetmi njeri konseguent, nga gjithë PD-ja dhe grupi i Bashës, që vazhdon të mbroj qëndrimet e tij është Fahri Balliu. Të tjerët, dmth mbështetësit e tjerë të Bashës duhet të kthejnë kokën dhe të shikojnë çfarë kanë thënë e shkruar kur mbronin Bashën dhe tezat e tij dy vjet më parë.
Nga ana tjetër, të njëjtët që duken të egërsuar me Fahri Balliun, që është për një rikuperim të aleancës PD-LSI, janë duke futur nëpër media mundësitë e një aleance PD-PS për të eleminuar LSI-në. Pra në këtë kontekst, i gjithë evolimi i PD-së këto dy vjet është nga një parti kundër PS-së, në një parti pro dhe kundër LSI-së. Një pjesë e urrejnë dhe duan të bëhen me PS-në ta shkatërrojnë, një pjesë e adhurojnë dhe duan të bëhen aleate me të që të fitojnë pushtetin. Kjo shkretëtirë idesh në PD dhe mungesë fantazie për të bërë opozitë, ka bërë që gjithë opozita dhe ata që formojnë opinionin rreth saj, të merren me një fushatë idiote, ku synojnë ose ?të nxisin sherre? mes PS-së dhe LSI-së, ose të ?frikësojnë? LSI-në se do bëhen bashke me PS-në kundër saj.
Kjo mënyrë të sjelluri nuk bën asgjë tjetër, veçse bën LSI-në forcë udhëheqëse të PD-së, nga e cila varet fati i saj në të ardhmen. Kjo reflektohej nëse e vije re dhe në fushatën e fundit elektorale. Bateritë kryesore të Bashës dhe Berishës u përqëndruan kundër LSI-së dhe betejat më të forta politike u bën kundër saj. Kundër saj u bë betejë politike në Vorë, në Lezhë, në Pogradec dhe thuajse gjithë akzuat për manipulime u vërtitën nga PD-ja kundër LSI-së. Jo se nuk ka pasur vend për debate dhe betejë kundër LSI-së, por motivi që e ka shtyrë PD-në të hyjë në atë fushatë janë idetë foshnjore se kështu do t?i rrisim paranojën Ilir Metës, se kjo luftë po bëhet në bashkëpunim me PS-në.
E njëjta betejë po vazhdon dhe tani. PD-ja është ndarë në një parti pro dhe kundër Ilir Metës dhe LSI-së dhe kjo e bën fatin e saj të prekshëm dhe të diktueshëm jo nga vota e demokratëve, por nga vizioni i LSI-së dhe Ilir Metës.
Ndër ta, Fahri Balliu është më i sinqerti dhe konseguenti. Ai e ka përjetuar humbjen e 23 Qershorit si humbje të mikut të tij Ilir Meta dhe ka qenë mbështetësi kryesor i Bashës dhe luftëtari kryesor kundër Olldashit, mbështetur mbi këtë tezë. Këta që e sulmojnë kanë bërë të njëjtën gjë, vetëm se tani nuk duan ta kujtojnë.
Nga Mero BazeHera e dytë nuk është nesër, as pasnesër ndosht...
Nga Mitro CELA Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipi...
Që në minutën e 29 të ndeshjes FK “Kukësi”- “Legia” e Varsha...
Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipit Çakulit. Dy h...
Nga Kastriot MYFTARAJ Sipas audiopërgjimeve të publikuara në...
Marreveshja e qeverise shqiptare me Agjentet e Kurores eshte...
“Cfare do t’i paraqes sot Presidentit te Republikes zotit Bu...
Bitania e Madhe duhet të mbetet në BE. Vetëm kështu ajo ende...
Nga Patrik SADIKAJ Ka një debat në PD dhe rreth saj pas zgje...
Nga Kastriot MYFTARAJ Në vitin 1955, Cyril Northcote Parkins...
Nga Artan FUGA Aq cope – cope eshte financimi i universitete...
Nga Mitro CELAGoja, piktori i famshëm spanjoll, pasi përfund...
Nga Mentor KIKIA Zgjedhjet vendore përfunduan, por bisedimet...
Nga Altin GOXHAJ Nje nder themeluesit e skemes Soros Remzi L...
Nga Mitro CELAFilm erotik amerikan, nga ata që ta bëjne mish...
Nga Sokol SHAMETIQeveria socialiste në pushtet arriti më në ...
Nga Anila DODAJ Parlamenti është angazhuar posaçërisht t’i v...
Nga Dritan HILAAsnjë arsye evidente nuk kishte Edi Rama të m...
*Nga Andi BUSHATI...
Korrik 2015. Në Barcelonë për vakanca. Hoteli me dy cepa. La...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...