Pordhopol
Nga Edison YPI-Pordhe ? -Pordha. -Idiot. -Pse ? -Nuk pordhe ...
Mbi trotuarin e ?Bankë?-s, shitet ?Bar Miu?. Rrëzë murit të ?Change?-it tregëtohet ?Far Djathi?. Mbi vetrinën e ?Fustane Nusërie?, janë nderë të mbathura. Mbi restorantin ku hahet mish viçi dhe pihet raki?, lexohet ?Mish Derri i Freskët?. Atje ku lexon ?Berber?, është instaluar një zgarë prushi me pula të shkuara në hell. Në ?Farmaci? nuk kuptohet se nga mund të hysh veçse nëpërmjet derës së dyqanit ku shiten patate me shumicë futur në thasë. Para një ?Cash Point?-i mbajnë rradhë për të tërhequr pare pesë shqiptarë; Njëri me mustaqe, tjetri pa dhëmbë, një ushtarak, një hunderr, i pesti me një shenjë thike në faqe. Në një dyqan në murin e të cilit mbështetet ?Cash Point?-i, oriz, sheqer, patate, makarona, kopertona bicikletash, vajra makinash, shapka. Tek ?Travel Agency? luhet Bilardo dhe vihen Baste Sportive. ?Këpucë të Vjetra? rrinë varur mbi ca kosha me presh. Ngjitur me koshat blegërijnë dy qingja të bardhë që e nuhasin se pas pak do theren. ?Pastiçeri?-a i bën karshillëk një guve të errët pa dritare që quhet ?Rostiçeri?. Brenda “Rostiçerisë” shqiptarë të kërrusr kullufisin male mishi shoqëruar me pilaf dhe kos. “Qilima”-t e varur në trotuar mbulojnë tabelën e ?Telefona Celularë Orëndreqës?. ?Elektroshtëpiake? ka mbushur trotuarin me hekurishta të ndryshkura. ?Klinikë Dentare? që ndoshta ndodhet në ndonjë kat të epërm, ka vetëm tabelën. ?Sallon Bukurie? dhe ?Shërbime Funerale? i ndan një derë e vogël dërrase mbyllur me lloz që s?merret vesh ku të degdis. Një kamion i ndalur, shoferi i të cilit ka ikur në drejtim të paditur, është futur së prapthi në një si magazinë. Një e treta e kamionit brënda në magazinë, e treta tjetër mbi trotuar, e treta e tretë ka blllokuar gjysmën e rrugës. Disa ?Piceri?. Pesë a gjashtë ?Ëmbëltore?. ?Dyer të Blinduara? sa duket ka blinduar edhe vetveten përderisa është mbyllur dhe nuk ka asnjë shënim kur mund të hapet. ?Fotograf?-i ka përmbledhur në gjirin e vet ?Internet Kafe?, ?Lojra Kompjuterike në Rrjet?, ?Punime Duroalumini?. ?Fizioterapist?-i rri sikletshëm me një ?Class Restorant? sipër, një ?Picaso Bar? nga e majta, dhe ?Gëlqere? nga e djathta. Tek ?Berber?-i nuk mund të rruhesh as të qethesh sepse nga brenda del tymi i pulave hungareze të pjekura në hell. Një Golf 4 me 5 veta në bord që po provon të hyjë i tëri në një dyqan gjatë manovrës hedh përtok? një motoçiklist me Honda. Një Benz i madh me të gjitha dritat ndezur ka bllokuar rrugën. Nga një furgon i vjetër plot zhurmë e tym bien mbi asfalt ca arka bosh.
Nga Edison YPI-Pordhe ? -Pordha. -Idiot. -Pse ? -Nuk pordhe ...
Në kulmin e krizës së krijuar në marrëdhëniet gjermano-shqip...
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama u detyrua të ndërp...
Nga Ardit RadaPolitikat fiskale dhe kryesisht sistemi i taks...
Nga Kastriot MYFTARAJDalekët i kam parë në fëmijërinë time, ...
Nga Mero Baze Debati publik mes shtypit dhe Ministrisë së Fi...
Nga Artan FugaMorem vesh duke ikur me pushime, si nje shupla...
Nga Kastriot MYFTARAJVrasja e Bardhok Bibës, sekretarit poli...
Nga Ilva TareFalë edhe temperaturave të larta nuk është ndon...
*Nga Andi BUSHATISali Berisha ka thërritur edhe njëherë si n...
Nga Lorenc Vangjeli Të përbashkët kanë pasur vetëm profesion...
Nga Sali BERISHAintoleranca e Edi Rames ndaj kritikave dhe m...
Enver BytyçiNe historinë e pluralizmit shqiptar e më gjerë n...
Nga Armand SHKULLAKUQeveria po përgatitet të hartojë një lig...
*Nga Flamur GJYMISHKA Ditet e fundit debati mbi permisimin e...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 1997, në prag të nisjes së Luftës së...
Nga Edison YPIAgjenci udhëtimesh me harxhu gjithato pare me ...
Nga Çim PekaHeshtja e kryetarit te PD-se Lulzim Basha pas zg...
Nga Artan FUGANe nje emision televiziv lajmesh sonte, duke d...
Sot Erion Veliaj ka prodhuar një lajm të mirë. Në ditën e dy...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...