A ka një plan Rama për të përdorur Ilir Metën?
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama u detyrua të ndërp...
Në kulmin e krizës së krijuar në marrëdhëniet gjermano-shqiptare, për shkak të dyndjes së mbi 30 mijë azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani, në Shqipëri kanë ardhur policë gjermanë për të mbikqyrur vendkalimet kufitare të Shqipërisë. Policët gjermanë janë në vendkalimet kufitare që Qeveria Gjermane të sigurohet se shumica e shqiptarëve që duan të udhëtojnë jashtë vendit kthehen pas që në vendkalimet kufitare shqiptare. Policët gjermanë kanë ardhur në Shqipëri që të sigurohen se policët shqiptarë do ta bëjnë mirë detyrën e tyre për t? i mbajtur shqiptarët të ngujuar në një lager (kamp përqëndrimi) të madh, në përmasat e kufijve të shtetit shqiptar. Kështu, ndonëse shqiptarët kanë fituar që prej disa viteve të drejtën e lëvizjes së lirë në Europë, këtej e tutje kjo e drejtë është bërë fiktive meqënëse Qeveria e Edi Ramës, prej pak kohësh ka vënë në fuqi atë që nuk mund të quhet ndryshe përveçse regjim i vizave të brendshme, i ngjashëm me atë të kohës së shtetit komunist.
Në Shqipërinë komuniste kishte dy lloj vizash, viza e brendshme, të cilën ua jepte shteti shqiptar atyre që do të dilnin jashtë vendit, dhe viza tjetër, e jashtme, që jepej nga ambasada e vendit ku do të shkonte personi. Sot në vendkalimet kufitare shqiptare (ajrore, tokësore, detare), autoritetet policore shqiptare zbatojnë në mënyrë të kundërligjshme regjimin e vizave të brendshme duke ndaluar shumë qytetarë shqiptarë të udhëtojnë jashtë vendit, kur mendojnë se ata nuk do të kthehen por do të kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian. Kush ka ankesa, duhet të kërkojë një formular për ta plotësuar, thonë autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. E njerëzit, edhe kur janë në rregull sipas ?rregullit? që ka vendosur Qeveria, nga frika se mos i kthejnë apo vonojnë detyrohen të paguajnë mitë, siç quhet në Kodin Penal, apo rryshfet siç quhet në të folmen popullore, të prejardhur nga koha otomane. Ky natyrisht nuk është problemi i policëve gjermanë mbikqyrës, as i Qeverisë Gjermane. Meqënëse Ministri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë ka thënë se një nga arsyet e dyndjes së shqiptarëve për të kërkuar azil në Gjermani është se një azilant shqiptar në Gjermani paguhet më shumë se një polic në Shqipëri, atëherë duhen mirëkuptuar policët shqiptarë, kur kërkojnë të kompensojnë në mënyrë të kundërligjshme diferencën e pagës së tyre me atë të kolegëve gjermanë. Për Qeverinë Gjermane ka rëndësi që policët shqiptarë ta bëjnë mirë së paku këtë detyrë, atë të rojeve të lagerit (kampit të përqëndrimit).
Nuk është e qartë se përse policë gjermanë kanë shkuar edhe në vendkalimet kufitare shqiptare me Greqinë, kur asnjë shqiptarë që dëshiron të udhëtojë në Gjermani nuk kalon nëpërmjet Greqisë. Prania e policëve gjermanë në vendkalimet kufitare shqiptare me Greqinë bart një ngarkesë të madhe negative provokuese historike për shkak se në Luftën e Dytë Botërore, divizionet gjermane që pushtuan Shqipërinë erdhën pikërisht nga Greqia. Në atë kohë Greqia kishte një qeveri kolaboracioniste të kryesuar nga Ioannis Rallis, njëjtë si ajo e Shefqet Vërlacit në Shqipëri që në 1940 konfirmoi shpalljen e luftës që Italia i bëri Greqisë. Qeveria e Rallis kontrollonte vendkalimet kufitare greke me Shqipërinë, pikërisht ato ku sot ka policë gjermanë. Kur konvojet ushtarake gjermane kaluan nga Greqia në Shqipëri në shtator 1943, policët grekë të vendkalimeve kufitare ngritën traun e doganës, me urdhër të qeverisë së tyre. ?Përse?? Duhet të kenë pyetur kolegët shqiptarë? ?Do të vinë turistë gjermanë nga Greqia?, duhet të jenë përgjigjur grekët.
Përtej ironisë, sipas logjikës me të cilën grekët e fajësojnë Shqipërinë për agresionin italian ndaj Greqisë, ky vend është përgjegjës për pushtimin gjerman të Shqipërisë. Ndryshimi i vetëm është se Qeveri Greke e Rallis, vasale e gjermanëve, nuk i shpalli luftë Shqipërisë në këtë rast. Kjo ishte thjesht djallëzi greke. Më i ndershëm ishte veprimi i Shefqet Vërlacit në 1940, i cili iu tha grekëve se meqënse Ushtria Italiane erdhi në vendin tuaj nga territori i Shqipërisë, unë po iu shpall luftë. Ironikisht, Rallis u bë Kryeministër i Greqisë në 7 prill (1943), ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia, dhe ai bashkëpunoi për pushtimin e Shqipërisë nga Gjermania!
Qeveria Gjermane nuk do të guxonte që të çonte policë gjermanë në vendkalimet kufitare të Shqipërisë me Greqinë, madje pikërisht në kohën kur Gjermania bashkë me vendet e tjera të Eurozonës po i japin Greqisë pakon e rradhës të ndihmës financiare me 86 miliardë euro, nëse nuk do të kishte një mendim shumë racist për shqiptarët, si një racë e ulët, një popull që nuk reagon ndaj fyerjes dhe padrejtësisë. Gjermanët nuk mund të mos e dinë se dërgimi i policëve gjermanë në vendkalimet kufitare shqiptare me Greqinë, është një provokim shumë i rëndë ndaj shqiptarëve nisur nga ngarkesa historike që bart. Nëse shqiptarët do të reagonin si grekët, sot do të ishin djegur vendkalimet kufitare shqiptare me Greqinë, do të ishin linçuar policët gjermanë në këto vendkalime kufitare, do të ishte djegur ambasada gjermane në Tiranë, do të ishte vrarë ambasadori gjerman i cili guxoi të shkonte pikërisht në vendkalimet kufitare gjermane me Shqipërinë për të takuar policët gjermanë. Në kohën që Greqia i kërkon Gjermanisë zyrtarisht dëmshpërblimet e luftës, në vendkalimet kufitare të Shqipërisë me Greqinë vendosen policë gjermanë! Ky është një provokim i mjaftueshëm që shqiptarët të ngriheshin në protesta që në këtë rast nuk mund të jenë vecse të dhunshme. Nëse me këtë rast vriten dhe disa policë gjermanë në Shqipëri, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Tekefundit policët gjermanë gjenden në Shqipëri në mënyrë të kundërligjshme. Për praninë e tyre në vendkalimet kufitare duhej një ligj i veçantë, se ata nuk mund të jenë atje thjesht me marrëveshjet e tashme mes dy vendeve.
Ardhja e policëve gjermanë në vendkalimet kufitare shqiptare tregon se Gjermania mendon që problemi shqiptar duhet zgjidhur thjesht, me formulën ?30 mijë?.
Në Gjermani kanë shkuar 30 mijë shqiptarë që kërkojnë azil. Për Gjermaninë kjo është një krizë e kontrollit të vendit. Në pikëpamjen gjermane, dhe në përgjithësi atë europiane dhe amerikane, 3 milion banorët e Shqipërisë ndahen në kontrollues dhe të kontrolluar. Kontrolluesit janë 30 mijë shqiptarët me detyra shtetërore, që kanë të bëjnë me mbajtjen e vendit nën kontroll, ndryshe të sigurisë, që nga qeveritarët, zyrtarët e lartë të administratës në nivel qendror dhe lokal me detyra të tilla, gardistët, prokurorët, gjyqtarët, policët (e Policisë së Shtetit dhe të bashkive), ushtarët profesionistë, njerëzit e shërbimit të fshehtë. Të gjithë së bashku, këta janë 30 mijë vetë. Këta 30 mijë shqiptarë janë ata që kanë për detyrë ta mbajnë vendin nën kontroll. Ajo që u kërkohet këtyre nga Bashkimi Europian dhe SHBA është kontrolli minimal i vendit, domethënë ta kenë vendin nën kontroll në atë masë që nga Shqipëria të mos dynden njerëz për në vendet e Bashkimit Europian, dhe në Shqipëri kriminelët të mos guxojnë të veprojnë aq hapur sa të huajt të mos guxojnë të shkelin fare në këtë vend.
Nëse këta 30 mijë shqiptarë, të cilët mund të quhen kontrolluesit e vendit, e bëjnë këtë detyrë të kontrollit minimal të vendit, atëherë ata mund të lejohen të nxjerrin fitime të kundërligjshme korruptive nga të kontrolluarit, domethënë nga shqiptarët e tjerë. Sigurisht që të huajt do t? i qortojnë për këtë gjë dhe do t? u kërkojnë luftë kundër korrupsionit, por vetëm me qëllim që t? i kenë nën kontroll edhe kontrolluesit e Shqipërisë. Kështu sigurohet kontroll i dyfishtë mbi Shqipërinë. Por çdo shtet dhe çdo shoqëri që gjendet brenda tij funksionon sipas një ekuacioni të ngjashëm me atë me të cilin funksionon një sistem mekanik i çfarëdoshëm ku qarkullon lëng apo gaz. Kështu, sa më e ulët që të jetë aftësia e sistemit për të përballuar presionin, aq më shumë duhet të funksionojnë valvolat e shkarkimit. Pra, nëse nuk doni që sistemi të shpërthejë duhet të balanconi rritjen e presionit nga prurjet në sistem, me përdorimin e valvolave të shkarkimit. Në rastin e një shteti dhe të një shoqërie, mbi të cilën është ngritur ai, aftësia bartëse e sistemit përcaktohet nga gjendja ekonomike e vendit. Sa më e mirë gjendja ekonomike, aq më e madhe aftësia bartëse e sistemit. Sa më e keqe gjendja ekonomike, aq më shumë duhet të funksionojnë valvolat e shkarkimit. Në Shqipërinë e pas vitit 1990, si valvol shkarkimi e presionit ka shërbyer largimi i njerëzve jashtë vendit. Kështu sistemi është lehtësuar nga presioni. Sot kur emigrantët po kthehen në Shqipëri, disa me forcë dhe disa të detyruar nga kriza ekonomike në vende si Greqia, kjo sjell rritjen e presionit në sistem. Në mungesë të valvolave, sistemi do të shpërthejë.
Por gjermanët dhe nw përgjithësi europianët nuk i shikojnë gjërat kështu sepse ata kanë një përçmim të madh për shqiptarët dhe një besim se të madh te kontrollorët, të cilët mund ta mbajnë vendin nën kontroll duke ushtruar dhunë. Fakti që në Gjermani kanë shkuar 30 mijë shqiptarë nga të kontrolluarit për të kërkuar azil, mendojnë zyrat e specializuara gjermane ku bëhen analiza për Shqipërinë, tregon se 30 mijë kontrolluesit nuk e kanë bërë detyrën e tyre. Prandaj në Shqipëri dërgohen policët gjermanë për t? i mbikqyrur ata, në mënyrën më praktike, në vendkalimet kufitare. Por fakti që vetëm në Gjermani janë dyndur, për të kërkuar azil, kaq shumë të kontrolluar (30 mijë), sa ç? është numri i kontrolluesve, tregon se ekuacioni ka shkuar drejt një zgjidhjeje që është simptomatike për atë që arrin të kuptojë diçka nga shenjat që tregojnë të ardhmen. Gjithsesi, për momentin, kontrollorët shqiptarë duket se me ndihmën e policëve gjermanë dhe të tjerëve, do të arrijnë ta marrin disi situatën nën kontroll, duke i mbyllur portat e lagerit (?kamp përqëndrimi?, në gjermanisht) të madh Shqipëri. Por kontrollorët, do të thotë Qeveria e Edi Ramës, nuk kanë asnjë ide për atë sesi duhet përmirësuar gjendja ekonomike e vendit. Kjo do të mjaftonte për të deligjitimuar një qeveri edhe nëse ajo është e zgjedhur me vota, se vihet në dyshim vetë mënyra sesi janë fituar këto vota. Asnjë qeveri, qoftë kjo edhe e ardhur në fuqi, në mënyrë demokratike, në dukje nuk është legjitime, nëse bën rolin e administratës së kampit të përqëndrimit në vend.
Sesi do të jetojnë shqiptarët brenda këtij lageri, qartësisht nuk është problem as i Gjermanisë dhe as Bashkimit Europian. Ndonëse Bashkimi Europian dhe Gjermania kanë një detyrim të qartë ndaj shqiptarëve, për arsye se qëkurse vendi ynë ka hyrë në procesin e ashtuquajtur të integrimit për në Bashkimin Europian, që shumë vite më parë, ka nënshkruar marrëveshje sipas të cilave ka hapur kufijtë për qarkullimin e lirë të mallrave, me ç? rast është zhdukur pothuajse çdo mundësi që edhe ato sende që mund t? i prodhojë Shqipëria të përballojnë garën në treg. Bujqërit dhe blegtorët shqiptarë janë në një garë të pabarabartë me prodhimet e bujqëve dhe blegtorëve të Bashkimit Europian që financohen nga buxheti i përbashkët i BE. Mungesa e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri bën që të mos zhvillohet dhe industria e përpunimit të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, që është ndër industritë e vetme që mund të zhvillojë një vend i vogël si Shqipëria.
Gjermania dhe bashkë me të edhe Bashkimi Europian, nuk kanë aspak në plan që ta përmirësojë jetën e shqiptarëve duke i dhënë Shqipërisë me 3 milionë banorë qoftë edhe vetëm 3% të ndihmës financiare që i është dhënë pesë viteve të fundit Greqisë me 10 milionë banorë. Greqia, në pesë vitet e fundit, nëse llogariten në total, pakot e njëpasnjëshme të financimeve të Eurozonës (të famshmit bailout), financimet nga Banka Qendrore Europiane për bankat greke, si dhe dhe falja e një pjese të madhe të borxhit grek, ka përfituar rreth 500 miliard euro ndihmë financiare. 3% e kësaj shume janë 15 miliard euro. Sa shumë mund të ishte bërë në Shqipëri me kaq para nëse investoheshin në vend nën kontrollin e rreptë europian dhe posaçërisht gjerman! Por nuk do të ndodhë kështu. Atëherë si do të jetojnë shqiptarët? A mos ndoshta në fantazinë e gjermanëve duhet që shqiptarët të zhvillojnë aftësitë e kameleonit, që jeton me ajër?
Ky nuk është problemi jonë, thonë gjermanët me sjelljen e tyre. Nëse ka ndonjë problem tjetër shqiptar për gjermanët, pasi të jetë ndaluar dyndja e azilkërkuesve nga Shqipëria, ky është se mos në Shqipëri, nga të kontrolluarit del një pakicë aktive e cila rebelohet ndaj kontrollorëve për t? i përmbysur ata. Nuk do të ishte aspak e habitshme që të ndodhte kështu, duke qenë se vështirë që shqiptarët në të ardhmen mund të zhvillojnë aftësinë e kameleonit për të jetuar vetëm me ajër. Është e lehtë t? i bindësh njerëzit energjikë por të pashpresë për të bërë revolucione shoqërore. Aq më tepër kur iu thuhet se kjo është edhe një fushatë me përfitime të shpejta materiale për pjesëmarrësit, pasi kontrollorët janë pasuruar në mënyrë të padrejtë dhe meritojnë të shpronësohen në dobi të shoqërisë. Sigurisht që nuk duhet bindur veçse një pakicë aktive, që në çdo rast nuk është e nevojshme të jetë si numër më tepër se dy-tre fishi i numrit të kontrollorëve, që do të thotë jo më shumë se 2-3% e popullsisë. Shumica pasive shkon pas atij që ka sukses, domethënë atij që tregon më shumë forcë. Regjimi i kontrollorëve, edhe pse në letër mbahet me vota, në fakt e ka humbur çdo legjitimitet, pasi pushteti i dalë nga votat nuk sjell përmirësim të gjendjes së votuesve (të kontrolluarve), gjë që tregon se regjimi i kontrollorëve thjesht ka aftësi manipuluese të shoqërisë, në mënyra të ndryshme.
Gjermanët, në analizat e tyre sekrete, i kanë parashikuar edhe skenarët e rebelimit të armatosur të të kontrolluarve shqiptarë ndaj regjimit të kontrollorëve. Sipas këtyre analizave, skenari i rastit më të keq për fatin e regjimit të kontrollorëve është ai i një rebelimi islamik të mbështetur nga organizatat ekstremiste në botën islame. Por, në këtë rast mendojnë gjermanët, në Shqipëri do të ndërhyjë NATO, meqënëse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe një rebelim i tillë cilësohet si agresion ndaj një vendi anëtar, sipas traktatit të aleancës. Sa për rebelimin për shkaqe sociale, të të kontrolluarve shqiptarë ndaj regjimit të kontrollorëve, gjermanët në analizat e tyre sekrete thonë se në rastin e një rebelimi të tillë, regjimi i kontrollorëve mund të ketë sukses nëse, tekefundit, kur ai të jetë vërtet në rrezik, t? i jepet dorë e lirë për të ushtruar dhunë të pakufizuar, me justifikimin se gjendet para një rebelimi me ngjyrim islamik. Sipas analizave të gjermanëve, regjimi i kontrollorëve në Shqipëri mund të mbijetojë një situatë të tillë deri në një pikë kritike, ku humb fizikisht 4% të personelit të tij të përgjithshëm. Nëse ndodh kështu regjimi i kontrollorëve shpërbëhet dhe merr fund. Shumë besim paskan gjermanët te regjimi i kontrollorëve! Në fakt ai shembet nëse humb fizikisht qoftë edhe 1 % të pjesës aktive të kontrollorëve, të atyre që në një situatë krize të tillë mund të llogariten si luftëtarë.
Ajo që nuk kanë parashikuar gjermanët, për shkak se nuk i le përçmimi i tyre për shqiptarët, është që në rrethin e të kontrolluarve në Shqipëri të ketë njerëz aq të zgjuar sa të përpunojnë një plan për ta bërë rebelimin e të kontrolluarve shqiptarë një kauzë europiane, që do të ndante seriozisht dhe thellësisht shoqëritw europiane, madje edhe atë gjermane. Te të kontrolluarit shqiptarë ka njerëz aq të mençur sa ta kuptojnë se ndryshimi në trajtim mes Shqipërisë dhe Greqisë ndodh sepse Shqipëria shihet si një vend musliman, ndërsa Greqia si një vend i krishterë europian që ndan një kufi të gjerë tokësor dhe detar me Turqinë, vendin më të madh musliman në kufijtë e Europës. Greqia pra shihet si një bastion i krishterë europian në kufijtë e Europës, prandaj tolerohet që të marrë para borxh në shuma kolosale, me të cilat ble armatime të shumta dhe pastaj i lejon vetes që të thotë se nuk do t? i paguajë borxhet. Greqia pra shihet si një vend kryqtar në kufijtë e Europës, pra një vend që bën luftën e shenjtë të krishterë në kufijtë e Europës. Prandaj Greqia u pranua në Bashkimin Europian dhe në Eurozonë, ndonëse nuk përmbushte standardet minimale. Këtu është sekreti. Pavarësisht se Europa flet për tolerancë religjioze, ajo shpërblen dhe përkëdhel vende kryqtare si Greqia, jo një vend që vlerësohet të jetë model i bashkëjetesës religjioze, si Shqipëria. E nëse nga shumica pasive e të kontrolluarve shqiptarë del një pakicë aktive, e cila është e gatshme të luftojë kundër regjimit të kontrolluesve, por duke bërë si kauzë edhe deislamizimin e Shqipërisë, me arsyen se Islami është bërë shkak për trajtimin e deritashëm të Shqipërisë, atëherë konflikti në Shqipëri do të marrë menjëherë një kuptim të veçantë e të rëndësishëm për Europën, duke gjetur një mbështetje të rëndësishme atje. Në këtë rast, në Shqipëri do të vinin mijëra e mijëra vullnetarë europianë nga qarqet antiislamike. Një ngjarje e tillë në Shqipëri do të shërbejë si katalizator në shoqëritë europiane. Dhe kur të pyetet sesi nisi e gjithë kjo, do të thuhet se nisi me ardhjen e policëve gjermanë në Shqipëri, posaçërisht në vendkalimet kufitare shqiptare me Greqinë.
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama u detyrua të ndërp...
Nga Ardit RadaPolitikat fiskale dhe kryesisht sistemi i taks...
Nga Kastriot MYFTARAJDalekët i kam parë në fëmijërinë time, ...
Nga Mero Baze Debati publik mes shtypit dhe Ministrisë së Fi...
Nga Artan FugaMorem vesh duke ikur me pushime, si nje shupla...
Nga Kastriot MYFTARAJVrasja e Bardhok Bibës, sekretarit poli...
Nga Ilva TareFalë edhe temperaturave të larta nuk është ndon...
*Nga Andi BUSHATISali Berisha ka thërritur edhe njëherë si n...
Nga Lorenc Vangjeli Të përbashkët kanë pasur vetëm profesion...
Nga Sali BERISHAintoleranca e Edi Rames ndaj kritikave dhe m...
Enver BytyçiNe historinë e pluralizmit shqiptar e më gjerë n...
Nga Armand SHKULLAKUQeveria po përgatitet të hartojë një lig...
*Nga Flamur GJYMISHKA Ditet e fundit debati mbi permisimin e...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 1997, në prag të nisjes së Luftës së...
Nga Edison YPIAgjenci udhëtimesh me harxhu gjithato pare me ...
Nga Çim PekaHeshtja e kryetarit te PD-se Lulzim Basha pas zg...
Nga Artan FUGANe nje emision televiziv lajmesh sonte, duke d...
Sot Erion Veliaj ka prodhuar një lajm të mirë. Në ditën e dy...
Nga Mero BazeBotuesi i gazetës 55 Fahri Balliu, është vënë n...
Nga Mero BazeHera e dytë nuk është nesër, as pasnesër ndosht...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...