Ku kanë shkuar të gjithë njerëzit e mirë?
Nga Spartak NgjelaWhere have all the good men gone? – Ku kan...
Deri më sot nuk ka një histori zyrtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të Luftës së Kosovës (1998-1999), që të jetë e shkruar dhe e botuar nga institucionet e specializuara të Kosovës. Megjithëse që prej shtatë viteve
ekziston Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku ka edhe një sektor të hulumtim-kërkimeve, kjo Ministri nuk ka bërë dhe as e ka në plan të bëjë një histori të UÇK. As Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit, dhe të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk e ka një detyrë të tillë. As Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, as Instituti i Historisë në Prishtinë nuk janë duke punuar për një projekt të tillë. Në këto rrethana, si versioni më zyrtar i historisë së UÇK-së dhe i Luftës së Kosovës është pjesa për UÇK-në dhe Luftën e Kosovës, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ku pjesa për UÇK dhe Luftën e Kosovës është shkruar nga njerëzit e UÇK-së.
Sipas ndarjes ?UÇK? në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, me autor Jakup Krasniqin: ?Më 5 prill 1993, në kullën e tij (Adem Jasharit) u organizua një mbledhje me luftëtarët e njësiteve guerile dhe veprimtarët politikë. A. Jashari propozoi që gjitha aksionet të kryheshin në emër të Ushtrisë së Kosovës. Në këtë mbledhje u mor vendimi për emërimin e tij si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kosovës, e cila në vjeshtën e vitit 1994 mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.?(Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2009, Vëllimi 3, f. 2827)
Por në jetëshkrimin e Adem Jasharit, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, i shkruar nga i njëjti Jakup Krasniqi, nuk thuhet se Adem Jashari u emërua Komandant i Përgjithshëm i UÇK, por vetëm se ai ishte ?komandant legjendar?. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 1, f. 1064)
Ky nuk është një lapsus i Jakup Krasniqit, i cili për nga shkollimi është historian, madje me grada shkencore, por, siç do të tregoj më tutje, pikënisja historiografike e një procesi djallëzor të nxjerrjes së Adem Jasharit jashtë kohës historike, kohës kur jeta dhe veprimtaria e njerëzve është e dokumentuar. Në jetëshkrimin e Adem Jasharit në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të shkruar nga Jakup Krasniqi thuhet: ?Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Jashari është shpallur komandant legjendar.? (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 1, f. 1065)
Çfarë do të thotë kjo ?me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së?? Nëse ka një Komandant të Përgjithshëm, atëherë ka edhe një Komandë të Përgjithshme, e cila qëndron mbi Shtabin e Përgjithshëm. Pra, është Komanda e Përgjithshme e cila mund të marrë një vendim të tillë për Komandantin e Përgjithshëm të vrarë në luftë. Pastaj përse Adem Jashari u shpall ?komandant legjendar? dhe jo ?Komandant i Përgjithshëm Legjendar?? Merret vesh, titulli ?komandant legjendar? iu dha për të kompensuar heqjen e titullit ?Komandant i Përgjithshëm?. ?Komandant i përgjithshëm? është një term i saktë ushtarak, ndërsa ?komandant legjendar? është një term medial-folklorik. Në mungesë të titullit zyrtar, Termi ?legjendar? ka konotacion të kohëve parahistorike dhe jashtëhistorike, për të cilat nuk ka burime të shkruara, por vetëm gojëdhëna, legjenda. Kështu, ne i quajmë heronj legjendarë Mujin, Halilin, Gjergj Elez Alinë, se për ta kemi vetëm gojëdhëna. Por Adem Jashari i përket kohës historike. Për të dihet mirë koha e lindjes, vendlindja, veprimtaria. Është interesante se, sipas ligjit të Kuvendit të Kosovës, nr. 04/L-054, dt. 8 dhjetor 2011, të nënshkruar nga i njëjti Jakup Krasniqi, Adem Jashari është, saktësisht sipas nenit 16, paragrafi i tretë: ?Për sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në Luftën e UÇK-së, për lirinë dhe çlirimin e vendit, Adem Jasharit i njihet statusi: Komandant legjendar i UÇK-së.?
Edhe këtu Adem Jashari nuk përmendet si Komandanti i Përgjithshëm i parë i UÇK-së, por vetëm si ?komandanti legjendar?. Kështu, Adem Jashari është nxjerrë edhe me ligj jashtë kohës historike. Ai ka të drejtë që emrin e tij ta mbajë aeroporti i Prishtinës, kazermat ushtarake, të ketë shtatore, por ai nuk ka të drejtë t? i përkasë kohës historike. Pse? Sepse kështu u konvenon atyre që krijuan kultin e tij, njerëzve të Drejtorisë Politike të UÇK-së. Se në kohën historike ka dokumente, arkiva mbi bazën e të cilëve bëhen pyetje të bezdisshme. Kështu mund të pyetet se çfarë raporte janë bërë për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së sa i përket Luftës së Prekazit të Poshtëm, domethënë asaj të Adem Jasharit? Çfarë thonë Arkivat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për këtë ngjarje? Që të shmangen këto pyetje të bezdisshme, është më mirë që Adem Jashari të nxirret jashtë kohës historike në kohën legjendare. Çfarë të dhëna arkivore kërkoni për njeriun që tashmë e ka rrëmbyer koha legjendare?
Adem Jashari ?Komandant i Përgjithshëm i UÇK? të çon te pyetja e bezdisshme se përse pas vdekjes së tij nuk u emërua një tjetër Komandant i Përgjithshëm i UÇK. Pas vdekjes së Adem Jasharit u emëruan njëri pas tjetrit dy Komandantë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla dhe Sylejman Selimi, por jo një Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së. Madje, teknikisht, këta nuk qenë as komandantë të Shtabit të Përgjithshëm, por vetëm Komandantë të Shtabit Ushtarak, njërës ndarje të Shtabit të Përgjithshëm, i cili ndahej në Shtabin Ushtarak dhe në Drejtorinë Politike. Kjo e fundit, vepronte praktikisht e pavarur. Termi ?Komandant i Shtabit të Përgjithshëm? është absurd, se në cdo ushtri, qoftë edhe guerrile, ka Shef të Shtabit të Përgjithshëm, por jo Komandant të Shtabit të përgjithshëm. Një ?Komandant të Shtabit të Përgjithshëm? ka pasur për dhjetë muaj, korrik 1943-maj 1944, vetë në ushtrinë partizane komuniste të Shqipërisë. Më pas, u kuptua kjo marrëzi dhe u emërua një Komandant i Përgjithshëm (Enver Hoxha) dhe një shef i Shtabit të Përgjithshëm (Spiro Moisiu). Nuk është ironi e vogël që kjo marrëzi u përsërit 55 vite më vonë në Luftën e Kosovës. UÇK nuk pati një Komandant të Përgjithshëm pas vdekjes së Adem Jasharit, ose më saktë nuk ka pasur kurrë një të tillë, se Adem Jashari nuk ka qenë kurrë Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së. Kjo gjë nuk e zvogëlon aspak heroizimin e tij, por e bën më madhështor.
Meqënëse kur ka një Komandant të Përgjithshëm, do të thotë se ka edhe një Komandë të Përgjithshme, atëherë në rastin e Adem Jasharit ?Komandant të Përgjithshëm? del që Komanda e Përgjithshme të ketë qenë shtëpia e tij!!! Nëse Adem Jashari ka qenë Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së, atëherë del që në mars 1998, në shtëpinë e tij në Prekazin e Poshtëm u rrethua Komanda e Përgjithshme e UÇK-së! Por askush deri më sot nuk e ka thënë këtë gjë. Pra, Komanda e Përgjithshme duhet të ishte dikund tjetër, ku bashkë me të duhet të ishte dhe Shtabi i Përgjithshëm. E kjo do të thotë që Adem Jasharin, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm duan ta paraqesin dezertor. Se çfarë domethënie tjetër ka që Komandanti i Përgjithshëm rri në shtëpinë e vet, ku edhe rrethohet nga serbët bashkë me familjen e tij. Komandanti i përgjithshëm i UÇK-së i ngujuar në shtëpinë e tij, do të thotë një komandant i përgjithshëm që e përdor familjen e tij si mburojë njerëzore, në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare të luftës. Për tre ditë, ?Komandanti i Përgjithshëm? luftoi i vetëm bashkë me njerëzit e familjes dhe ata që u gjendën në shtëpinë e tij si miq, pa pasur mbështetjen e Ushtrisë së tij dhe Shtabit të Përgjithshëm, të cilët heshturazi e qortuan për braktisjen e detyrës.
Ata që shpikën Adem Jasharin ?Komandant të Përgjithshëm të UÇK?, e kuptuan se kjo përrallë nuk besohej kështu që i dhanë titullin e papërcaktuar të ?komandantit legjendar?. Kjo shmang saktësimin e bezdisshëm se çfarë rangu kishte në të vërtetë Adem Jashari në UÇK. Adem Jashari ishte një luftëtar i lirisë, dhe heroizmi i tij nuk zvogëlohet edhe nëse ka qenë ushtar i thjeshtë, apo komandant i një grupi të luftëtarëve të Prekazit të Poshtëm.
Ashtu siç e kanë nxjerrë me ligj Adem Jasharin jashtë kohës historike, ashtu e kanë mxjerrë me ligj jashtë kohës historike dhe luftën që bëri ai dhe njerëzit e tij, në 5-7 mars 1998. Sipas ligjit të Kuvendit të Kosovës, nr. 04/L-054, dt. 8 dhjetor 2011, të nënshkruar nga i njëjti Jakup Krasniqi, saktësisht sipas nënit 16, paragrafi i pestë: ?Epopeja e UÇK-së përkujtohet më datën 5, 6, 7 mars.?
?Epope? është një term medial-folklorik. Në një ligj, ose në një historiografi zyrtare termi i saktë do të ishte ?betejë?. Më pas mund të quhej me epitetin ?epike? etj. Duke u quajtur thjesht ?Epope?, Beteja e Prekazit të Poshtëm, një ngjarje e kohës historike, e mirëdokumentuar, është nxjerrë jashtë nga koha historike, a thua se ishte një betejë e Mujit dhe Halilit, për të cilën burimi i vetëm është përshkrimi i saj në një këngë legjendare të Eposit të Kreshnikëve. Sipas ndarjes ?Luftimet e Prekazit? në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, me autor Rexhep Selimi: ?Në këto luftime ranë heroikisht komandanti Adem Jashari me 21 pjesëtarë të familjes së tij, dhe 56 luftëtarë të UÇK-së.? (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 1, f. 1563)
Nuk mund të mos të të bëjë përshtypje fakti se këtu Komandant Adem Jashari llogaritet me pjesëtarët e familjes së tij, ndërsa ushtarët e UÇK-së llogariten të ndarë: Adem Jashari me 21 anëtarë të familjes dhe 56 luftëtarë të UÇK-së. Kështu shkruan Rexhep Selimi, ish-epror i UÇK, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe mbajtës i një diplome universitare për gjuhë dhe letërsi shqipe nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës. Domethënë njeri i penës përveçse i armës. Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, do të thotë të Rexhep Selimit, Epopeja e UÇK-së pati 77 të vrarë, nga të cilët nuk saktësohen se sa janë dëshmorë dhe sa viktima lufte.
Sipas jetëshkrimit të Adem Jasharit në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të shkruar nga Jakup Krasniqi: ?Nga të 30 anëtarët e familjes atë natë në shtëpi ndodheshin 22. Ata luftuan si një trup i vetëm tri ditë e net, deri sa u vranë që të gjithë (21 veta nga mosha 9 deri 74 vjeç), me përjashtim të një vajze të vogël e cila u fsheh në gjirin e nënës së vdekur.? (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 1, f. 1064)
Sipas Jakup Krasniqit luftën e kanë bërë 22 anëtarë të familjes Jashari, nga të cilët u vranë 21 vetë, të cilët nënkuptohet të jenë dëshmorë. Sipas Rexhep Selimit Selimit janë vrarë 22 anëtarë të familjes bashkë me Adem Jasharin. Derisa Jakup Krasniqi nuk flet për luftëtarë të UÇK-së të vrarë në shtëpinë e Jasharajve, Rexhep Selimi flet për 56 të tillë. Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit, dhe të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i përgënjeshtron të dy, si Bacën Kupë (Jakup Krasniqin), ashtu edhe Rexhë Selimin.
Sipas Komisionit Qeveritar i Republikës së Kosovës për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit, dhe të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Epopeja e UÇK-së (kështu quhet në ligj), domethënë ajo që në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar quhet ?Luftimet e Prekazit?, pati 59 dëshmorë, nga të cilët 55 janë Jasharaj dhe katër të tjerë. Ky Komision Qeveritar i shpall dëshmorë të gjithë Jasharajt e vrarë, e me këtë pohon mëtimin e autoriteteve serbe të kohës se në Prekaz u luftua vetëm kundër njerëzve të armatosur dhe atje nuk pati civilë të vrarë. A thua nuk e paska kuptuar Komisioni se Epopeja e Familjes Jashari qëndron pikërisht te vetësakrifikimi i saj, me të rritur e të vegjël, me luftëtarë e gra e fëmijë të paarmatosur, për t? i treguar Serbisë, botës, madje edhe shqiptarëve të Kosovës, se këtej e tutje shqiptarët e Kosovë, i madh e i vogël, nuk do ta pranojnë jetën pa liri. Adem Jashari e dinte më mirë se çdokush tjetër se nuk ishte duke bërë ndonjë betejë legjendare. Në të vërtetë në këtë betejë u vranë vetëm dy policë serbë. Adem Jashari e dinte se si pozicion luftarak shtëpia e tij ishte e pambrojtshme. Ai thjesht po bënte një gjest qëndrese. Në të vërtetë, nëse vlen fjala ?epope? për këtë ngjarje, atëherë ajo duhet quajtur Epopeja e Familjes Jashari.
Me vendimin e Komisionit të mësipërm tashmë u bë e vërtetë zyrtare se beteja më e madhe e UÇK-së, e quajtur Epopeja e UÇK-së, paska ndodhur në fillim të Luftës së Kosovës në një fshat të Drenicës dhe paska pasur vetëm 56 dëshmorë! Çdo betejë e mëvonshme është më pak e rëndësishme se kjo. Kjo do të thotë që realiteti i së shkuarës të prodhohet në fabrikën e propagandës dhe historiografisë të stilit enverist, të inxhinieringut historik të ish-Drejtorisë Politike të UÇK-së. Në realitetin autentik ishte dashur që UÇK, e cila supozohet të ishte rritur shumë pas frymëzimit që krijoi Epopeja e Prekazit të kishte bërë më pas beteja shumë më të mëdha se kjo betejë aksidentale, për të cilën në fakt vendosën serbët të cilët rrethuan shtëpinë e Jasharajve.
Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, betejat e mëdha të UÇK-së kanë qenë:
?Luftimet e Likoshanit dhe të Qirezit: 28 shkurt 1998? (shkruar nga Rexhep Selimi), ku nuk pati dëshmorë, por serbët bënë masakër duke vrarë 23 civilë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1561)
?Luftimet e Gllogjanit: 24 mars 1998? (shkruar nga Naim Maloku), lufë ku UÇK pati tre dëshmorë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1560)
?Luftimet e Luzhnicës: 3 qershor- 25 gusht 1998? (shkruar nga Haxhi Shala), ku morën pjesë 150 ushtarë të UÇK-së dhe ranë 6 dëshmorë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1561)
?Luftimet e Jezercit: 16-28 korrik 1998? (shkruar nga Shukri Buja), ku morën pjesë 300 ushtarë të UÇK-së nga të cilët nëntë ranë dëshmorë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1560)
?Luftimet e Rahovecit: 17-28 korrik 1998? (shkruar nga Skënder Krasniqi), ku ranë 13 dëshmorë të UÇK.(Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1563)
?Luftimet e Grykës së Llapushnikut: 25-27 korrik 1998? (shkruar nga Haxhi Shala), luftë ku morën pjesë 120 ushtarë të UÇK-së, e ku nuk thuhet se pati dëshmorë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1560)
?Luftimet e Kaçanollit: 15-18 shtator 1998? (shkruar nga Kadri Kastrati), ku ranë shtatë dëshmorë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1561)
?Luftimet e Llapashticës: 21-24 dhjetor 1998? (shkruar nga Kadri Kastrati), ku nuk thuhet të ketë pasur dëshmorë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1561-1562)
?Luftimet e Kaçanikut: 28 shkurt 1999? (shkruar nga Hajrush Kurtaj), ku nuk pati dëshmorë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1560-1561)
?Luftimet e Marecit: 18-23 prill 1999? (shkruar nga Shemsi Syla), ku thuhet se ranë 27 dëshmorë dhe u vranë 16 civilë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1562)
?Luftimet e Melenicës: 21 mars-26 prill 1999? (shkruar nga Hasan Pretani), ku ranë 12 dëshmorë nga UÇK. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1562)
?Luftimet e Shqiponjës (Gjakovë): 5-17 maj 1999? (shkruar nga Lahi Brahimaj), ku nuk thuhet të ketë pasur dëshmorë. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1563)
?Operacioni ?Shigjeta: 9 prill-12 qershor 1999? (shkruar nga Agim Çeku), për të cilin thuhet se ka qenë operacioni më i madh i UÇK-së, por nuk jepet numri i dëshmorëve. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2009, Vëllimi 3, f. 1888-1889)
Sipas Komisionit Qeveritar i Republikës së Kosovës për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit, dhe të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftimet e Operacionit ?Shigjeta? kanë rënë 31 dëshmorë, ku përfshihen dhe tre vëllezërit Bytyqi, shqiptaro-amerikanë të vrarë pas luftës në Serbi.
?Luftimet e Zhegocit: 15 prill 1999? (shkruar nga Shemsi Syla), ku pati katër dëshmorë nga UÇK. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2008, Vëllimi 2, f. 1563-1564)
Gjithsej, në betejat e mëdha të UÇK-së, duke përjashtuar Luftën e Prekazit, pati 109 dëshmorë. Bashkë me Luftën e Prekazit numri i dëshmorëve në betejat e mëdha arrin në 165 vetë. Një e treta e dëshmorëve të UÇK, të vrarë në betejat e rëndësishme të kësaj ushtrie, janë vrarë në Luftën e Prekazit të Poshtëm, në 5-7 mars 1998, në fillim të Luftës së Kosovës. Kjo është një statistikë që nuk e nderon aspak UÇK-në. Por numri i përgjithshëm dëshmorëve të UÇK është shumëfishi i numrit të atyre që kanë rëndë në betejat e lartpërmendura dhe numri i saktë ende nuk ka dalë zyrtarisht nga Komisioni Qeveritar i lartpërmendur. Këtu ka një ngjashmëri të çuditshme mes UÇK-së dhe Ushtrisë Partizane Komuniste të Enver Hoxhës, tek e cila kishte një diskrepansë shumë të madhe mes numrit të dëshmorëve të rënë në betejat e rëndësishme dhe numrit të përgjithshëm të dëshmorëve. Kuptohet kjo ndodhte se shumica e 28 mijë dëshmorëve ishin shpikur pas luftë në letër.
Beteja e Prekazit rezulton të jetë beteja me më shumë dëshmorë e UÇK-së. Pas saj vjen ajo që më tepër se beteja mund të quhet Masakra e Gorozhupit, ku kolona e UÇK-së e prirë nga Mujë Krasniqi ra në pritën serbe, me të kaluar kufirin e atëhershëm shqiptaro-jugosllav me c? rast u vranë 37 ushtarë të UÇK-së, para se te mund tw reagonin sadopak. Sot, 16 vite pas përfundimit të Luftës së Kosovës, e vërteta mbi numrin e dëshmorëve mbetet e varrosur më thellë se krejt të humburit e kësaj lufte.
Nga Spartak NgjelaWhere have all the good men gone? – Ku kan...
Opozita e opozitës së Bashës duket se po bën një kapërcim 18...
Nga Patrik SADIKAJMiku im Akil Kraja, në një shkrim të gazet...
Mbi trotuarin e “Bankë”-s, shitet “Bar Miu”. Rrëzë murit të ...
Nga Edison YPI-Pordhe ? -Pordha. -Idiot. -Pse ? -Nuk pordhe ...
Në kulmin e krizës së krijuar në marrëdhëniet gjermano-shqip...
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama u detyrua të ndërp...
Nga Ardit RadaPolitikat fiskale dhe kryesisht sistemi i taks...
Nga Kastriot MYFTARAJDalekët i kam parë në fëmijërinë time, ...
Nga Mero Baze Debati publik mes shtypit dhe Ministrisë së Fi...
Nga Artan FugaMorem vesh duke ikur me pushime, si nje shupla...
Nga Kastriot MYFTARAJVrasja e Bardhok Bibës, sekretarit poli...
Nga Ilva TareFalë edhe temperaturave të larta nuk është ndon...
*Nga Andi BUSHATISali Berisha ka thërritur edhe njëherë si n...
Nga Lorenc Vangjeli Të përbashkët kanë pasur vetëm profesion...
Nga Sali BERISHAintoleranca e Edi Rames ndaj kritikave dhe m...
Enver BytyçiNe historinë e pluralizmit shqiptar e më gjerë n...
Nga Armand SHKULLAKUQeveria po përgatitet të hartojë një lig...
*Nga Flamur GJYMISHKA Ditet e fundit debati mbi permisimin e...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 1997, në prag të nisjes së Luftës së...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...