Merkel shmanget me fjalë boshe
Gjithnjë e më shumë njerëz të vuajtur vijnë në Gjermani. Aty...
Nga Mero Baze
Nga komunikimi i parë publik i kryeministrit pas pushimeve, duket se ka një përpjekje të tij për të deinkurajuar çdo perceptim publik negativ për qeverisjen. Më e koncentruar kjo përpjekje është tek deklarata e tij rreth ndryshimeve në qeveri, dhe përjashtimi kategorik i tyre.
Bezdia për të bërë ndryshime në qeveri, u takon kryeministrave të dobët politikisht. Berisha e ka pas parim të punës së tij mosndryshimin dhe përpiqej ta shmangte me çdo kusht. Por, nuk ja doli dot asnjëherë. Gjithnjë pati nevojë për ndryshime dhe gjithnjë i bëri.
Problemet e tij ishin të mëdha, pasi i mungonte shumica e tij, dhe brenda shumicës së tij i mungonte dhe paqja mes grupeve rivale.
Edi Rama ka një shumicë më të konsoliduar, por një brishtësi më të madhe ndaj ndryshimeve. Ai gjendet përballë alternativës, nëse duhet të ndërrojë kuajt gjatë rrugës, apo duhet t?ia dalë deri në fund, qoftë dhe me kuaj të rraskapitur, për të mos zgjuar orekset e të tjerëve që presin të përfshihen në pushtet.
Arroganca me të cilën mbron statukuon e qeverisë, është më shumë dobësi, se sa forcë. Dhe realisht përpjekja e tij për të mbrojtur çdo gjë që ka bërë, biles dhe dështimet, është përpjekje për të detyruar opinionin publik, për të zgjedhur mes tij dhe opozitës, duke mos lënë të shpërndahet përgjegjësia tek ministrat dhe tek hapja e orekseve brenda koalicionit.
Edi Rama është e qartë që nuk është i lumtur me shumë ministra, por është më i mërzitur me idenë se një ekip i ri do t?i harxhojë energji të reja për ta futur në brazdën e vizionit të tij, tashmë që kanë kaluar dy vite qeverisje. Dhe ka vendosur ta ndajë opinionin pro dhe kundra tij, duke u bërë kryebadigard i qeverisë së tij.
Ndryshe nga tradita e kryeministrave të tjerë socialistë, që ndërronin ministrat për shpëtuar veten, Rama po mbron ekipin e tij, për t?u bërë rrufepritësi i zemërimit ndaj qeverisë. Kjo natyrisht që e bën më të fortë politikisht, por dhe më të rrezikuar nëse puna shkon tek probleme serioze brenda koalicionit.
Por, ky gjest ka dhe një përkthim tjetër. Në situata depresive, kur shumë probleme nuk ecin, arroganca për të mbrojtur ekipin, prish ndonjë herë punë më shumë se sa e vërteta e gjendjes reale. Në vitin 1997, Berisha i irritoi turmat më shumë me vendosmërinë e tij për të mos pranuar asnjë ndryshim nën presion, siç e quante ai kërkesën për dorëheqje, se sa me përgjegësinë reale që kishte qeveria.
Në rastin e Ramës, përgjigjia negative për çdo kritikë dhe mbrojtja e administratës, mund të jetë më irrituese se sa meriton të jetë.
Le të marrim për shembull aksionin kundër informalitetit. Sikur ky aksion të ishte ndërmarrë vitin e shkuar ose këtë viti, por të mos shoqërohej me lajmin për defiçitin e krijuar nga të ardhurat prej tatimeve, do të dukej aksion kundër informalitetit. I vendosur në kohë pas lajmeve të këqija për të ardhurat nga tatimet, ky është qartazi një aksion për mbushje të gropës së krijuar nga tatimet në buxhet. Dhe kështu perceptohet nga masa e gjerë. Në këtë rast aksioni është paraprirë nga një faj qeveritar, nga një problem që ka administrata e taksa- tatimeve dhe autoritetet financiare në vend. Dhe në këtë rast nuk mund t?i mbrosh të gjithë, edhe ministrin, edhe drejtorin, edhe gropën e krijuar prej tyre, edhe aksionin për mbushjen e gropës. Nëse mbron të parët, s?ka nevojë për aksion dhe nëse kemi një aksion pas gropës, kemi një problem me administratën. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për sektorë të tjerë qeverisës.
Për këtë arsye daljet publike nuk bëhen vetëm për t?i treguar vendin atyre që kanë ankesa, por mbi të gjitha për të qenë i besueshëm se si mund të zgjidhen problemet. Beteja për të qenë o me Ramën, o me opozitën, është e padrejtë dhe e pandershme, sidomos për një shumicë që ende beson tek qeveria, por jo tek gjithë qeveria dhe gjithë punët e saj. Roli i rrufepritësit prej Ramës vendos në pozitë të vështirë ata që besojnë se brenda kësaj shumice ka dhe energji të tjera, përveç atyre që janë përzgjedhur të qeverisin. Se të jesh rrufepritës nuk mjafton të jesh më i gjati i qeverisë. Mbi të gjitha duhet të jesh më i ndjeshmi ndaj çdo rreziku!
Gjithnjë e më shumë njerëz të vuajtur vijnë në Gjermani. Aty...
Nga MItro CELAPo bëja debat me nikoqiren e shtëpisë: Na rrit...
Nga Klodi STRALLA Opinion, ne prag te samitit te Vjenes.Mbas...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.manetwitter.com/bled...
Dr. Enver BytyçiTurqia njoftoi zgjedhje të reja parlamentare...
Pranimi i refugjatëve duhet të jetë në fakt i vetëkuptueshëm...
Sokaku i të Marrëve në Tiranë është rruga kryesore e ish-Bll...
Paketa tjetër e ndihmës për Athinën do të miratohet. Por ajo...
Nga Besjan PESHAE kam me ju që nxirrni bukën e gojës duke u ...
Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona. Kanë ...
Deri më sot nuk ka një histori zyrtare të Ushtrisë Çlirimtar...
Nga Spartak NgjelaWhere have all the good men gone? – Ku kan...
Opozita e opozitës së Bashës duket se po bën një kapërcim 18...
Nga Patrik SADIKAJMiku im Akil Kraja, në një shkrim të gazet...
Mbi trotuarin e “Bankë”-s, shitet “Bar Miu”. Rrëzë murit të ...
Nga Edison YPI-Pordhe ? -Pordha. -Idiot. -Pse ? -Nuk pordhe ...
Në kulmin e krizës së krijuar në marrëdhëniet gjermano-shqip...
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama u detyrua të ndërp...
Nga Ardit RadaPolitikat fiskale dhe kryesisht sistemi i taks...
Nga Kastriot MYFTARAJDalekët i kam parë në fëmijërinë time, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...