"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
instagram.com/bledimane
Lajmi i fundit: Policia asgjesoi 3499 rrënjë canabis sativa në Dukagjin.
Lajmi i parafundit: Policia asgjesoi 3498 rrënjë canabis sativa në Konispol.
Lajm për nesër: Policia aksion frontal në fshatrat e Librazhdit. Sa të gdhijë dita e re do të asgjesohen 3497 rrënjë canabis.
Lajm për javën tjetër: Njoftohen kultivuesit e fshatrave Selckë, Trebickë, Qinam, Radovickë se policia e qarkut Korçë do të vijë aty dhe do ua djegë 3496 rrënjët e mbjella në mënyrë ilegale.
Njoftim i zëdhënësit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit: Kultivuesit e fshatrave të rrethit Tepelenë janë të lutur të ndërpresin pushimet e tyre në Ksamil dhe të kthehen urgjent pranë parcelave të mbjella me hashash. Pritet të bëhet asgjesimi në terren në prani të poseduesve sepse pastaj fillojnë dalin fjalë sikur policia djeg vetëm 30 rrënjë sa për kronika lajmesh?
Çdo fshat ka një kryeplak. Çdo komunë ka një administrator të ri fringo. Çdo bashki një kryetar dhe çdo rreth banimi ka një ose më shumë deputet në varësi të numurit të popullsisë.
Kryeplaku, administratori, kryebashkiaku janë pa forcë e pa pushtet përballë deputetit. Deputeti është ligjbërës, ligjvënës, qokaxhi, hallezgjidhës, shef policie, krytar gjykate, drejtor spitali, shofer dogane, rroje shkolle, mësues, sanitar halesh, publike, imam xhamie, murg manastiri, piskopat kishe, drejtor banke, dallaveraxhi, baba teqeje, psikolog, guru, jaran, qirës me dhe pa pagesë.
Është qeverisës apo opozitar pak rëndësi ka. Deputetët e zonave tona elektorale veçanërsiht ata të provincave jashtë Tiranës janë institucion i mirëorganizuar dhe amalgamat e tyre ua kalojnë edhe skenarëve të frikshëm shkruar nga Agatha Christie apo Ian Fleming. Deputetët tanë futen në çdo shtëpi dhe fis. Futen në çdo krevat dhe biznes, në çdo dej rrobi e në çdo qelizë komunitare. Këta deputetë që dinë me detaje dashnoret dhe dashnorët e elektoratit të tyre, këta deputetë që emërojnë e shkarkojnë edhe puntorët hallexhinj të rruga-urrës, këta mysybetër që sekserojnë çdo tender dhe fusin hundët në çdo rubinet uji të familjeve hallexhinjësh kanë përgjegjësinë ligjore dhe qytetare për të treguar kush e ka droguar këtë Shqipëri të gjorë sa majtas-djathtas, sa veri e sa jug. Këta deputetë që dinë me detaje sa më vjen fatura e energjisë elektrike, këta deputetë që mbajnë me para të pista hafijet dhe sejmenët e tyre dinë me detaje se kush janë mbjellësit e se kujt i përket parcela e hashashit pa autor. Lerini kryepleqtë e shkretë në fukarrallëkun e tyre se nuk kanë as këllqe fizike e as ligjore të spiunojnë djalin e komshiut pse mbjell hashash te pylli i fshatit. Merruni me deputetët sepse ata dinë gjithçka.
Shkurtouani këmbët këtyre deputetëve që flenë më bythë në parlamentin e dremitur sepse kujtojnë se paratë e fituara nga droga këto dy vitet e ardhshme do i ndihmojnë për zgjedhjet e 2017-s.
Merrni masa urgjente se është çoroditur mileti. Merrni masa se përndryshe do shkoj edhe unë në fshatin tim në Frashër e do mbjell pa frikë hashash. Ndryshe nga këta vemjet drogëmbjellës të deputetëve, unë do blej edhe kasën fiskale e do e shesh hashashin me kupon tatimor. Do e prish muhabetin me Sajmir Tahirin por me Çimin e financave do e kem grurë fare!
Dr. Enver BytyçiTurqia njoftoi zgjedhje të reja parlamentare...
Pranimi i refugjatëve duhet të jetë në fakt i vetëkuptueshëm...
Sokaku i të Marrëve në Tiranë është rruga kryesore e ish-Bll...
Paketa tjetër e ndihmës për Athinën do të miratohet. Por ajo...
Nga Besjan PESHAE kam me ju që nxirrni bukën e gojës duke u ...
Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona. Kanë ...
Deri më sot nuk ka një histori zyrtare të Ushtrisë Çlirimtar...
Nga Spartak NgjelaWhere have all the good men gone? – Ku kan...
Opozita e opozitës së Bashës duket se po bën një kapërcim 18...
Nga Patrik SADIKAJMiku im Akil Kraja, në një shkrim të gazet...
Mbi trotuarin e “Bankë”-s, shitet “Bar Miu”. Rrëzë murit të ...
Nga Edison YPI-Pordhe ? -Pordha. -Idiot. -Pse ? -Nuk pordhe ...
Në kulmin e krizës së krijuar në marrëdhëniet gjermano-shqip...
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama u detyrua të ndërp...
Nga Ardit RadaPolitikat fiskale dhe kryesisht sistemi i taks...
Nga Kastriot MYFTARAJDalekët i kam parë në fëmijërinë time, ...
Nga Mero Baze Debati publik mes shtypit dhe Ministrisë së Fi...
Nga Artan FugaMorem vesh duke ikur me pushime, si nje shupla...
Nga Kastriot MYFTARAJVrasja e Bardhok Bibës, sekretarit poli...
Nga Ilva TareFalë edhe temperaturave të larta nuk është ndon...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...