web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHQIPERIA, EUROPA PARADOKSALE

25 Gusht 2015, 07:12, Opinione CNA

Nga Lorisa YLLI

Ja ku jemi. Ku?! Ne ditet ku e gjithe Shqiperia po zien nga bumi i azilkerkuesve qe po largohen dita dites, por ne kurresesi nuk mund te bejme buje vetem vendase. Ne, (shqiptaret krenare) kur bejme buje perpiqemi qe te na njohin boterisht, madje per kete kujdeset vete kryeministri yne. Nese ka nje tipar qe shqiptari ben buje ajo eshte mendjemadhesia dhe kur jemi deri ne fyt te mbuluar me turp ku do benim mire te gjenim nje zgjidhje per te dale sadopak faqebardhe sigurisht qe nuk mundemi, prap do drejtojme gishtin gjetke por kurresesi nga vetja.

Kesaj rradhe beme buje te madhe, drejtuam gishtin drejt europes. Mos mendoni se e drejtuam per te marre shembull europen qe te permiresojme dhe veten jo. Ndodh e kunderta , madje europa eshte fajtore per ate cka jemi ne sot, sepse na la me endrra ; Shqiptaret kerkojne azil sepse europen e kane enderr por kur te shohin se sa keq eshte atje keni per te pare se si do kthehen perseri ne rilindjen tone te dashur. Po po, ky ishte mesazhi i Kryeministrit kur e pyeten si ndodhi ky bum azilkerkuesish nga Shqiperia, iu duk dicka shume e zakonshme, madje cudi qe ndodhi sot, nuk u mjaftua me kaq por vendosi te fliste ne emer te gjithe ballkanit ku per kete teme fajin nuk e kish kush tjeter pervecse europa qe na la me enderra te pa realizuara vetem per ceshtjen e anetaresimi sepse nga deklaratat e perditeshme te qeveritareve, ne ia kalojme dhe europes por te merzitur qe s?po na japin te drejten e anetaresimit, ne detyrohemi ti plotesojme endrrat ne rruge joligjore! Fatkeqesisht kjo eshte tragjedi-komedia qe po kalojme cdo dite ku ne gjuhen e perditeshme themi na u enjt koka. Ne fakt nuk dua te ndalem shume gjate tek qeverisja, pikesepari te gjithe jemi te qarte se kush na qeveris e se dyti nuk eshte ky thelbi per te shpetuar vendin nga nje deshtim total ekonomik apo politik !

Nese do me pyesni jam pro apo kunder ceshtjes se azilanteve do pergjigjesha absolutisht kunder! Nese ne kemi endrra ato duhet ti realizojme ne vendlindjen tone, kush na pengon duhet te ike pa valixhe. A e mposhtem dikur diktaturen per te jetuar endrren europiane apo thjesht per te shpetuar nga Shqiperia? Sot pas shume vitesh situata perseritet por jo nga perndjekja diktatoriale e Enver Hoxhes por nga nje rilindjeje qe u votua. Jam shume dakort me ju qe ikni, ketu s?jetohet me, por ne cfare po bejme qe ketu te jetohet?! A u zgjodh kjo qeveri nga shumica derrmuese?! Atehere kjo shumica derrmuese pse na la nje barre kaq te madhe per te jetuar ne atdhedashesit e vertete dhe thjesht iku?! Shqiptaret cfare po bejne per ta ndryshuar gabimin e votes?! Thjesht u dorezuan. I degjon qe betohen per atdhetarizem nga nje ndeshje futbolli, i degjon tek japin mend nga pertej kufijve se sa e duan Shqiperine por nuk kthehen sepse ketu nuk jetohet thone e nderkohe vijne ne votime dhe votojne per te ikur, pra votojne duke mos patur besim as ke vota e tyre.

Po po, ju keni nje pjese te mire te fajit te situates ku ndodhemi sot. Si mund te votoni ju per te mirat tona?! Te pakten na beni nje nder dhe mos vendosni per ne. Ju ketu nuk jetoni, po mos na detyroni ne te jetojme ne kete situate tranzicioni te perhershem, ju e shikoni jeten tone pertej kufijve kurse ne e jetojme realitetin tone te trishte cdo dite duke e jetuar! Detyrohemi te jetojme keshtu sepse ju, ata qe dorezohen dhe thjeshte emigrojne vendosin dhe per ne, vetem me preferencat televizive te politikaneve tane gallataxhinj! Po, kemi nje Kryeminister qe tallet dhe vetem ai qesh, mbase qeshni dhe ju atdhedashesit pertej kufijve me ne sepse nuk iu dhimbsemi as ne as vendi juaj, tashme ky realitet nuk iu perket thjesht e ndiqni si tragjedi-komedin e rradhes ku prisni bileten diten e votimit!
Asnje qeverisje nuk mund te beje qef ne kurriz te qytetareve nese nuk jemi ne qe ia lejojme kete. Shqiperia ka filluar te ngjaje me nje loje ping-pongu qe nuk dihet se kur do i vi finish-i dhe ju po tregoheni tifozet e nje loje te trishte, ?U prish koalicioni Rama?Meta apo jo??! Cdo bejne shqiptaret e gjore po u prishen keta te dy me njeri-tjetrin!

O atdhedashes intersash te ngushte egoiste, nuk shuhet Shqiperia po nuk beri paqe PS-LSI-ja ! Nese do ishit kaq atdhetare sa pretendoni ku u hidheni ne fyt te huajve po t?ju shajne Shqiperine ju kurre nuk do e braktisnit Shqiperine ne dore te kesaj qeverisjeje ku duket sikur po rilind diktatura. Nese je kundra, dikur shkoje ne kamp perqendrimi sot thjesht te lene pa buke! Nuk e ekzagjeroj fare kur them qe kjo rilindje te le pa buke. Situata eshte me shume se dramatike, ditet e fundit po perkeqesohet dhe me shume. Me mijra braktisin te afermit shtepiat drejt te panjohures ku nuk dine se cfare i pret sepse drejt te panjohures mund te te shtyje vetem deshperimi.
A ka pergjegjesi opozita per cfare po ndodh?! Pse nuk mundet opozita ti ndale dhe te fitoje besimin se ajo do qeverise me mire?! Ata, azilkerkuesit kane faj se iken dhe na braktisen pasi e votuan rilindjen, kerkojne te drejta ne toke te huaj pa kerkuar llogari per premtimet qe votuan. Absurde! Po ne si opozite pse nuk i ndaluam? Pikerisht kjo eshte pyetja qe duhet ta shqetesoje opoziten per te ndalur pushimet! Vapa iken me gushtin por dhe shqiptaret sic e shikoni, po i merr gushti.





19:02 Opinione

Sfida refugjatë

Pranimi i refugjatëve duhet të jetë në fakt i vetëkuptueshëm...

18:04 Opinione

Cfarë do bëni?

Nga Besjan PESHAE kam me ju që nxirrni bukën e gojës duke u ...

08:27 Opinione

Kanë/Nga Edison Ypi

Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona. Kanë ...

17:07 Opinione

Pordhopol

Nga Edison YPI-Pordhe ? -Pordha. -Idiot. -Pse ? -Nuk pordhe ...

Lajmet e fundit nga