Telebanak/ Nga Edison YPI
Sonte me të ftuarit e nderuar, zonjat Shtupa, Garuzhdja, Dhi...
Studiuesit Mark Gottdiener dhe Ray Hutchiston argumentuan se pas viteve 1900 qëndrat e qyteteve e humbën rëndësinë e tyre ekonomike dhe tregtare duke kaluar kështu peshën, tek rritja periferike dhe rajonale e tyre, që përfshin komunitetet e planifikuara periferike, qytezat, dhe struktura të tjera që sfidonin rolin dominues të qytetit. Në fillim të viteve ?40 Zyra Amerikane e Regjistrimit të popullsisë e përkufizoi rritjen rajonale dhe të qendrave brenda rajoneve metropolitane me termin ?Rajone Standarte Metropolitane?. Ky përaktim u zgjerua me vone për të pasqyruar më saktë rritjen e rajonit, bazuar në matjen e hapësirës që përshkrojnë njerëzit për të shkuar në qytet ,si dhe densitetin të lëvizjes drejt qytetit me konceptin ?Rajone Statistikore Standarte Metropolitane?.
Nga sa thamë më sipër kuptohet dhe synimi i këtij shkrimi. Tirana në këto 25 vite ka pësuar ndryshime të mëdha të cilat sigurisht që kanë sjellë dhe problematika në organizimin e qytetit. Por fenomeni i zgjerimit drejt periferive të qytetit nuk është vetëm rast shqiptar, por thuajse rëndom i gjendshëm në të gjitha qytetet e mëdha por jo vetëm. Ndaj ?traumatizimi? elitist për shkatërrimin e qytetit më duket në rastin më të mirë një snobizëm individual dhe në rastin më të keq padije e thellë. Sigurisht që nuk do të kishim dashur të ishte një zhvillim kaotik sic ndodhi, por shkaqet janë komplekse dhe nuk janë objekt i këtij shkrimi. Disa herë në debatet e vogla dhe larg mediave jam shprehur se është fat që kodrat e liqenit fillojnë në fund të bulevardit ?Dëshmorët e Kombit? aty ku godina e Universitetit vendos kufirin fundor. Ky fakt i jep udhë zgjerimit te Tiranës në anën tjetër të saj, dhe jam i bindur se do të ndodhë zgjatimi i planifikuar i Bulevardit drejt parkut te ri të Paskuqanit.
Ndarja e re administrative edhe pse ishte një domosdoshmëri për një administrim më të mirë të territorit, në rastin e kryeqytetit sidomos, mbeti peng e miopisë politike. Unë jam i bindur se ata qe janë marrë me këtë cështje e kanë ditur përkufizimin e mësipërm dhe rëndësinë që ka Tirana si Kryeqytet për ecurinë ekonomike kombëtare. Vetëm Tirana mund të plotësonte kushtet për t?u trajtuar si Rajon Standart Metropolitan, duke përfituar njekohësisht dhe nga statusi i kryeqytetit, dhe kjo do t?i jepte gjithë zonës hapesira të reja ekonomike,sociale, kulturore. Nga Krraba në Vorë, nga Zall-Herri në Prezë (përfshi dhe Rinasin) do të ishte Tirana Metropolitane me vizion zhvillimor për të paktën edhe 7 dekada të tjera. Kjo ndarje e tanishme që për mua është elitiste, paragjykuese, e lë Tiranën në baltë. Kamza dhe Pakuqani do të duhej të ishin Tirana e Re reale me mundësi projektimi të jashtëzakonshme, me hapësira në dispozicion ku arkitetkët, urbanistët, ingjinierët, sociologët shqiptarë dhe të huaj mund të shkrinin talentin. Dikush mund të më thotë se këto hapësira janë të zëna. Por përgjigja është e thjeshtë,- numri popullsisë për m/2 në këtë zonë është i ulët dhe është e sigurt që nëse zona përcaktohet shtetërisht si një prioritetet zhvillimor, këta banorë do kenë gjithë leverdinë për ta transformuar hapësirën që kanë. Bashkia e Kamzes(tashmë bashkë me Paskuqanin) e ndarë në këtë mënyrë është një ishull i izoluar, jofunksional, një zonë që në vend që të ishte valvola shfryrëse e Tiranës është kthyer me dashje në vijë demarkacioni frymë-marrëse për të. Tiranës iu shtua Zall-Herri si një syth hibrid(une mendoj se prapa këtij vendimi fshihet ndonjë projekt personal i ndonjë qeveritari për ta gllabëruar kurorën e Zall-Herrit !) që në fakt për këtë stad zhvillimi të Tiranës dhe me këtë plan përjashtues të Kamzës nuk i hyn në punë dhe ska asnjë funksion si zone, për të mos folur për shërbimet që këta banorë marrin sepse që nga trnsporti urban e deri tek certifikatat i marrin duke përdorur Kamzën si zonë kalimi.
Nga ana tjetër zona e Kamzes dhe Paskuqanit me një popullsi afro 130 mijë banorë kontribuon jo pak në ekonominë e kryeqytetit. Edhe zona si Sauku, Farka, Kashari Linza apo ndonjë zonë tjetër kontribuojnë por për ta kuptuar realisht se sa është pësha e Kamzës mjafton te shikosh autobuzët urban të Kamzes dhe Insitutit ku në cdo 10 min lëviz i mbushur plot një urban drejt Tiranës.
Ndaj mendoj se shpallja e zonës Metropolitane të Tiranës është një domosdoshmëri jetike për qytetin. Nga ana tjetër drejtuesit e Bashkisë Kamës duhet sa më shpejt të përshtasin planin e zhvillimit duke pasur parasysh këtë vizion thuajse detyrues për cdo qeveritar, pavarësisht pengesave aktuale. Lumi i Tiranes dhe i Tërkuzës janë burime fantastike për t?i përdorur në të ardhmen si pjesë e rëndësishme e Tiranës reale të Re.
Sonte me të ftuarit e nderuar, zonjat Shtupa, Garuzhdja, Dhi...
Nga Andi BUSHATIIntervista e kryeministrit nga Vjena për gaz...
Megjithëse Greqia është përpos krizës financiare edhe në kri...
Nga Flutura Açka Para dy ditësh hodha një shënim në faqen ti...
Nga Mero Baze Ka një përpjekje të qeverisë dhe zyrtarëve të ...
Nga Artan FUGAPyetjet që shtrohen me rastin e eksodit masiv ...
Nga Lorisa YLLIJa ku jemi. Ku?! Ne ditet ku e gjithe Shqiper...
Leku refuzohej, përbuzej, urrehej. Leku ishte sëmundje ngjit...
Nga Kastriot MYFTARAJNë intervistën që Kryeministri Rama dha...
Nga Mero Baze Nga komunikimi i parë publik i kryeministrit p...
Gjithnjë e më shumë njerëz të vuajtur vijnë në Gjermani. Aty...
Nga MItro CELAPo bëja debat me nikoqiren e shtëpisë: Na rrit...
Nga Klodi STRALLA Opinion, ne prag te samitit te Vjenes.Mbas...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.manetwitter.com/bled...
Dr. Enver BytyçiTurqia njoftoi zgjedhje të reja parlamentare...
Pranimi i refugjatëve duhet të jetë në fakt i vetëkuptueshëm...
Sokaku i të Marrëve në Tiranë është rruga kryesore e ish-Bll...
Paketa tjetër e ndihmës për Athinën do të miratohet. Por ajo...
Nga Besjan PESHAE kam me ju që nxirrni bukën e gojës duke u ...
Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona. Kanë ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...