Escort girls si fenomen global/Atëhere tutorët e Sigurimit s’të linin zgjidhje tjetër
Nga Flutura Açka Para dy ditësh hodha një shënim në faqen ti...
Megjithëse Greqia është përpos krizës financiare edhe në krizë politike, me qeveri të dorëhequr dhe në prag të zgjedhjeve të parakohshme, shtypi helen ka gjetur edhe njëherë rastin e incidentit të kishës së Dhërmiut për të rihapur problemet mes dy vendeve. Përtej polemikave, përtej incidenteve të ditës, shqetësimi i elitave të Athinës është më i madh: ata druhen se me Tiranën këtej e tutje duhet të flasin si të barabartë. Dhe kjo gjë i shqetëson. Jo më kot deklarata e Edi Ramës se “ka ikur koha e tutelës greke mbi politikën shqiptare”, ka shkaktuar një reagim të pazakontë.
?Provokon Edi Rama. Është qesharake që shqiptarët pagëzojnë kishën, një garazh?, shkruante dje e përditshmja greke, Ethnos. Edi Rama ?i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat e tij?. Elefteros Typos shkruante po në të njëjtën ditë se kryeministri shqiptar ka vazhduar të provokojë, duke komentuar reagimin e ministrisë së Jashtme greke. Por edhe partia më e madhe e opozitës Demokracia e Re është treguar e ashpër. Shefi i çështjeve të jashtme të kësaj partie, Jorgos Kumucakos, duket se ka prekur thelbin e problemit duke vënë në pah atë që e kanë kuptuar të gjithë: atë që Athina nuk shkakton më frikë në Tiranë. Të hënën ai deklaroi: ?Pas nënteksteve nacionaliste për Shqipërinë e Madhe, pas deklaratave që vinin në diskutim të drejtat sovrane të Greqisë në zonat detare, tani zoti Rama cilëson si garazh kishën e Shën Thanasit në Dhërmi. Këto deklarata të kryeministrit shqiptar krijojnë tensione. Ato sabotojnë pespektivat europiane të vendit të tij?.
Në fakt ky është problemi real mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sot politikanët shqiptarë të të gjitha krahëve nuk ngurrojnë t’ua ngrenë në fytyrë çështjen çame homologëve të tyre grekë, gjë që as nuk imagjinohej dhjetë vite më parë. Sot Shqipëria mund të guxojë të ketë një qeveri pa pasur në koalicion pjestarë të minoritetit grek, madje mund të shkoje deri aty, sa për interesa pazaresh meskine, të guxojë të fusë edhe partinë çame në shumicën qeverisëse. Tirana mund t’i bëjë ballë Athinës për ndarjen e kufirit detar pa pasur frikë nga fshesat e famshme që tmerronin emigrantët shqiptarë në fillim të viteve ?90.
Pasqyra është e qartë: pesha e Greqisë në politikbërjen e Tiranës ka rënë ndjeshëm. Athina nuk e ka më fuqinë të bëjë sot atë që i bëri dikur Berishës president, kur i mobilizoi gjithë administratën amerikane (me anë të lobit të fuqishëm grek atje) për ta rrëzuar nga pushteti. Athina nuk e ka më as luksin të vendosë të preferuarit e saj brenda qeverisë shqiptare, ashtu sikurse bënte kryeministriSimitis, që u telefononte homologëve të tij shqiptarë për t’u “rekomanduar” se kë duhet të mbanin në kabinet.
Kohët kanë ndryshuar. Greqia shihet në Bruksel si e sëmura e madhe që ka përfituar në kurriz të Europës dhe Shqipëria është tashmë një vend i NATO-s. 25 vite pas rënies së perdes së hekurt, gjërat nuk janë më si më parë.
Por ky ndryshim radikal dhe ulja e influencës greke në Shqipëri (vetëm një dekadë më parë i gjithë biznesi i madh, që nga kompanitë celulare e deri tek bankat, kontrolloheshin vetëm nga fqinjët tanë jugorë) nuk duhet shfrytëzuar në asnjë mënyrë për revansh, gjë që duket sikur po e kërkon me pahir qeveria Rama. Në më shumë se në një rast, kryeministri shqiptar duke dëshmuar për veshët e Europës për ëndrrën shqiptare për t’u bërë pjesë e saj, ka ironizuar edhe me ata popuj (sidomos gjatë periudhës së referendumit grek) që duan ta braktisin atë. Këto nota anti greke u panë qartë edhe tani në deklaratat e fundit të Ramës. Nëse mekanizmat e shtetit shqiptar e shihnin të drejtë të prishnin një kishë, ky nuk qe ndonjë qamet i madh. Por që kryeministri i vendit të vihej në krye të aksionit duke e quajtur atë ?një garazh? dhe duke i dhënë mbulesë politike fadromave të INUVI-t, kjo është një gafë e panevojshme. Po ashtu, nëse sipas stilit të saj prej nacionalistësh të pashërueshëm, ministria e Jashtme greke reagonte me deklaratë, aq më pak i takonte kryeministrit shqiptar t’i përgjigjej zëdhënësit të ministrisë greke. Duke vepruar kështu, Rama një problem administrativ e kthente në problem politik. Dhe ashtu ndodhi vërtet.
Edhe po të shikosh reagimin e gjatë të deputetit të jugut dhe mikut të ngushtë të kryeministrit, Koço Kokëdhima (lexo ide lapsi.al) vëren një gjë: duke folur për zonën e Himarës dhe për kishën, ai lë të kuptohet se kemi të bëjmë me politika qeveritare të përcaktuara.
Madje ai flet edhe për konferenca shkencore që do të zhvillohen nën kujdestarinë e kryeministrit për të vënë në vend historinë e panjohur të Himarës. Dhe kjo pastaj është shumë. Nuk i takon asnjë politikani të investohet për të vënë në vend historinë dhe as për ta përdorur atë për interesat e ditës. Kjo traditë në Ballkan ka marrë fund me epokën e Millosheviçit.
Ndaj as Rama dhe as qeveria e tij nuk ka pse ta përdorë atë për të provokuar Greqinë. Nuk ka dyshim se ndryshimi i konjukturave dhe rrethanave të ditës e kanë bërë kryeministrin aktual shqiptar të qëndrojë më ballëhapur kundrejt Athinës. I ka dhënë atij avantazhin të mos frikësohet prej saj dhe prej lobit grek përtej oqeanit. Por në asnjë mënyrë këto rrethana nuk i kanë dhënë atij të drejtën e provokimit. As të drejtën e revanshit. Sepse përdorimi i tyre për interesa të politikës së brendshme do të ishte shumë i dëmshëm për imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Nëse një Greqi e fortë ishte dje kërcënim për fatet e politikanëve të Tiranës, një Greqi e dobët sot, është një pasqyra për të parë vërtetësinë e kredos së tyre demokratike dhe perendimore. /lapsi.al/
Nga Flutura Açka Para dy ditësh hodha një shënim në faqen ti...
Nga Mero Baze Ka një përpjekje të qeverisë dhe zyrtarëve të ...
Nga Artan FUGAPyetjet që shtrohen me rastin e eksodit masiv ...
Nga Lorisa YLLIJa ku jemi. Ku?! Ne ditet ku e gjithe Shqiper...
Leku refuzohej, përbuzej, urrehej. Leku ishte sëmundje ngjit...
Nga Kastriot MYFTARAJNë intervistën që Kryeministri Rama dha...
Nga Mero Baze Nga komunikimi i parë publik i kryeministrit p...
Gjithnjë e më shumë njerëz të vuajtur vijnë në Gjermani. Aty...
Nga MItro CELAPo bëja debat me nikoqiren e shtëpisë: Na rrit...
Nga Klodi STRALLA Opinion, ne prag te samitit te Vjenes.Mbas...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.manetwitter.com/bled...
Dr. Enver BytyçiTurqia njoftoi zgjedhje të reja parlamentare...
Pranimi i refugjatëve duhet të jetë në fakt i vetëkuptueshëm...
Sokaku i të Marrëve në Tiranë është rruga kryesore e ish-Bll...
Paketa tjetër e ndihmës për Athinën do të miratohet. Por ajo...
Nga Besjan PESHAE kam me ju që nxirrni bukën e gojës duke u ...
Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona. Kanë ...
Deri më sot nuk ka një histori zyrtare të Ushtrisë Çlirimtar...
Nga Spartak NgjelaWhere have all the good men gone? – Ku kan...
Opozita e opozitës së Bashës duket se po bën një kapërcim 18...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...