Reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Sonte me të ftuarit e nderuar, zonjat Shtupa, Garuzhdja, Dhia, Dhoga, si dhe zotërinjtë Tyta, Sqepi, Çiçi, Piçi, Kuçi, Maçi, do diskutojmë për Poezinë “Bari”,
Atje poshtë
lëvizi bari
erë s’fryvi
ai ç’pati ?
Si i shihni ju Zonja Shtupa këto vargje me erën që fryvi e s’fryvi dhe barin që lëvizi e s’lëvizi ?
-Era endacake është fukarallëku. Bari me rrënjë është zengjinllëku. Autori është një dinak që pyet kot. Era mund të fryjë si t’i teket.
Po ju Zoti Tyta, ç’mund të na thoni ?
-Kjo Poezi shpreh mardhënien politikë-popull. Era që s’fryn është Politika që s’merakoset për popullin. Ndërsa Bari që lëviz edhe kur erë s’fryn, është populli zevzek të cilit s’i zë bytha vend.
Guxoni ta kundërshtoni Zotin Tyta ju Zonja Garuzhdja ?
-Po, guxoj. Përderisa në këtë Telebanak nuk i përgjigjemi dot pyetjes; Çfar bën era kur nuk fryn ? kjo poezi nuk mund të jetë veçse erotike me protagonistë, “Barin e poshtëm” që lëvizi dhe “erën e epërme” që s’fryvi.
Si ju duken këto që thanë parafolësit juve Zoti Kuçi ?
-Unë Kuçi këtë mesele e shoh nga një kënd krejt tjetër. Ky Popull prej Poetëve nuk pret pyetje por përgjigje. Megjithatë këto vargje e bartin një mesazh. Meqënëse Bari lëvizi edhe atëhere kur erë s’fryvi, është e qartë se kemi të bëjmë me një përpjekje të lavdërueshme për të ringjallur shpirtin e ngordhur të iniciativës. Se çfar bën era kur nuk fryn, atë nuk e di unë Kuçi por kolegu im gagaçi Maçi që nuk jam i sigurtë nëse do flasi a s’do flasi.
A ua rrënqethën sadopak mishin këto vargje juve Zoti Sqepi ?
-Duke lexuar këto vargje të mrekullueshme pyes veten sa madhështorë kanë qënë vallë sentimentet si dashuria, xhelozia, besnikëria, të këtij autori gjenial, dhe nuk e gjej dot.
Zonja Dhoga, a i përket autorit merita që i njeh Zoti Sqepi ?
-Jo. Kjo Poezi është e errët. Era fryn ose s’fryn horizontalisht, por jo vertikalisht. Këto vargje kanë thelb paradoksal që e kompromenton autorin, aftësinë e tij vargthurëse.
Na thoni diçka ju Zonja Dhi.
-Qasjet e gabuara të parafolësave po e ndotin këtë Telebanak me nam. Ato vargje bartin mesazhin e madh se respektimi i rregullit shkak-pasojë është iluzor. Rendi i vërtetë i ndodhive në botën tonë nuk është shkak-pasojë por pasojë-shkak. Përderisa era s’fryvi, e megjithatë bari lëvizi, që gjërat të vihen në rrjedhën që ka fal Zoti, bari që lëvizi me forcat e veta është një apel i qartë për erën që s’fryvi që tash e tutje ajo erë të fryjë, pra të bashkëpunojë. Nuk është kurrë shkaku i shkakut që shkakton pasojën, por gjithmonë pasoja e pasojës që shkakton shkakun e shkakut.
Zoti Tyta, a mund të hidhni pak dritë mbi diçka që parafolësit e lanë të errët; Prej kujt e pret përgjigjen ky Poet ?
-Këto katër vargje që shpërthejnë nga katakombat e subkonshit të Poetit në formën e një rrebeshi simbolesh me erëra dhe barëra që fryjnë e s’fryjnë lëvizin e s’lëvizin duke pretenduar se barin e lëviz vetëm era dhe era fryn vetëm për të lëvizur barin, është tablo tejet tronditëse. Ato vargje edhe mund të kenë të meta, por jo ato që nënvizuan parafolësit. Ç’janë këto erëra që na shkulkan barëra dhe këta barëra që na shkaktokan furtuna ?! Kjo është pyetja. Këtu të ndalim derisa tamthi të na pëllcasi.
E keni ju fjalën Zonja Garuzhde.
-Pse Poeti i lidh aq ngushtësisht erën me barin ? Kush j’a jep atij të drejtën tu heqi atyre lirinë të bëjnë çfarë tu teket ? Pavarësisht se poetike, kjo është dhunë. Është në të drejtën e erës që të mos lëvizi barin që është aty, por një tjetër bar që ndodhet në një tjetër vend, pse jo edhe në një tjetër kohë. Kufizimet që autori i vë erës janë të paarsyeshme. I bëj thirrje Telebanakut për një qasje më të shëndetëshme ndaj problemit.
Zoti Kuçi, kur duhen lexuar këto vargje, para buke, pas buke, ditën, natën, në muzg, para gjumit apo pas gjumit, gjatë fryrjes së erës apo gjatë lëvizjes së barit ?
-Poezia nuk është spitali Hygeia ku Leonard Solis të këshillon si ta ruash veten nga traumat dhe si ta përmirësosh shëndetin. Unë me këto vargje që s’po më duken aspak si paracetamola kam të tjera probleme. Mua më preokupon pyetja plot nerv në vargun e katërt; “Ay ç’pati ? Cilin pyet ky Poet, barin që lëvizi, erën që s’fryvi, veten e vet, ne të Telebanakut, apo lexuesin e mjerë që në kësi rastesh s’di se nga t’ja mbajë ? Po të jemi aq të zot sa t’i japim një përgjigje pyetjes se kujt i drejtohet Poeti, vetëm atëhere mund të themi se j’a kemi kapur fillin këtij konspiracioni dhe kemi nisur ta kryejmë si duhet misionin tonë fisnik prej telendarësh telebanakierë.
Për ta mbyllur me ju Zonja Dhoga, cili është sipas jush vargu më prekës, si të thuash pika kulmore e kësaj poezie, momenti më drithërues i saj ku zemra gufon, sytë njomen, shpirti plas ?
-Nga penda demoniake e këtij Poeti ka dalë një poezi e gjitha kulmore, madhështore, uluritëse.
Faleminderit për kontributin e paçmuar që dhatë në këtë Telebanak. Na ruajt Zoti deri në Telebanakun tjetër. Përndryshe do na bëhet varri mejhane.
Nga Andi BUSHATIIntervista e kryeministrit nga Vjena për gaz...
Megjithëse Greqia është përpos krizës financiare edhe në kri...
Nga Flutura Açka Para dy ditësh hodha një shënim në faqen ti...
Nga Mero Baze Ka një përpjekje të qeverisë dhe zyrtarëve të ...
Nga Artan FUGAPyetjet që shtrohen me rastin e eksodit masiv ...
Nga Lorisa YLLIJa ku jemi. Ku?! Ne ditet ku e gjithe Shqiper...
Leku refuzohej, përbuzej, urrehej. Leku ishte sëmundje ngjit...
Nga Kastriot MYFTARAJNë intervistën që Kryeministri Rama dha...
Nga Mero Baze Nga komunikimi i parë publik i kryeministrit p...
Gjithnjë e më shumë njerëz të vuajtur vijnë në Gjermani. Aty...
Nga MItro CELAPo bëja debat me nikoqiren e shtëpisë: Na rrit...
Nga Klodi STRALLA Opinion, ne prag te samitit te Vjenes.Mbas...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.manetwitter.com/bled...
Dr. Enver BytyçiTurqia njoftoi zgjedhje të reja parlamentare...
Pranimi i refugjatëve duhet të jetë në fakt i vetëkuptueshëm...
Sokaku i të Marrëve në Tiranë është rruga kryesore e ish-Bll...
Paketa tjetër e ndihmës për Athinën do të miratohet. Por ajo...
Nga Besjan PESHAE kam me ju që nxirrni bukën e gojës duke u ...
Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona. Kanë ...
Deri më sot nuk ka një histori zyrtare të Ushtrisë Çlirimtar...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...