Reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Nga Andi BUSHATI
Intervista e kryeministrit nga Vjena për gazeten prestigjoze “Der Standard” të lë një shije të çuditshme. Edi Rama ka folur si një intelektual i pavarur ballkanik duke harruar se ai është kryeministër i një vendi të vogël dhe me shumë probleme.
Në bisedën e tij të riprodhuar nga shumë media (shiko lajme Lapsi.al), ai ngre disa teza që gëlojnë sot mes mendjeve më të ndritura të kontinentit. Një Europë që sillet më shumë taktikisht sesa strategjikisht, një kontinent i vjetër që e ka humbur busullën e orientimit, një politikë anti-emigracion që është e dënuar të dështojë sa herë që problemi kërkohet të zgjidhet në kufij dhe jo me amortizimin e shkaqeve në vendet e origjinës.
Si për ti shtuar sharmin dhe provokimin intelektual këtyre tezave, kryeministri ynë evokon gjakun e derdhur jo shumë kohë më parë në këtë rajon, duke mos harruar të kujtojë se nëse Europa vepron taktikisht dhe jo strategjikisht, ngjarje të tila mund të përsëriten. Ai nuk nguron gjithashtu të kërcënojë. Sipas Ramës të rijtë shqiptarë nuk kanë kohë të presin, prandaj, nëse Brukseli nuk e ndihmon shpejt vendin e tyre, ata do të dynden drejt kryeqyteteve Europiane pa patur durim të korrin frytet e reformave të Rilindjes.
Po ti analizosh një nga një, të gjitha formulimet e Edi Ramës qëndrojnë. Pavarësisht nga fjalët e Merkelit apo Mogherinit perspektiva e zgjerimit tani është e zbehtë më shumë se kurrë. Evropa nuk di ç’të bëjë me Ballkanin perendimor, ashtu sikurse nuk di ç’të bëjë me krizën Ukrahinase dhe me atë greke. Rënia ekonomike, humbja e tregjeve, fuqizimi i lëvizjeve identitare e kanë bërë kontinentin e vjetër të Bismarkut dhe Klemansosë, De Golit dhe Adenauerit, pse jo Kohlit dhe Miteranit, të mendojë gjithnjë e me shumë lokalisht.
Prandaj të flasësh për një kontinent që e ka humbur aftësinë strategjike, për një ideal që vjen duke u zbehur për qytetarët e rajonit tonë -ashtu sikurse bën Edi Rama- as nuk është tabu dhe as nuk thua ndonjë të pavërtetë. As të bësh parashikime intelektualisht të rrezikshme, si mundësia e rikthimit të gjakderdhjes apo ajo e rritjes së valëve të azilantëve, nuk përbën ndonjë blasfemi.
Por, problemi qëndron se kryeministri ynë, këtë ?guxim? prej dendi intelektual dhe jo prej shtetari, po e kthen në sjellje politike. Ai nuk e ka bërë atë një herë të vetme i grishur nga sindroma e pashërueshme e njerzve që janë mesuar të jetojnë me mendimin dhe fjalën. Ai po e kthen këtë provokim në normë. Edhe kur ka folur për bashkimin në formë tradicianale të kombit shqiptar nëse europa rrefuzon ta bashkojë në Bruksel edhe kur ka fshikulluar eksteremistët e djathtë që nxijnë imazhin e Shqipërisë në parlamentin e Strasburgut, ai ka qenë në të njëjtën linjë: në atë të atij që fajin e kërkon gjetkë.
Dhe këtu ka diçka që çalon. Jo për ndjenjë inferioriteti se një kryeministër i një vendi të vogël, të varfër, të korruptuar dhe të prapambetur, nuk ka të drejtë të thotë të vërtetat e tij. Jo aspak për këtë. Por për një zgjedhje që vetë Rama ka bërë, kur vendosi të flakë tej zhgunën e intelektualit, për të veshur atë të politikanit. Bashkë me këtë kapërcim ylberi (jo të parin në jetë), ai zgjodhi të ndërojë dhe vendin e gjykuesit me atë të të gjykuarit, kënaqësitë e mendimtarit të lirë me ato të pushtetit.
Ndaj sot Rama është në këtë pozicion të dytë. Ata që e kanë zgjedhur, shtetasit e qeverisur prej tij, parnerët në Bruksel, presin tjetër gjë.Ata nuk duan individin që kritikon nga liria e vetmisë së tij, ata duan shtetarin që mban përgjegjësi për ato që nuk ka bërë.
Ata e dinë se shumë shqiptarë largohen nga vendi pasi ata nuk e shohin Europën të afrohet me Shqipërinë, por ata dinë gjithashtu se për këtë përgjegjësia nuk duhet kërkuar vetëm në Bruksel. Për këtë ka përgjegjësi edhe vetë Edi Rama. Ka përgjegjësi qeverisja që nuk ka ngjallur shpresë, që ka rikthyer të njëjtën klientelë, që zhvillon të njëjtat tendera, që vjedh në të njëjtat dogana, që evazon njësoj në tatime, që ka të njëjtat lidhje me krimin dhe të njëjtin aleat kanceroz si brenda qeverisjes së djeshme. Pse pas dy vitesh qeveri të rilindjes, një shqiptar i pa punë dhe i pa shpresë duhet të ketë besim se do të shohë dritë në fund të tunelit, pasi ai vështron se si mëkati përsëritet në formë të njëjtë nga njerëz të ndryshëm?
Ata e dinë se kontinenti i vjetër tani për tani, për shkaqe të tij të brendëshme, nguron të na afrojë, por ata dinë gjithashtu se qeverisja aktuale nuk po bën asgjë për të kapur standartet perendimore. Se ajo rrefuzon të dënojë deputetët kriminelë, se ajo heziton të godasë politikanët e lartë të korruptuar, se ajo nuk është në gjendje të kalojë reformën në drejtësi që do të bënte të priteshin shumë koka.
Prandaj, Edi Rama ka të drejtë kur na tregon difektet e Europës. Por, fatkeqësisht ky nuk është misioni i tij. As ajo që pritet nga kryeministri i Shqipërisë. Përpara se të bëjë intelektualin e pavarur dhe të demaskojë ?kurvën plakë?, ai duhet tu japë llogari shqiptarëve dhe partnerëve për ato që ai ka lënë pa realizuar. Eshtë vërtet interesante të dëgjojmë mendimet e tij, por ne na interesojnë aktet e tij. Dhe me akte Rama është shumë më pak bindës sesa me fjalë. (lapsi.al)
Megjithëse Greqia është përpos krizës financiare edhe në kri...
Nga Flutura Açka Para dy ditësh hodha një shënim në faqen ti...
Nga Mero Baze Ka një përpjekje të qeverisë dhe zyrtarëve të ...
Nga Artan FUGAPyetjet që shtrohen me rastin e eksodit masiv ...
Nga Lorisa YLLIJa ku jemi. Ku?! Ne ditet ku e gjithe Shqiper...
Leku refuzohej, përbuzej, urrehej. Leku ishte sëmundje ngjit...
Nga Kastriot MYFTARAJNë intervistën që Kryeministri Rama dha...
Nga Mero Baze Nga komunikimi i parë publik i kryeministrit p...
Gjithnjë e më shumë njerëz të vuajtur vijnë në Gjermani. Aty...
Nga MItro CELAPo bëja debat me nikoqiren e shtëpisë: Na rrit...
Nga Klodi STRALLA Opinion, ne prag te samitit te Vjenes.Mbas...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.manetwitter.com/bled...
Dr. Enver BytyçiTurqia njoftoi zgjedhje të reja parlamentare...
Pranimi i refugjatëve duhet të jetë në fakt i vetëkuptueshëm...
Sokaku i të Marrëve në Tiranë është rruga kryesore e ish-Bll...
Paketa tjetër e ndihmës për Athinën do të miratohet. Por ajo...
Nga Besjan PESHAE kam me ju që nxirrni bukën e gojës duke u ...
Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona. Kanë ...
Deri më sot nuk ka një histori zyrtare të Ushtrisë Çlirimtar...
Nga Spartak NgjelaWhere have all the good men gone? – Ku kan...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...