E zbulon një dermatologe/ Kjo është arsyeja pse ju pickojnë mushkonjat
Mushkonjat janë ‘fatkeqësia’ e jetës së shumë njerëzve...

Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë e nisën sot me bojkot vitin e ri akademik, kundër ligjit të sapomiratuar, që u kërkon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve.
Ata kërkojnë dialog për të shmangur këto pengesa, që u sjell marrëveshja e kërkuar nga universiteti, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi disavjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Bojkotin e studimeve ata e kishin njoftuar qysh nga protestat që mbajtën para Kuvendit, teksa shumica miratonte në seancë projektin e ri të qeverisë, që synon të frenojë emigrimin e punonjësve të rinj të mjekësisë.
Në mesin e mbi 121 mijë studentëve universitarë, Shqipëria ka sivjet mbi 20 mijë studentë të rinj, që hyjnë për herë të parë në auditoret e fakulteteve, ndërsa në gjithë universitetet ka një ulje të numrit të regjistrimeve për shkak të lëvizjeve demografike të brendshme dhe jashtme.
Në dy raundet e para të regjistrimeve Universiteti i Tiranës ka plotësuar afro 72 për qind të kuotave dhe në përfundim të raundit të tretë mund të shkojë në 80 për qind, aq sa ka qenë mesatarja e viteve të mëparshme.
Degët më të kërkuara janë juridiku, teknologjia, ekonomia dhe letërsia, ndërsa ato më pak të kërkuara janë fizika dhe biologjia.
Autoritetet e arsimit në universitete dhe në ministri pohojnë se po përpiqen që të përshtatin projektet e ndërkombëtarizimit dhe profilizimit krahas mbështetjes me bursa të studentëve që ndjekin programe me përparësi.
Universitetet po projektojnë një ofertë më tërheqëse dhe konkurruese, për studimet dhe kërkimet shkencore në bashkëpunim me universitetet e njohur të vendeve të tjerë.
Universiteti i Tiranës ka nënshkruar deri tani 300 marrëveshje ndërkombëtare për lëvizshmërinë e studentëve dhe pedagogëve sipas planeve kërkimore në shkenca të ndryshme. Prejt tyre kanë përfituar së paku një mijë studentë e pdegagogë, që lëvizin për studime jashtë vendit.
Ndërkohë, në universitetet e Elbasanit, Durrësit, Korçës dhe Shkodrës u regjistruan këtë vit një numër më i ulët studentësh dhe disa degë e programe janë pezulluar për shkak të interesimit të pakët të studentëve.
Në Elbasan janë plotësuar në raundet e para deri tani vetëm gjysma e kuotave të përcaktuara nga universiteti, ku degët më të kërkuara janë infermieria dhe shkencat mjekësore teknike, ndërsa janë ulur shifrat e studentëve të ekonomikut. Në Durrës financa, infermieria dhe degët profesionale janë programet më të kërkuara, kundrejt historisë, turizmit dhe filozofisë.
Në Korçë dy programe nuk kanë asnjë student, ndërsa disa programe të tjerë kanë më pak se 10 studentë. Në Shkodër programet më të kërkuara janë degët mjekësore dhe më pak historia dhe gjuhët e huaja.
Regjistrimet e reja të studentëve në këtë vit akademik janë ndikuar, sipas ekspertëve, jo vetëm nga lëvizjet demografike, por edhe nga ndryshimet e kërkesave në tregun e punës, për të cilat edhe universitetet po përpiqen të bëjnë pështatjet e nevojshme./ VOA
Mushkonjat janë ‘fatkeqësia’ e jetës së shumë njerëzve...
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjel...
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qënd...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi një fenomen të pap...
Si ndikon koha e aktivitetit fizik në menaxhimin e peshës ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...