Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për t’u punësuar, një tjetër problem, që hasin është përshtatja e aftësive të tyre profesionale me kërkesat e tregut të punës.
Ky përfundim është pjesë e një raporti të organizatës Uorld Vision, bazuar në sondazhe me të rinjtë në gjithë vendin.
Ata shfaqën sot në një takim vjetor disa projekte për lehtësimin e informacionit mbi tregun e punës.
Në Raportin e organizatës World Vision Shqipëria, 47 për qind e të rinjve të anketuar pohojnë se aftësitë e përshtatura janë ato që u nevojiten për të gjetur një vend pune në të ardhmen.
Të rinjtë theksojnë në sondazhet e kësaj organizate se punësimi është kryefjala e shqetësimeve të tyre, krahas bashkëveprimit shoqëror si dhe vendimmarrja në komunitet e më gjerë.

Drejtorja e operacioneve në organizatën World Vision, Artina Morava, thotë se problem kryesor për të rinjtë mbetet punësimi dhe lidhjet e tyre me tregun e punës.
“Përveç papunësisë dhe vështirësive për të hyrë në tregun e punës, tjetër shqetësim, që ngrenë të rinjtë në sondazhet e kohëve të fundit, ka të bëjë edhe me infomimin që të rinjtë kanë për opsionet që iu ofrohen për punësim. Po ashtu mundësitë për platformat digjitale përmes të cilave të rinjtë të ingranohen, të angazhohen për të marrë trajnim të vazhdueshëm, dhe jo në ngjarje, që organizohen vetëm një herë”, thotë zonja Morava.
World Vision bashkoi sot në në takim vjetor dhjetëra të rinj nga zona të ndryshme të vendit që të diskutojnë problemet më të shpeshta, që ata hasin në jetën e tyre.
Tema e këtij viti është sërish përfshirja në tregun e punës për të rinjtë, për të shmangur emigrimin e tyre, një dukuri që vazhdon të mbetet ndër shqetësimet kryesore.
“Emigrimi vazhdon të mbetet një shqetësim, por ne si organizatë ne përpiqemi të ndihmojmë të rinjtë që të gjejnë zgjidhje në mes problemeve që Shqipëria dhe të shmangin largimin nga vendi. Zonat ku ne veprojmë janë prekur nga emigrimi, dhe ne kemi një qasje që të ndihmojmë të rikthyerit, ose parandalimin e largimeve të tjera. Por patjetër, si në gjithë Shqipërinë, edhe në zonat ku ne veprojmë, shifrat e emigrimit janë të larta”, thotë zonja Morava.
Vitin e fundit organizata World Vision ka punuar për rintegrimin e mbi 100 familjeve të kthyera nga emigrimi përmes afrimit të fëmijëve të tyre në qendra dhe shkolla, formimit profesional për prindërit si dhe ndihma të drejtpërdrejta për të rinisur një biznes, duke i blerë vegla pune dhe pajisje të pajisje të tjera, që të nisin punën sa më lehtë.
“Programet për integrimin e të rinjve, fëmijëve apo familjeve kanë të bëjnë me rintegrimin e tyre në shkolla apo klasa pas-shkollore, për prindërit kurse profesionale për të rritur aftësitë e punësimit, që të nisin një biznes të vogël apo t’i kthehen prodhimeve bujqësore, përfshirja e të rinjve në klube rinore”, thotë zonja Morava.
Të rinjtë pjesëmarrës në Festivalin e shtatë rinor të organizatës World Vision kanë sjellë disa projekte, që synojnë koordinimin e informacionit mbi tregun e punës në qarqet e Shqipërisë, një platformë digjitale ku të rinjtë trajnohen dhe marrin informacion të vazhdueshëm për profesionet e kërkuara dhe kushtet e punës.
Në një seri studimesh vitet e fundit një numër i konsiderueshëm të rinjsh, të mërzitur nga papunësia dhe mungesa e perspektivës, shprehen se janë gati të largohen nga Shqipëria sapo t’u jepet një mundësi për punësim dhe pagë dinjitoze jashtë vendit./ VOA
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi një fenomen të pap...
Si ndikon koha e aktivitetit fizik në menaxhimin e peshës ...
Edukimi është ai proces njohje dhe të mësuari, që fëmija e...
Këtë të shtunë, vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushtev...
Teknologjia krahas ndihmesës që ka dhënë në jetën njerëzor...
Shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër efekt anësor të rrall...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kus...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sot, të mbijetuarit e dhunës seksuale në internet, të rinj...
Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...