
Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmijën me ushqim apo banane në dorë. Mjafton që fëmija të hajë, po se ku e ha dhe se si e ha, pak rëndësi ka.
Shumë prindër as që u shkon në mend se çfarë roli luan ushqyerja në psikikën e fëmijës. Nuk u intereson asgjë tjetër, mjafton që fëmija të hajë atë gjë, të cilën ata, të rriturit e kanë në mendje. As që përpiqen të mësojnë se si zhvillohet psikika e fëmijës, mendja e tij, si fillon ti mësojë fëmija gjërat?
Mëndja e njeriut i ka fillesat tek ushqyerja, prandaj prindër e të rritur të tjerë, mos e shikoni fëmijën 0-5 vjeç si një shishe për tu mbushur me ushqim. Mendimi e fillon rrugën pikërisht me ushqyerjen, me gjetjen dhe shijimin e tij. Duke filluar nga thithja e gjirit, më pas, përdorimi i mjeteve për tu ushqyer.
Fillimi i ushqimeve të forta si buka, copëzat e mishit dhe perimeve dhe frutave, të gjitha së bashku ngacmojnë psikikën e fëmijës, memorjen dhe fantazinë e tij për t’i njour, shijuar dhe pranuar të gjitha këto gjëra të reja. Ky proces kaq i thjeshtë është i lidhur direkt me fjalën.
Nëna i emërton emrat e ushqimeve, që po konsumon dhe fëmija mëson duke shijuar. Fëmija gjithashtu mëson që goja shërben për tu ushqyer, por edhe për të folur, prandaj kujdes prindër, gjyshër dhe edukatorë.
Procesi i të ngrënit kërkon kohën e vet dhe të rriturit duhet tja japin këtë “kohë” fëmijës. Por duke e ushqyer fëmijën me forcë apo ku të munden, ata, të rriturit vetëm dëmtojnë, jo vetëm të ngrënën si proces, por edhe të mësuarin.
Procesi i të ngrënit kthehet në vuajtje dhe gati luftë ndërmjet fëmijës dhe të rriturit. E ngrëna duhet të zhvillohet në një vend të caktuar, për shembull karrigia-tavolinë për fëmijë, dhe në orë të caktuara.
Mirë do të ishte që në orët e ushqimit, pranë fëmijës të ishte dhe i rrituri për t’i mësuar etikën e të ngrënit. Fëmija mund të merret në tavolinë rreth moshës gjashtë muaj.
Nëna mund t'i japë pak ushqim nga pjata e saj dhe kështu fillimi i ushqimeve të reja bëhet më i thjeshtë. Prindër, ju vetë nuk respektoni regullat e ushqyerjes, madje i prishni me indiferencën më të madhe dhe pretendoni prej fëmijëve, që të jenë ngrënës të mirë.
Edhe një gjë prindër, mos u fiksoni vetëm te e ngrëna, ky fiksim pengon punën e mundimshme të fëmijës për t’u rritur, për të mësuar si t’i bëjë e realizojë edhe ai vetë gjërat. Fëmija bën përpjekje gjigande për të mësuar, ndërsa ju me padurim dhe indiferencë as që i vini re, sepse jeni fokusuar vetëm te e ngrëna dhe vetëm ankoheni se fëmija juaj nuk ha dhe nuk dalloni e vlerësoni asnjë arritje tjetër të tij.
Mendoni vetëm “a hëngri” dhe kaq, ndërkohë, që fëmija ka kaq shumë nevojë për fjalën, konfirmimin dhe mbështetjen tuaj, që të mund të mësojë e të rritet edhe ai.
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrues...
Orët e paradites do të mbeten me kthjellime ne bregdet...
Disleksia është një “problem” i trurit të njeriut që n...
Frymëmarrja është thelbësore për ekzistencën tonë. Mesata...
Këtë të diel vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve at...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të jetë në ndikim të kush...
Zëdhënësi i Policisë, Gentian Mullai foli për sigurinë në ...
Kur një fëmijë qan e bërtet në autobus, i gjithë autob...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të ku...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qën...
Kur fëmija shkon në kopsht për herë të parë, është natyral...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga k...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar njerëz...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Në Sarandë sezoni turistik, nuk përfundoi me verën. Për mu...
Këtë fundjavë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte rel...
Duhet të ndalohet me ligj shprehja “mbylle gojën” në i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...