
Si ndikon koha e aktivitetit fizik në menaxhimin e peshës tonë trupore? Një studim i ri, përfundimet e plota të të cilit do të bëhen publike në numrin e tetorit të revistës shkencore “Obesity”, pretendon se është më mirë të merreni me sport herët në mëngjes.
Koha më e mirë është midis 7 dhe 9-ës
Nuk është hera e parë që debatohet mbi këtë çështje. Ekipi i studiuesve që e kreu këtë analizë nga Universiteti Frenklin Pirs në SHBA, identifikoi periudhën kohore midis orës 7:00 dhe 9:00 të mëngjesit si kohën më të përshtatshme që garanton një lidhje më të fortë midis praktikës sportive dhe një indeksi më të ulët të Masës Trupore (BMI), një nga parametrat që përdoret për të kuptuar nëse një person ka një peshë normale, është mbipeshë apo është obez.
Autorët thonë se studimi u krye duke përdorur përshpejtuesin (një instrument më kompleks se pedomometri, që vlerëson performancën fizike në hapësirë) për të klasifikuar kohën e lëvizjeve gjatë ditës, ndërsa vlerësimet e mëparshme ishin fokusuar tek frekuenca, intensiteti dhe kohëzgjatja e aktivitetit fizik.
Duke përdorur të dhëna nga ciklet 2003-2004 dhe 2005-2006 të Anketës Kombëtare të Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqimit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, shkencëtarët studiuan 5285 pjesëmarrës dhe i ndanë në 3 grupe, bazuar në kohën e zgjedhur prej tyre për t’u marrë me aktivitet fizik: mëngjes, mesditë dhe mbrëmje.
Ata që zgjohen herët kanë një peshë trupor me afër normës
Pjesëmarrësit që përmbushën udhëzimet për aktivitet fizik në grupin e mëngjesit (150 minuta në javë aktivitet fizik të moderuar deri të fuqishëm) kishin një indeks të masës trupore dhe një perimetër të belit më të vogël sesa ata në grupet e tjera. Po ashtu, ata kishin në përgjithësi një dietë më të shëndetshme dhe një konsum më të ulët të energjisë ditore.
Një shënim i rëndësishëm: ata që ushtroheshin fizikisht në mëngjes, qëndronin më shumë kohë ulur gjatë ditës sesa ata në grupet e tjera, e megjithatë ishin sërish më elegantë se njerëzit që bënin pjesë në grupet që ushtroheshin fizikisht në mesdite dhe mbrëmje. Karakteristikat e grupit që stërvitej herët në mengjes përfshinin: një moshë më të madhe se të tjerët përafërsisht rreth 10-13 vjet, gratë zinin për qind më të lartë, ishin të bardhë jo hispanikë, kishin përfunduar arsimin universitar dhe nuk pinin duhan apo alkool.
Kronotipi
Një nga kufizimet e këtij studimi ka të bëjë me faktin se njerëzit që ushtrohen fizikisht në mëngjes, mund të jenë të ndryshëm nga ata që ushtrohen në orare të tjera të ditës. Për shembull, një nga variablat e rëndësishëm është “kronotipi”. Zgjimi herët, pavarësisht punës apo angazhimeve personale, është karakteristikë e “laureshave”, njerëz që biologjikisht ndryshojnë nga homologët e tyre që ndryshe quhen “bufa nate”, pra që rrinë zgjuar deri natën vonë dhe flenë gjatë orëve të paradites.
Ndërsa të parët janë natyrshëm të predispozuar për të stërvitur në mëngjes, “bufat e natës” preferojnë që aktivitetin fizik ta ushtrojnë në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje. Për aq sa është e mundur, gjëja më e mirë për të gjithë, do të ishte ndjekja e orës së tyre biologjike.
Megjithatë, ata që duan të ruajnë një peshë të shëndetshme ose të bien në peshë, mund të zgjedhin stërvitjen në mëngjes, ndoshta me stomakun bosh dhe për të paktën 30 minuta, pasi në këtë mënyrë trupi do të shfrytëzojë si burim energjie rezervat e yndyrës. Nga Silvia Turin “Corriere della Sera”/ Pershtatur nga CNA
Edukimi është ai proces njohje dhe të mësuari, që fëmija e...
Këtë të shtunë, vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushtev...
Teknologjia krahas ndihmesës që ka dhënë në jetën njerëzor...
Shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër efekt anësor të rrall...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kus...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sot, të mbijetuarit e dhunës seksuale në internet, të rinj...
Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmi...
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrues...
Orët e paradites do të mbeten me kthjellime ne bregdet...
Disleksia është një “problem” i trurit të njeriut që n...
Frymëmarrja është thelbësore për ekzistencën tonë. Mesata...
Këtë të diel vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve at...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të jetë në ndikim të kush...
Zëdhënësi i Policisë, Gentian Mullai foli për sigurinë në ...
Kur një fëmijë qan e bërtet në autobus, i gjithë autob...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...