Manastirliu, nga qendra shëndetësore verore Shëngjin/ Mbi 11 mijë pushues kanë marrë shërbim
Nga data 15 qershor më shumë se 11 mijë pushues kanë m...

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se rastet e koronavirusit janë trefishuar në të gjithë Europën në gjashtë javët e fundit. Rastet e shtrimit në spital janë dyfishuar gjithashtu, megjithëse pranimet në kujdesin intensiv kanë mbetur të ulëta.
Drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, e përshkroi COVID-19 si "një sëmundje të keqe dhe potencialisht vdekjeprurëse" që njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë. Ai tha se të afërmit superinfektivë të variantit Omicron, po nxisin valë të reja sëmundjesh në të gjithë kontinentin dhe se infeksionet e përsëritura potencialisht mund të çojnë në COVID të gjatë.
“Me rastet në rritje, ne po shohim gjithashtu një rritje të shtrimeve në spital, të cilat do të rriten vetëm në muajt e vjeshtës dhe të dimrit”, tha Kluge. "Ky parashikim paraqet një sfidë të madhe për fuqinë punëtore shëndetësore vend pas vendi, tashmë nën presion të madh që ka të bëjë me krizat e pandërprera që nga viti 2020".
Në fillim të kësaj jave, redaktorët e dy revistave mjekësore britanike thanë se kurrë më herët Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i vendit nuk kanë qenë afër kolapsit.
Kamran Abbasi i revistës "BMJ" dhe Alastair McLellan i revistës "Health Service Journal", kanë shkruar në një editorial të përbashkët se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk po arrinte të adresonte problemet e vazhdueshme të përkeqësuara nga COVID-i.
Ata kritikuan këmbënguljen e qeverisë që vaksinat kanë thyer lidhjen midis infeksioneve dhe shtrimeve në spital. Megjithëse vaksinat reduktojnë në mënyrë dramatike shanset e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, ato nuk kanë ndalur transmetimin e virusit.
“Qeveria duhet të ndalojë manipulimin e publikut dhe të jetë e sinqertë për kërcënimin që pandemia ende paraqet për ta dhe për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar”, shkruan redaktorët.
Në strategjinë e vjeshtës të OBSH-së për COVID-19 të lëshuar të martën, agjencia shëndetësore e OKB-së bëri thirrje për masa që përfshijnë një dozë të dytë përforcuese për këdo me sistem të dobët imunitar të moshës 5 vjeç e lart, duke promovuar bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik dhe ventilim më të mirë, duke përfshirë shkollat dhe zyrat.
Ai tha se vendet e hemisferës jugore aktualisht po përjetojnë një sezon shumë aktiv të gripit, i cili i kombinuar me COVID-in, po rëndon sistemet shëndetësore.
"Ka mundësi që të shohim një skenar të ngjashëm në hemisferën veriore", tha Kluge, duke paralajmëruar se presioni i shtuar mund të çojë në kaos në biznes, udhëtime dhe shkolla.
Ai u bëri thirrje njerëzve që të marrin vendimet e tyre, edhe në vendet ku autoritetet kanë braktisur kryesisht kufizimet e koronavirusit.
"Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për mjetet që kemi për të mbajtur veten të sigurt, për të vlerësuar nivelin tonë të rrezikut dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur të tjerët nëse infektohemi", tha Kluge. "Vetëm sepse një maskë nuk është e detyrueshme nuk do të thotë se është e ndaluar"./REL
Nga data 15 qershor më shumë se 11 mijë pushues kanë m...
Vendi ynë do të vijojë në ndikimin e masave ajrore me orig...
Java që sapo ka nisur parashikohet të jetë e nxehtë me...
Kjo javë është parashikuar se do të jetë me temperatur...
100 mjekë të rinj specialistë do t'u shtohen spitaleve...
Tërheqje e mishrave të dhëmbëve, lëvizshmëri, zhveshje...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të shtyjë a...
Ditën e nesërme, Kuvendi i Shqipërisë dhe komisionet e tij...
Valët e të nxehtit që po përfshijnë vendin tonë po sjellin...
Trafikimi i qenieve njerëzore, përfshirë fëmijët, vazh...
Diabrotica Vergifera është insekti i cili është duke d...
Kthjellimet pritet të jenë mbizotëruese në të gjithë v...
CNA.al ka denoncuar ditë pas dite fenomene shqetësuese...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur...
“Jetoj në një qytet në formë zemre, ku kitarat netëve ...
Studimi i fundit në Nature tregon se femijet dhe adole...
Në 2021-shin, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në ...
Në orët e mesditës së të shtunës pritet që kthjellimet të...
Presidenti Ilir Meta në 4-vjetorin e themelimit të ‘Al...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar bosh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...