LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Realiteti i trishtë i natës së ndërrimit të viteve/ Pamjet që pasqyrojnë se jo çdokush festoi mbrëmë

1 Janar 2023, 08:31, Sociale CNA

Realiteti i trishtë i natës së ndërrimit të viteve/

Nata e ndërrimit të viteve është një moment që i jep shpresë gëzim e lumturi të gjithëve.

Por kjo nuk është e vlefshme për të gjithë.

Siç e shihni edhe në fotot e shkrepura nga CNA.al, një familje feston, e pak centimetra larg tyre, qëndron një person, i cili në mes të ftohtit kërkon lëmoshë.

Dukshëm nata e ndërrimit të viteve e gjeti larg familjes, e jo në tryezën e ngrohtë familjare.

Një paradoks në fakt, kur mendon se si mund t’a kenë festuar mbrëmjen e djeshme politikanët, oligarkët, e shumë të tjerë që zhvatën popullin gjatë gjithë vitit të shkuar.

Ndërkohë dikush nuk pati mundësi të festojë, por u detyrua që të zgjasë dorën për lëmoshë edhe në këtë natë, që duhet të ishte plot gëzim.

Shikoni pamjet për më shumë./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga