Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Me afrimin e dimrit, shumë prindër do të përgatiten për sezonin e të ftohtit dhe gripit. Zakonisht fëmijët e vegjël sëmuren rreth 6 herë në vit. Në brezat e shkuar, prindërit mund të kërkonin shurupin e kollës për të lehtësuar një kollë të thatë apo që ka bllokuar kraharorin.
Por tani e dimë se shurupet e kollës, nuk janë shumë efektive në trajtimin e kollës së fëmijëve. Dhe në mesin e provave në rritje të dëmeve nga helmimi dhe vdekjet, shumë vende duke përfshirë Australinë i kanë kufizuar ilaçet kundër kollës. Ndaj ato nuk mund t'u jepen fëmijëve nën moshën 6 vjeç.
Por çfarë përmban ilaçi kundër kollës? Përbërësit aktivë në shurupet e kollës ndryshojnë në varësi të përfitimit të tyre të pretenduar. Ato mund të përmbajnë supresantë të kollës (duke zbutur refleksin e kollës së trupit), ekspektorantë dhe mukolitikë (që të dyja ndihmojnë në pastrimin e këlbazës).
Ilaçet e tjera që rekomandohen për të ftohtin dhe gripin përmbajnë shpesh dekongestantë (për të lehtësuar hundën e bllokuar) dhe antihistaminikë qetësues për të reduktuar teshtitjen, për të ndaluar rrjedhjen e sekrecioneve në hundë dhe për të ndihmuar gjumin.
Barnat më të rrezikshme janë ato me veprim qetësues, si antihistaminat qetësuese ose shtypësit e kollës me bazë opioidet. Ndërsa qetësimi mund të jetë një efekt i dëshiruar për prindërit me një fëmijë që nuk fle, fëmijët e vegjël janë veçanërisht të rrezikuara të dëmtohen seriozisht apo edhe vdesin në raste ekstreme.
Po ashtu, qetësuesit gjithashtu mund të shkaktojnë agjitacion dhe hiperaktivitet. Ndërsa shurupet e kollës që nuk përmbajnë qetësues janë më të sigurt, ka shumë pak studime mbi sigurinë dhe efikasitetin e këtyre produkteve te fëmijët. Janë raportuar jo rrallë ngjarje të padëshiruara, përfshirë agjitacionin dhe psikozën, veçanërisht me përdorimin e tepërt të tyre.
Përdorimi i tepërt mund të rezultojë nga leximi i gabuar i etiketës nga prindërit, mbi dozimi me shpresën se do të funksionojë më mirë, nga dozat shtesë të dhëna pa dashje dhe nga përdorimi i pajisjeve matëse të pasakta si lugët e gjellës.
Fëmijët e vegjël nën 2 vjeç janë më të rrezikuar nga një mbidozë fatale nga shurupet e kollës. Por enti rregullator i barnave në Australi rekomandon të mos përdorni shurupe kundër kollës për çdo fëmijë nën moshën 6 vjeç. Ndaj nuk ka udhëzime dozimi për fëmijët nën 6 vjeç në etiketat e këtyre produkteve.
Studimi ynë i botuar sot në Gazetën Mjekësore të Australisë, tregon se kufizimi i përdorimit të ilaçeve për kollën dhe ftohjen tek fëmijët, sjell një ulje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme të helmimeve.
Studimi ynë shqyrtoi gabimet në dozim, efektet anësore te dozat e duhura dhe “gëlltitjet eksploruese” aksidentale nga ana e fëmijëve. Në vitin 2020, u vendosën paralajmërime për antihistaminat qetësuese duke thënë se ato nuk duhet të përdoren për asnjë arsye te fëmijët nën 2 vjeç.
Kjo solli një përgjysmim të numrit të telefonatave në sallën e urgjencës dhe përgjysmim të shkallës së shtrimeve në spital. Pavarësisht kësaj, qindra telefonata bëhen ende në qendrat australiane të helmimeve në vit në lidhje me këto produkte te fëmijët e vegjël.
Shurupet e kollës mund të përdoren për fëmijët e moshës 6-11 vjeç, megjithatë duhet treguar ende kujdes. Këto produkte duhet të jepen vetëm në konsultim me një mjek, farmacist ose infermier. Disa produkte bimore janë të disponueshme dhe tregtohen për fëmijët si Hedera helix.
Por për fat të keq nuk ka asnjë provë bindëse se këto ilaçe përmirësojnë ndjeshëm simptomat e kollës. Por rreziku i helmimit është i ulët. Shurupet e thjeshta që nuk përmbajnë ilaçe mund të jenë gjithashtu efektive: deri në 85 për qind e efektivitetit të ilaçeve kundër kollës i është nënshtruar “efektit placebo”.
Gjëja më e mirë që mund të bëni për fëmijën tuaj është t'i jepni atij prehje dhe siguri. Antibiotikët do të nevojiten vetëm nëse mjeku i diagnostikon me pneumoni akute bakteriale ose me një kollë kronike për shkak të një infeksioni bakterial, si bronkiti bakterial i zgjatur, kolla e mirë ose abscesi i mushkërive.
Paracetamoli ose ibuprofeni mund të përdoren nëse kanë ethe dhe dhimbje së bashku me kollën. Kontrolloni dozën e saktë në paketim për peshën dhe moshën e fëmijës suaj. Nëse fëmija juaj është më i madh se 12 muajsh dhe ka një kollë të lagësht (duke prodhuar gëlbazë në fyt), merrni parasysh që t’i jepni mjaltë. Ka prova në rritje që mjalti mund të zvogëlojë prodhimin e mukusit dhe për rrjedhojë edhe shpeshtësinë e kollitjes.
Shënim: Rose Cairns, lektore në degën e farmacisë në Universitetin e Sidneit. Nial Wheate, profesor i asociuar i Shkollës së Farmacisë në Universitetin e Sidneit./ Përshtatur nga CNA.al
Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses në Spital...
Ka të ngjarë që telefoni inteligjent në të cilin po e lexo...
Nuk është vetëm puna ajo që sjell stres, por edhe mungesa...
Zhytja në ujë të ftohtë është padyshim një aktivitet q...
Akademikët nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar ...
Nëse jeni zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje kur keni...
Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. P...
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë...
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një ar...
Efektet nga vaksinat po merren shumë seriozisht në Gje...
Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rre...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet pë...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Disa nga dietat ushqimore më të famshme në botë, janë gjit...
Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja ...
Birra është e pasur me lëndë ushqyese si aminoacide, k...
Për ata që nuk mund t'i rezistojnë patateve të skuqura, la...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...