Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. Përveç tyre, ne jemi sot më të rrezikuar se kurrë më parë nga shpërthime të reja të sëmundjeve infektive, epidemi apo pandemi qofshin. Ndryshimet klimatike kërcënojnë që t’i përshkallëzojnë të gjitha këto sfida.
Ndërsa ato mund të duken si shumë të vështira, përvoja ka treguar se bashkëpunimi global ofron një rrugë të provuar drejt përparimit. Dy dekada investimesh e kanë përgjysmuar vdekshmërinë e fëmijëve. Por ndërsa shfaqen sfida të reja shëndetësore, nevojitet një rivlerësim urgjent i sistemit global shëndetësor, për t’u siguruar që ne të kemi një sistem të aftë për t'u përballur me sfidat e së nesërmes.
Në nivel global, numri i njerëzve që vdesin nga sëmundjet ngjitëse, edhe pse ende domethënës, ka rënë ndjeshëm. Megjithatë, është në rritje numri i atyre që vdesin para kohe nga sëmundje jo të transmetueshme, si sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru dhe kanceret.
Deri në vitin 2040, sëmundjet jo të transmetueshme pritet të përbëjnë mbi gjysmën e barrës globale të sëmundjeve. Plakja e popullsisë, ndotja, ndryshimet klimatike, emigrimi dhe konfliktet po intensifikohen dhe po u shtohen sfidave tona shëndetësore.
Së bashku, ato po ushtrojnë presion në rritje mbi sistemet shëndetësore që tashmë kanë mungesë të burimeve. Kjo gjë ka rëndësi për të gjithë ne. Pandemia e COVID-19, vërtetoi se shëndeti ynë kolektiv është po aq i fortë apo i dobët sa edhe sistemi shëndetësor. Po ashtu, ajo ishte një kujtesë e hidhur e pabarazive që e përshkojnë këtë sistem, si brenda ashtu dhe midis vendeve.
Pavarësisht se ku jetojnë - qoftë në Kenia apo në Norvegji - të gjithë duhet të kenë qasje te shërbimet thelbësore të kujdesit shëndetësor dhe tek ilaçet. Kjo është arsyeja pse Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, kanë të bëjnë me sigurimin e një jete të shëndetshme në të gjitha moshat, dhe mbulimin shëndetësor universal si një objektiv thelbësor.
Ky i fundit, ka të bëjë me gratë që lindin me mbështetjen e një profesionisti të shëndetësisë, apo vaksinimin e fëmijëve kundër sëmundjeve. Dhe kjo nuk do të thotë vetëm qasje te kujdesi shëndetësor. Por edhe mbrojtje nga sëmundjet e këqija, uljen e rrezikut nga sëmundjet që lidhen me stilin e jetës, dhe sigurimin e trajtimit për sëmundje si hipertensioni dhe diabeti, të cilat janë të zakonshme në të gjitha vendet.
Si një komunitet global, ne jemi ende shumë larg arritjes së këtij qëllimi. Ndaj është e nevojshme një reformë e thellë e sistemit shëndetësor në nivel global. Gjatë 2 dekadave të fundit, mbështetja financiare për shëndetin në vendet në zhvillim është rritur ndjeshëm. Nismat globale shëndetësore - si Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI); Fondi Global për të luftuar SIDA-n, Tuberkulozin dhe Malarien; GAVI, Aleanca e Vaksinave; Fondi Global i Financimit për gratë, fëmijët, adoleshentët; dhe UNITAID - kanë bërë shumë për të nxitur përparimin në këtë aspekt.
Ato plotësojnë burimet e brendshme, financojnë ndihmën dypalëshe, OBSH-në, agjencitë e tjera të OKB-së dhe Bankën Botërore. Të gjitha këto së bashku, përbëjnë një ekosistem global aktorësh që punojnë me vendet për të investuar dhe përmirësuar shëndetin. Në këtë aspekt ka pasur fitore të mëdha.
Midis viteve 2000 dhe 2020, vdekshmëria e nënave ra me 1/3, ndërsa numri i vdekjeve nga HIV/AIDS u përgjysmua gjatë 15 viteve të fundit, deri në vitin 2019. Edhe çmimi i barnave bazë ka rënë, duke ndihmuar në transformimin e sistemeve shëndetësore.
Por ndërsa ekosistemi global shëndetësor ka bërë përparime të mëdha, ai është bërë gjithnjë e më i fragmentuar dhe më kompleks. Ndaj nevojitet një ndryshim. Që mbulimi shëndetësor universal të bëhet realitet, nuk mjaftojnë angazhimet e mëdha që bëhen zakonisht në Gjenevë apo Nju Jork.
Secili vend duhet të ketë planin e tij, të përshtatur nga poshtë-lart për shëndetin e popullatës, dhe që ofrohet gjithnjë e më shumë nga financimi i brendshëm. Dhe kur krijohen këto plane, komuniteti global i donatorëve duhet t’i njohë dhe mbështesë ato, dhe jo të zbatojë apo imponojë ndërhyrje që nuk përputhen me to, apo që shihen si plane dhe programe të veçanta.
Ndërsa janë ende të freskëta mësimet nga pandemia COVID-19, ne besojmë se është koha e duhur të bëjmë një bilanc se si ekosistemi global shëndetësor dhe financimi që e mbështet atë, mund të përballojnë më së miri sfidat shëndetësore të së sotmes dhe të së nesërmes.
Kjo është arsyeja pse qeveritë e Kenias dhe Norvegjisë po bashkëkryesojnë një proces të quajtur “E ardhmja e Iniciativave Globale të Shëndetit”, për të parë mundësinë se si sistemi shëndetësor global mund të funksionojë në mënyrë më efektive dhe të barabartë për të mbështetur vendet që të forcojnë sistemet shëndetësore.
Që të arrihet mbulimi shëndetësor universal, ai duhet të vetëfinancohet nga vendet përfituese. Dhe kjo kërkon që komuniteti global të sfidojë statuskuonë aktuale. Ne s’mund të financojmë programe specifike shëndetësore nga distanca. Vendet duhet të jenë në pozitën drejtuese, dhe duhet të rrisin financat e tyre të brendshme shëndetësore për të mbështetur dhe mundësuar zhvillimin ekonomik.
Kjo do të jetë e vështirë dhe do të kërkojë kohën e vet. Por ne duhet të qëndrojmë të patundur në ndjekje të një vizioni mbi një botë ku çdo person, pavarësisht se kush është, apo ku ka lindur, mund të ketë qasje te kujdesi shëndetësor për të cilin ka nevojë në vendin ku jeton. Në këtë mënyrë, ne mund të krijojmë sisteme shëndetësore elastike dhe të barabarta që kërkon bota jonë në ndryshim. Nga përvoja e viteve të fundit, e dimë se nga kjo përfitojnë që të gjithë.
Shënim: Susan Nakhumicha Wafula, Sekretare e Kabinetit për Ministrinë e Shëndetësisë në Kenia. Anne Beathe Tvinnereim, Ministre e Zhvillimit Ndërkombëtar në Norvegji./ Përshtatur nga CNA.al
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë...
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një ar...
Efektet nga vaksinat po merren shumë seriozisht në Gje...
Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rre...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet pë...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Disa nga dietat ushqimore më të famshme në botë, janë gjit...
Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja ...
Birra është e pasur me lëndë ushqyese si aminoacide, k...
Për ata që nuk mund t'i rezistojnë patateve të skuqura, la...
Hapet Urgjenca Polivalente në Spitalin Qendror, duke përmb...
Ekipi i Fekondimit in Vitro në Spitalin Amerikan, ka arrit...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shër...
Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë nga një studim i sa...
Asnjë nga ne nuk dëshiron të përjetojë sërish diçka të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...