VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Asnjë nga ne nuk dëshiron të përjetojë sërish diçka të ngjashme me pandeminë e COVID-19. Por realiteti është se po afrohet pandemia e radhës. Fakti i trishtë është se atualisht ka shumë patogjenë të tjerë, të cilët kanë potencialin të shkaktojnë dëme akoma më të mëdha.
Tri vjet pas shpalljes zyrtare të gjendjes së pandemisë më të rëndë në kujtesën e njerëzve që janë ende gjallë, ne po i ndiejmë ende efektet. Më shumë se 6.8 milionë njerëz kanë vdekur, 1.6 miliardë nxënës dhe studentë ndërprenë arsimimin e tyre, ndërsa sipas vlerësimeve të FMN-së të publikuara vitin e kaluar, deri në vitin 2024 ekonomia globale do të ketë humbur më shumë se 12.5 trilionë dollarë.
COVID-19 shkaktoi dëme të mëdha te të ardhurat, shërbimet shëndetësore, shëndetin mendor dhe edukimin e fëmijëve tanë. Prandaj ne duhet të bëjmë çmos që kjo të mos ndodhë më kurrë. Se kur do të shfaqet një pandemi tjetër është thjeshtë çështje kohe dhe jo nëse do të ketë apo jo një të tillë.
Modelimet laboratorike sugjerojnë që ne mund të kemi një shans 38 për qind për të përjetuar një pandemi tjetër gjatë kohës që jemi gjallë. Dhe ky është një rrezik i madh për t’u përballuar. Por ky rrezik është thjesht çështje kohe. Përjetimi i një pandemie nuk e zvogëlon kërcënimin e tjetrës, dhe nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë këtë vit apo vitin tjetër.
Një gjë është e qartë: pavarësisht gjithçkaje që kemi mësuar, ne nuk jemi të përgatitur për t’u përballur me pandeminë e ardhshme. Madje po shohim shkurtime fondesh në infrastrukturën tonë të sigurisë shëndetësore.
Me këtë është dakord edhe publiku. Sondazhi i Yougov i publikuar më 13 prill, zbuloi se më shumë se gjysma (59 për qind) e publikut britanik mendojnë se politikanët në Mbretërinë e Bashkuar nuk po e marrin seriozisht kërcënimin e pandemive të ardhshme.
Më gjerësisht akoma, ka një konsensus se liderët botërorë gjithashtu duhet të bëjnë më shumë. Në të njëjtin sondazh, më shumë se 3/4 e publikut britanik (77 për qind) mendojnë se qeveritë në mbarë botën duhet të investojnë më shumë në aftësinë e sistemit të tyre të kujdesit shëndetësor për t’iu përgjigjur një pandemie të ardhshme.
Ndërkohë 72 për qind mendojnë se qeveria britanike duhet të punojnë më shumë me qeveritë e tjera për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve në mbarë botën. Studimi i baroneshës Hallet mbi pandeminë, do të ofrojë pa dyshim leksione jetike për të ardhmen se si janë zhvilluar politikat publike në Britani.
Ndërkohë, shumë nga ne ekspertët e shëndetit publik, po mendojnë tashmë më në detaje se si mund të riimagjinojmë sistemet tona të kujdesit shëndetësor, në mënyrë që ato të mund të transformohen për t'u përballur me pandemitë e ardhshme. Pra çfarë duhet të bëjmë?
Ajo që na nevojitet është një qasje “gjithmonë vigjilente” për të krijuar sisteme shëndetësore më elastike, të cilat kanë kapacitetin e duhur për të ofruar një kujdes klinik rutinë në kohë normale dhe që janë në gjendje të përgjigjen me shpejtësi për të dhënë një përgjigje ndaj pandemisë së ardhshme.
Ne mund të integrojmë sekuencën gjenomike dhe mbikëqyrjen në kujdesin rutinë ndaj pacientëve, të përmirësojmë diagnozën dhe të ndihmojmë në përshtatjen e trajtimit, duke ruajtur njëkohësisht aftësinë tonë për të identifikuar në mënyrë proaktive kërcënimet patogjene të së ardhmes.
Ne mund të shfrytëzojmë fuqinë e vaksinave të reja për të rriturit edhe injeksionet profilaktike për të parandaluar sëmundjet dhe për të shpëtuar jetë, ndërkohë që mbajmë në gatishmëri infrastrukturën e prodhimit dhe shpërndarjes dhe gatishmërinë për të prodhuar vaksina të reja për pandeminë e ardhshme.
Krijimi i një modeli ekonomikisht të qëndrueshëm për arkitekturën globale të shëndetit që është “gjithmonë aktiv” mund të përmirësojë jetën gjatë “kohës së paqes”, dhe të sigurojë që të jemi gati siç duhet për krizën e ardhshme globale shëndetësore.
Për ta realizuar këtë vizion dhe për të nxitur përparimin, ne duhet të adoptojmë të njëjtën qasje të përqendruar tek misioni që pamë si kundërpërgjigje ndaj COVID-19, me objektiva, financime dhe burime të qarta për të mbështetur shpërndarjen dhe miratimin nga organet qeveritare globale.
Fushata “One Shot: e Konsorciumit Global të Sigurisë Shëndetësore, është një shembull i kësaj qasjeje të bazuar në mision. Ai synon që të krijojë një program global për parandalimin e sëmundjeve, i fokusuar në shpërndarjen rutinë të vaksinave për të rriturit dhe profilaksive të reja, të cilat kanë potencialin të shpëtojnë deri në 10 milionë jetë çdo vit.
Dhe duke përdorur më shumë vaksinat ekzistuese dhe ato të ardhshme, fushata do të krijojë një kërkesë më të lartë dhe më të parashikueshme, duke çuar në një treg global të vaksinave të shëndosha, të vetëqëndrueshëm, me kapacitete prodhuese të shpërndara te vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, dhe që të jetë gjendje të përgjigjet me shpejtësi ndaj kërcënimeve të ardhshme pandemike.
Ne kemi nevojë për atë kapacitet tani për t’u përballur me kërcënimet shkatërruese nga sëmundjet që tashmë i dimë dhe i kuptojmë, dhe kur të shfaqen në mënyrë të pashmangshme kërcënimet e reja nga sëmundjet. Këtë muaj, me kolegët e Konsorciumit Global të Sigurisë Shëndetësore, po mbledhim ekspertë globalë të shëndetit dhe udhëheqës politikë në Samitin e Politikave të Rodosit për të shqyrtuar se si duhet të jetë përgatitja, në mënyrë që të mos përsëriten më ngjarjet shkatërruese të vitit 2020.
Por çfarë mund të mësojmë nga COVID-19 dhe përhapja e tij në fazat e para? Si mund të krahasohen përgjigjet e hershme të politikave në vende të ndryshme? Dhe cilat ishin arsyet e dështimit kolektiv për të përshpejtuar qasjen në teknologjitë që shpëtojnë jetë për popullatat më të cenueshme gjatë kësaj krize?
Një qasje “gjithmonë vigjilente” do të siguronte që bota të ketë mjetet e duhura, nga vaksinat tek infrastruktura e kërkimit klinik, që mund të parashikojë përhapjen e sëmundjeve, dhe të përgjigjet me shpejtësi për të shpëtuar jetë. Ne duhet të marrim parasysh skenarët e rastit më të keq të pandemisë, dhe të nxitim një fokus të qëndrueshëm politik si dhe investimet nga qeveritë, organizatat globale shëndetësore dhe industria për gatishmërinë ndaj pandemisë.
Në një botë ku vëmendja është e përqendruar me të drejtë te rritja e kostos së jetesës, konfliktet ndërkombëtare dhe kriza energjetike, do të ishte e lehtë që ne të përqendroheshim në kthimin te biznesi si zakonisht, për ta konsideruar COVID-19 si një krizë që ndodh një herë në një brez dhe që tani i përket së kaluarës.
Mjerisht, sëmundja nuk i bindet ndonjë ligjësie apo rregullsie. Ajo nuk ka të bëjë me kohën, distancën apo kufijtë. Lajmi i mirë është se ne kemi përmirësuar njohuritë dhe aftësinë tonë për të dalluar këto kërcënime dhe për të reaguar. Pandemia e ardhshme mund të jetë edhe më shkatërruese sesa kjo e fundit. Ne duhet të jemi në gjendje të vazhdueshme gatishmërie për krizën e ardhshme të madhe shëndetësore. Në rast se nuk veprojmë tani, nuk do të kursehemi.
Shënim: John Bell, profesor i Mjekësisë në Universitetin e Oksfordit dhe kryetar i “Rhodes Trustees”./ Përshtatur nga CNA.al
Dihet se një indeks i lartë i masës trupore (BMI) ka e...
Që nga lindja deri në pleqëri, ndotja e ajrit dëmto...
Gati 200 padi janë ngritur në Gjermani kundër prodhues...
Është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, n...
Në Fakultetin e Mjekësisë u zhvillua sot procesi i përzgje...
PulmOne është risia e teknologjisë mjekësore, e cila do të...
Përpjekja kolektive për të përmirësuar trajtimin e kan...
Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoq...
Dr. Paul Burton mjek i komopanisë farmaceutike Moderna tha...
Flini mjaftueshëm gjumë Pushimi i keq gjatë natës nuk...
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Ministrinë e Shën...
Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësi...
Një studim i fundit ka treguar 45 efekte negative në s...
Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të...
Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që shumica ...
Është e zakonshme të zhvilloni ndjeshmëri ndaj disa ushqim...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin...
Ndonjëherë ftohja mund të kthehet në bronshit. Prandaj ësh...
Nëse vuani nga dhimbjet kronike të kokës, kushtojini v...
Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë largimin e k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...