Fuqizohet flota e imazherisë në spitalin pediatrik në QSUT/ Manastirliu: Rrit cilësinë e ekzaminimeve për pacientët e vegjël
Është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, n...

Gati 200 padi janë ngritur në Gjermani kundër prodhuesve të vaksinave, për dëme të supozuara nga vaksinat. Paditësit pohojnë se janë dëmtuar dhe kanë pasoja nga vaksinimi.
Në të gjithë Gjermaninë, sipas avokatëve, janë ngritur të paktën 185 padi civile për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër virusit korona. Dy zyra ligjore në Düsseldorf dhe Wiesbaden, sipas deklaratave të tyre, përfaqësojnë 135 dhe 50 nga këto raste. Janë ngritur padi kundër katër prodhuesve kryesorë të vaksinave kundër virusit korona: BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Gjyqi i parë pritet të nisë më 28 prill në Gjykatën e Frankfurtit. Prodhuesi i vaksinave BioNTech nga qyteti Mainz do të jetë në bankën e të akuzuarve. Paditësja është një grua që pretendon se ka pësuar dëmtime në zemër si pasojë e vaksinimit kundër COVID-19. Gruaja, e cila, sipas avokatit të saj, është vetë profesioniste e mjekësisë, dëshiron të mbetet anonime. Çdo kërkesë do të trajtohet individualisht ose do të ketë ndonjë marrëveshje jashtë gjyqit.
Problemi kryesor - lidhja midis vaksinimit dhe dëmtimit
Sipas mendimit të avokatëve dhe mjekëve, kjo çështje do të vendoset përfundimisht nga ekspertët. Firma ligjore nga Düseldorfi, siç u tha, ka pasur rreth 3000 kërkesa për padi. Këto kërkesa kanë rezultuar me 135 padi, sepse jo të gjithë kanë pasur dëshmi të mjaftueshme për hapjen e rasteve. Ndërsa zyra ligjore nga Wiesbaden thotë se kanë pasur 850 persona që kanë kërkuar hapjen e rasteve, nga këto kanë bërë 50 padi. Edhe kjo zyrë ka hedhur poshtë qindra kërkesa, për të cilat mendohet se janë të pabaza. Sipas njohësve të kësaj fushe, këto dy zyra të avokatëve përfaqësojnë shumicën e rasteve të ngjashme. Një çështje kyçe në të gjitha këto padi është çështja e shkakut të dëmeve shëndetësore dhe dëshmisë, nëse këto dëme kanë lidhje me vaksinat.
Në parim, të njëjtat rregulla përgjegjësie zbatohen për vaksinat kundër virusit korona sikundër edhe për ilaçet e tjera, sipas Ligjit të Barnave ose Ligjit të Përgjegjësisë ndaj Produkteve. Prodhuesi mund të mbahet përgjegjës nëse ka ndonjë gabim në prodhim. Por nëse ka pasur një gabim në administrimin e ilaçit, atëherë përgjegjësia është e personit që ka kryer vaksinimin. Avokati i Düsseldorfit, Tobias Ulbrich, pret një "betejë të ekspertëve të fushës juridike" - ku duhet të dëshmohet se ku qëndron problemi, kuptohet nëse gjykatat nuk marrin menjëherë ndonjë "gjykim që do të frikësonte" paditësit e tjerë për të ndjekur këto çështje, tha ai për agjencinë e lajmeve "dpa".
BioNTech: Çdo rast duhet të trajtohet me kujdes
Kompania BioNTech thekson se "deri më tani, në asnjë nga rastet e ekzaminuara nga BioNTech nuk është provuar një lidhje shkakësore midis dëmtimit të përshkruar shëndetësor dhe vaksinimit". "Ne e marrim përgjegjësinë tonë si prodhues vaksinash shumë seriozisht”, tha zëdhënësja e kompanisë.
BioNTech, siç shpjegoi ajo, po trajton me kujdes çdo rast në të cilin janë ngritur padi kundër kësaj kompanie. Megjithatë, është parakusht që avokatët të dorëzojnë dokumente të mjaftueshme për të dëshmuar këtë ndërlidhje. "Kur vlerësojmë një rast, ne mund të mbështetemi vetëm në faktet mjekësore për të gjykuar nëse ka apo jo një lidhje shkakësore. Fatkeqësisht, këtu shpesh mungojnë dokumentet."/ DW
Është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, n...
Në Fakultetin e Mjekësisë u zhvillua sot procesi i përzgje...
PulmOne është risia e teknologjisë mjekësore, e cila do të...
Përpjekja kolektive për të përmirësuar trajtimin e kan...
Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoq...
Dr. Paul Burton mjek i komopanisë farmaceutike Moderna tha...
Flini mjaftueshëm gjumë Pushimi i keq gjatë natës nuk...
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Ministrinë e Shën...
Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësi...
Një studim i fundit ka treguar 45 efekte negative në s...
Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të...
Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që shumica ...
Është e zakonshme të zhvilloni ndjeshmëri ndaj disa ushqim...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin...
Ndonjëherë ftohja mund të kthehet në bronshit. Prandaj ësh...
Nëse vuani nga dhimbjet kronike të kokës, kushtojini v...
Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë largimin e k...
Në Ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësis...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se një ndërhyrje de...
Përfundon investimi në Poliklinikën e Gjirokastrës, e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...