Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Nëse vuani nga dhimbjet kronike të kokës, kushtojini vëmendje një detaji: A nuk ju duket se ato rishfaqen gjithmonë në të njëjtën kohë? Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore “Neurology”, ka të ngjarë vërtet të jetë kështu. Ai ka zbuluar një lidhje të fortë midis disa llojeve të dhimbjes së kokës (migrenë dhe dhimbje koke grupore) dhe ritmeve cirkadiane, pra “orës sonë të brendshme”, e përhapur në një cikël 24-orësh.
Dy lloje dhimbjesh
Dhimbja grupore e kokës, është një formë shumë e fortë dhe e lokalizuar e dhimbjes së kokës (zakonisht rreth pjesës ballore të kokës) që shfaqet me sulme zakonisht të shkurtra, por të rregullta, të përsëritura gjatë një periudhe prej 1 deri në 3 muaj, e pasuar nga një fazë asimptomatike. Migrena është forma më e zakonshme e dhimbjes së kokës. Ajo nis në pjesën e përparme ose anësore të kokës dhe përhapet, e shoqëruar me të përziera, ndjeshmëri ndaj dritave dhe tingujve.
Në kërkim të lidhjeve
Studimi analizoi sërish të gjitha studimet shkencore të disponueshme mbi këto dy lloje të dhimbjes së kokës, që përfshinin edhe informacionin mbi ritmet cirkadiane të pacientëve të prekur: të dhënat për kohën e ditës ose të vitit kur u shfaq çrregullimi, mbi gjenet që ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj dhimbjes së kokës, si në shqetësimet mbi orën biologjike, apo në nivelet e hormoneve (si kortizoli dhe melatonina) që rregullojnë ritmet cirkadiane dhe që mund të kontribuojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës.
Sëmundje të përpikta
U zbulua se dhimbja grupore e kokës ndiqte një ritëm të qëndrueshëm cirkadian në 71 për qind të pacientëve të marrë në shqyrtim. Zakonisht ato arrinin kulmin orët e vona të natës ose në orët e hershme të mëngjesit, duke u intensifikuar në pranverë dhe vjeshtë.
Kjo lloj dhimbje koke, duket të jetë e lidhur me dy gjene të rëndësishëm cirkadiane, dhe 5 nga 9 gjenet që rrisin gjasat për të vuajtur nga dhimbje koke të tilla, janë gjene me shprehje që ndikohen shumë nga ritmet cirkadiane. Po ashtu, njerëzit që preken nga ky çrregullim kanë zakonisht nivele më të larta të kortizolit dhe nivele më të ulëta të melatoninës sesa ata pa të.
Sa i përket migrenës, sulmet ndjekin ritmet cirkadiane të paktën te gjysma e pacientëve.
Kohët dukeshin më pak të rregullta dhe më të përhapura gjatë ditës. Por ka një moment të natës kur episodet janë më të rralla. Migrena lidhet gjithashtu me dy gjene të rëndësishëm që rregullojnë ritmet cirkadiane, dhe 110 nga 168 gjenet e lidhura me migrenën shprehen sipas orës së brendshme të trupit. Të sëmurët nga migrena kanë nivele më të ulëta të melatoninës në urinë sesa normalja, sidomos gjatë sulmeve.
Një “regjisor” i heshtur
“Të dhënat sugjerojnë se të dyja këto lloje të dhimbjeve të kokës, janë shumë cirkadiane në nivele të shumëfishta. Kjo përforcon rëndësinë e hipotalamusit, zonës së trurit ku gjendet ora jonë kryesore biologjike, në fillimin e migrenës dhe dhimbjeve të kokës. Dhe kjo çon në pyetjen se çfarë roli (në këtë çrregullim) luan gjenetika pas shkaktimit të ngjarjeve të tilla si ndryshimet e gjumit, në të njëjtën kohë shkaqet e njohura të dhimbjes së kokës dhe sinjalet se si funksionojnë ritmet cirkadiane të trupit”, - thotë Mark Burish, studiues në Universitetin e Teksasit në SHBA dhe autori kryesor i këtij studimi.
Perspektiva terapeutike
Gjetjet e këtij studimi krijiojnë mundësinë e përdorimit të trajtimeve për të rregulluar ritmet cirkadiane, me synim trajtimin e dhimbjeve të përsëritura të kokës. Apo për të bërë rregullime të thjeshta në terapi, siç është marrja e ilaçeve në periudha të caktuara të ditës./ Përshtatur nga CNA.al
Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë largimin e k...
Në Ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësis...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se një ndërhyrje de...
Përfundon investimi në Poliklinikën e Gjirokastrës, e ...
Përfundon rikonstruksioni i Spitalit të Sëmundjeve të ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Pas një vakti të kripur zakonisht duam ujë të mjaftueshëm ...
Urgjenca polivalente e spitalit qendror në QSUT do të rior...
Nevojat për mënyrën e ushqyerjes, jetesën dhe mjedisin jan...
Në 24 orët e fundit janë kryer 189 testime, ku kanë rezultua...
Një stil jetese me aktivitet fizik, ushqim të shëndetshëm ...
Shoqata AMEA në bashkëpunim më Spitalin Amerikan startuan ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Në trurin tonë ka miliarda nerva. Shumica e tyre janë peri...
Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kry...
Ushqimet e përpunuara si drithërat që përgatisni mëngjesin, ...
Në bisedat që po dëgjoj kohët e fundit mes prindërve t...
Nëse keni vendosur një objektiv për të kryer ushtrime dito...
Në Ditën Botërore të Punës Sociale janë licencuar 300 ...
Në Ditën Botërore të Shëndetit Dentar, Ministrja e Shë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...