“Më duhen 200 mijë…”/ Zbardhet dëshmia e Metës për aferën CEZ-DIA
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kreut të Partisë së...
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kreut të Partisë së...

Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë një jave, lidhet me 12 për qind më rrezik për t’u prekur nga presioni i lartë i gjakut, krahasuar me të folurin për më pak se 30 minuta. Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar së fundmi në “European Heart Journal-Digital Health”.
“Është numri i minutave që shpenzojnë njerëzit duke folur në një celular, ai që ka rëndësi të madhe për shëndetin e zemrës. Më shumë minuta që do të thotë rrezik më i madh”, - thotë autori i studimit, profesor Xianhui Qin i Universitetit Mjekësor Jugor në Guangzhou, Kinë, që gjithsesi thekson se nevojiten më shumë studime për të konfirmuar këtë lidhje.
Pothuajse tre të katërtat e popullsisë globale të moshës 10 vjeç e lart kanë një telefon celular. Gati 1.3 miliardë të rritur të moshës 30-79 vjeç në mbarë botën, vuajnë nga presioni i lartë i gjakut (hipertensioni). Hipertensioni është një faktor rreziku kryesor për atakun në zemër dhe goditjen në tru, dhe një shkak kryesor i vdekjeve të parakohshme në nivel global.
Telefonat celularë lëshojnë nivele të ulëta të energjisë së radiofrekuencës, e cila është lidhur me rritjen e presionit të gjakut pas ekspozimit afatshkurtër. Rezultatet e studimeve të mëparshme mbi përdorimin e telefonit celular dhe presionin e gjakut ishin të paqëndrueshme, sepse ato përfshinin telefonata, mesazhe me tekst, lojëra, etj.
Ky studim shqyrtoi lidhjen midis kryerjes dhe marrjes së telefonatave dhe hipertensionit. Studimi përdori të dhëna nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar. Janë përfshirë gjithsej 212.046 të rritur të moshës 37-73 vjeç pa hipertension.
Informacioni mbi përdorimin e një telefoni celular për të marrë dhe përgjigjur telefonatave, u mblodh përmes një pyetësori të vetëraportuar me ekran me prekje, duke përfshirë vitet e përdorimit, orët në javë dhe përdorimin e kufjeve.
Pjesëmarrësit që përdornin një telefon celular të paktën një herë në javë për të kryer ose marrë telefonata, u përcaktuan si përdorues të telefonisë celulare. Studiuesit analizuan lidhjen midis përdorimit të telefonit celular dhe hipertensionit, pas përshtatjes së të dhënave me moshën, gjininë, indeksin e masës trupore, racën, privimin, historinë familjare të hipertensionit, arsimin, statusin e pirjes së duhanit, presionin e gjakut, yndyrnat e gjakut, inflamacionin, glukozën në gjak, funksionin e veshkave dhe përdorimin e medikamenteve për të ulur kolesterolin ose nivelin e glukozës në gjak.
Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 54 vjeç, 62 për qind ishin gra dhe 88 për qind ishin përdorues të celularëve. Gjatë një vëzhgimi mesatar prej 12 vitesh, 13.984 (7 për qind) e pjesëmarrësve shfaqën hipertension. Përdoruesit e telefonave celularë, ishin 7 për qind më të rrezikuar nga hipertensionit krahasuar me jo-përdoruesit.
Ata që bisedonin në celularin e tyre për 30 minuta ose më shumë në javë, kishin 12 për qind më shumë gjasa të prekeshin nga presioni i lartë i gjakut, sesa pjesëmarrësit që shpenzuan më pak se 30 minuta në telefonata me celular. Rezultatet ishin të ngjashme për gratë dhe burrat.
Duke i parë gjetjet në mënyrë më të detajuar, krahasuar me pjesëmarrësit që shpenzonin më pak se 5 minuta në javë duke marrë apo pranuar telefonata në celular, koha javore e përdorimit prej 30-59 minutash, 1-3 orë, 4-6 orë dhe më shumë se 6 orë, ishte e shoqëruar me një rrezik të rritur të presionit të lartë të gjakut përkatësisht 8, 13, 16 dhe 25 për qind.
Në mesin e përdoruesve të telefonave celularë, vitet e përdorimit dhe përdorimi i një pajisjeje me kufje, nuk ishin të lidhura ndjeshëm me zhvillimin e hipertensionit. Po ashtu, studiuesit ekzaminuan lidhjen midis kohës së përdorimit (më pak se 30 minuta, kundrejt 30 minutave ose më shumë) dhe hipertensionit sipas faktit nëse pjesëmarrësit kishin një rrezik gjenetikisht të ulët, të ndërmjetëm apo të lartë të zhvillimit të hipertensionit.
Rreziku gjenetik u përcaktua duke përdorur të dhënat e Biobank në Britaninë e Madhe. Analiza tregoi se gjasat e zhvillimit të presionit të lartë të gjakut, ishin më të mëdha tek ata me një rrezik të lartë gjenetik dhe që kalonin të paktën 30 minuta në javë duke folur në celular.
Ata kishin 33 për qind më shumë gjasë për hipertension, krahasuar me ata me një rrezik të ulët gjenetik që shpenzonin më pak se 30 minuta në javë në telefon. Profesor Qin thotë: "Gjetjet tona sugjerojnë se të folurit në celular, nuk mund të ndikojë në rrezikun e zhvillimit të presionit të lartë të gjakut, për sa kohë që koha e telefonatave javore mbahet nën gjysmë ore. Duhen më shumë kërkime për të përsëritur rezultatet. Por deri atëherë duket të kujdesshëm për të pasur sa më pak telefonata në celular për të ruajtur shëndetin e zemrës”./ Përshtatur nga CNA.al
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një ar...
Efektet nga vaksinat po merren shumë seriozisht në Gje...
Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rre...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet pë...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Disa nga dietat ushqimore më të famshme në botë, janë gjit...
Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja ...
Birra është e pasur me lëndë ushqyese si aminoacide, k...
Për ata që nuk mund t'i rezistojnë patateve të skuqura, la...
Hapet Urgjenca Polivalente në Spitalin Qendror, duke përmb...
Ekipi i Fekondimit in Vitro në Spitalin Amerikan, ka arrit...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shër...
Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë nga një studim i sa...
Asnjë nga ne nuk dëshiron të përjetojë sërish diçka të...
Dihet se një indeks i lartë i masës trupore (BMI) ka e...
Që nga lindja deri në pleqëri, ndotja e ajrit dëmto...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...