Lidhja midis dehjes dhe ndjenjës së ankthit, çfarë duhet të bëni kur e përjetoni
Nëse jeni zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje kur keni...

Akademikët nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar se janë në kërkim të “njerëzve me një supermemorie”. Bëhet fjalë për njerëz që kanë një memorie të shkëlqyer dhe që dëshirojnë të marrin pjesë në një studim që mund të zbulojë pse disa kanë një memorie më të fortë se të tjerët.
Por kjo aftësi e tyrja, mund të mos jetë vetëm për shkak të aftësisë së lindur natyrale, sepse ka disa gjëra që mund të bëni që janë vërtetuar shkencërisht se ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës tuaj. Ja cilat janë disa nga masat kryesore që këshillohen:
Çokollata e zezë
Një studim i vitit 2021, zbuloi se flavanolet - kimikate bimore që janë të bollshme te kokrrat e kakaos - e përmirësonin performancën gjatë një detyre që kishte të bënte me të mësuarit përmendësh të një liste gjërash nga njerëzit e moshës 50-75 vjeç.
Ato i përkasin një grupi përbërësish të quajtur polifenole, të cilat gjithashtu gjenden me bollëk te vera e kuqe, çaji, vaji i ullirit, qepa, preshi, brokoli dhe boronica.
Flavanolet janë përbërës ushqimorë bioaktivë që mbrojnë plakjen e memories njohëse, përmirësojnë performancën njohëse dhe nxisin rrjedhjen e gjakut në tru. Studiuesit rekrutuan njerëz të moshës 50-75 vjeç, të cilëve iu dha çdo ditë për 12 javë rresht një suplement që përmbante nivele të ndryshme të flavanoleve të kakaos.
Në fillim dhe në fund të studimit, pjesëmarrësit kryen një sërë testesh njohëse për të vlerësuar të menduarit dhe memorien e tyre, dhe një grup iu nënshtrua skanimit me rezonancën magnetike (MRI) për të matur rrjedhën e gjakut në tru.
U pa se dieta e plotësuar me flavanolë kakaoje dukej se përmirësonte performancën vetëm në një detyrë të memories specifike për të mësuar një listë gjërash.
Rrezet e diellit
Kalimi i një kohe më të gjatë nën rrezet e diellit mund të ndihmojë në forcimin e memories suaj afatshkurtër. Në vitin 2021, ekspertët në Universitetin e Bredfordit panë se si minjtë performuan në testet e memories kur ekspozoheshin ndaj ‘fotoperiodave’ të gjata dhe të shkurtra, pra periudhave të ekspozimit ndaj dritës.
Ata gjetën një lidhje të rëndësishme midis memories së dobët dhe një kohëzgjatje të shkurtër të ekspozimit në diell, e ngjashme me atë që njerëzit përjetojnë gjatë stinës së dimrit.
Ekspertët thonë se ka të ngjarë që këto rezultate të vlejnë edhe për njerëzit, gjë që sugjeron se jemi më të prirur të harrojmë gjërat gjatë dimrave të gjatë.
Seksi
Një studim i vitit 2014 nga Universiteti i Merilendit, zbuloi se minjtë e moshës së mesme krijuan më shumë qeliza të reja të trurit, ose neurone, pas çiftëzimit. Këto neurone ndodheshin në hipokampus, ku krijohen kujtimet afatgjata. Ky stimulim i neurogjenezës së të rriturve - ose zhvillimi i neuroneve - mendohet se rikthen funksionin konjitiv.
Ndërkohë shkencëtarët zbuluan se pas ndërprerjes së aktivitetit seksual, u zhbënë përmirësimet në fuqinë e trurit.
Këto rezultate u mbështetën nga një studim i veçantë nga Universiteti Mekgill në Montreal, Kanada, në vitin 2016. Studiuesit rekrutuan 78 gra të reja të moshës 18-29 vjeç, i pyetën ato për jetën e tyre seksuale dhe u kërkuan të kryenin një sërë testesh të memories.
Rezultatet zbuluan se ato që raportonin marrëdhënie seksuale më të shpeshta, kishin pikët më të larta në testim. Por nuk janë vetëm gratë e reja që përfitojnë nga rritja e fuqisë së trurit pas marrëdhënieve intime.
Në vitin 2016, ekspertët në Universitetin e Koventrit zbuluan se burrat dhe gratë në të 50-at, 60-at dhe të 70-at që kishin një jetë seksuale aktive, ishin më pak të rrezikuar nga demenca.
Ecja mbrapsht
Një studim i çuditshëm i vitit 2018, zbuloi se njerëzit që ecin mbrapa performojnë më mirë në një test memorie sesa ata që ecin përpara. Studiuesit nga Universiteti i Roihempton u kërkuan 114 vullnetarëve të shikonin një video, dhe më pas t’i përgjigjeshin një pyetësori mbi atë që mund të kujtonin.
Pas shikimit të videos, pjesëmarrësit u ndanë në grupe. Njërit iu kërkua të ecte përpara ose mbrapa 10 metra, ndërsa një grup kontrolli qëndronte në një vend. U zbulua se grupi që eci prapa pati përgjigje më të sakta të pyetësorit sesa ata që ecnin përpara dhe ata që nuk ecnin.
Ekipi e konsideroi këtë si një tregues të një lidhje midis koncepteve të “kohës” dhe “hapësirës” që është thelbësore për mënyrën se si mendjet tona formojnë kujtimet.
Selino
Shumë njerëzve mund të mos i shijojë, por ajo përmban një përbërës që rrit kujtesën.
Një ekip nga Universiteti i Ilinois studioi në vitin 2010 efektet e luteolinës, e cila gjendet edhe te specat, mbi trurin dhe sjelljen e minjve.
Ata i ushqyen me një dietë të kontrolluar ose një dietë të plotësuar me luteolin për 4 javë, dhe më pas u testuan në detyra të të mësuarit dhe kujtesës.
U zbulua se minjtë më të vjetër që u ushqyen me një dietë të plotësuar me luteolin performuan më mirë se bashkëmoshatarët e tyre.
Muzika klasike
Studiuesit nga Universiteti La Sapienza i Romës përdorën makina EEG për të regjistruar aktivitetin elektrik të trurit të pjesëmarrësve në një studim. Regjistrimet u bënë para dhe pasi dëgjuan “L'allegro con spirito” nga Sonata për Dy Piano e Moxart, dhe para e pasi dëgjuan “Për Elizën” nga Bethoven.
Ata zbuluan se pasi dëgjuan Moxartin, pjesëmarrësit treguan një rritje të aktivitetit të valëve të trurit të lidhur me kujtesën, të kuptuarit dhe zgjidhjen e problemeve./ Përshtatur nga CNA.al
Nëse jeni zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje kur keni...
Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. P...
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë...
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një ar...
Efektet nga vaksinat po merren shumë seriozisht në Gje...
Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rre...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet pë...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Disa nga dietat ushqimore më të famshme në botë, janë gjit...
Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja ...
Birra është e pasur me lëndë ushqyese si aminoacide, k...
Për ata që nuk mund t'i rezistojnë patateve të skuqura, la...
Hapet Urgjenca Polivalente në Spitalin Qendror, duke përmb...
Ekipi i Fekondimit in Vitro në Spitalin Amerikan, ka arrit...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shër...
Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...