Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Nëse jeni zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje kur keni pirë shumë, mund të jeni shumë të njohur me këtë ndjenjë. Dhe nuk po flasim për pasojat negative në stomak të një dehjeje. Por për një pasdehje të mbushur plot me ankth. Diçka që ju bën të mendoni për gjithçka që keni thënë dhe bërë një natë më parë.
Ju mundoheni të riprodhoni në kokë bisedat, dhe të analizoni çdo ndërveprim që mund të keni bërë një natë më parë. Por mund të shqetësoheni apo të ndiheni fajtorë edhe për gjëra të tjera, si për shembull për faktin që keni pirë shumë dhe të nesërmen ndiheni si i përhumbur.
Kjo quhet hangxiety, ankthi i nxitur nga dehja, sepse për disa njerëz pirja e tepërt e alkoolit shkakton ankth në nivele të larta, që përjetohet gati si një sulm paniku. Ekspertët pretendojnë se disa njerëz janë më të prirur ndaj ankthit se të tjerët, dhe kjo mund të ndikojë në gjendjen e tyre përpara që para të nisnin të pinin alkool, thotë psikologia klinike, Karla Menli.
Sipas një game të gjerë kërkimesh, ekziston një lidhje e ngushtë midis çrregullimeve të ankthit dhe çrregullimeve të përdorimit të alkoolit. “Një çrregullim ekzistues i ankthit, mund të nxisë përdorimin dhe abuzimin me alkoolin, sepse krijon një rreth vicioz”, - thotë Menli, autore e librit “Gëzimi nga frika”.
Sipas saj, një person mund të ndihet i shqetësuar dhe të dëshirojë të përdorë alkoolin për të reduktuar atë ankth, shpeshherë në situata sociale. “Shumë nga pacientët e mi më thonë se e përdorin alkoolin si një lloj lubrifikanti social. Alkooli është një agjent frenues, që e ndihmon një person të qetësohet. Por pasi mbaron efekti i tij, ankthi rikthehet dhe në disa raste mund të jetë më i rëndë se më parë. Ai mund të shkaktojë shumë përsiatje pas dehjes për sjelljen apo gabimet që mund të jenë bërë”, - shton Menli.
Po kush ndikohet më shumë nga ankthi? Ata që janë më të prirur ndaj çrregullimeve të humorit apo problemeve të shëndetit mendor, kanë më shumë gjasa të kenë ankth pasi pinë sasi të mëdha alkooli. “Kur keni një gjendje paraekzistuese, alkooli e lehtëson atë përkohësisht, por më pas ka një rikthim në atë gjendje”, - shton ekspertja.
Ankthi që shfaqet pas pirjes është shpesh më i fortë. Menli thotë se kjo ndodh për shkak të amigdalës, pjesës së trurit të lidhur me kujtesën, emocionet dhe vendimmarrjen. Duket se ajo ndikohet te njerëzit që kanë ankth, por dhe tek ata me çrregullime të përdorimit të alkoolit.
Duket se struktura e saj është e ndryshuar, prandaj nuk funksionon siç duhet para dhe pas përdorimit të alkoolit. Për pasojë, jemi më vigjilentë dhe hipervigjilentë sepse trupi vendoset në modalitetin “lufto ose ik”. Është kjo gjë që shkakton ankth, dhe e përjetëson atë, thotë Menli.
Për më tepër, korteksi paraballor rikthehet në funksionimin e tij normal. Kur jeni duke pirë, korteksi paraballor nuk frenohet, gjë që mund të na nisë të bëjmë veprime të çmendura dhe ndonjëherë të rrezikshme, sepse “arsyetimi ynë më i lartë nuk funksionon normalisht”, thotë Manly.
Pasi korteksi paraballor aktivizohet sërish, ai fillon të marrë në konsideratë gjërat që mund të kishim bërë një natë më parë. Harold Hong, psikiatër më “New Waters Recovery” në Karolinën e Veriut, SHBA, thotë se alkooli rrit nivelet e disa neurotransmetuesve në tru, si glutamati, që mund të rrisë simptomat e ankthit.
“Po ashtu alkooli redukton nivelet e GABA-s, një neurotransmetues frenues që ndihmon në rregullimin e ngacmueshmërisë në tru dhe në qetësimin e aktivitetit të sistemit nervor. Nivelet e ulëta të GABA-s mund të çojnë në rritje të stresit dhe përgjigjeve të frikës”, - shton ai.
Gjithsesi, lajmi i mirë është se ankthi pas dehjes nuk zgjat përgjithmonë, thotë Hong. Ankthi ndodh tek ata që kanë ankth për shumë kohë pasi alkooli të jetë metabolizuar. Por sapo zhduken efektet e dehjes, do të ikë edhe frika pas pirjes.
“Mënyra më e mirë për të trajtuar këtë problem, është të shmangni pirjen e tepërt të alkoolit dhe të praktikoni strategjinë e vetëkujdesit, siç janë ushtrimet e frymëmarrjes së thellë dhe relaksimi”- thotë Hong. Nëse keni ankth pas dehjes, merruni me ushtrime fizike apo gjëra të tjera që do ta largojnë mendjen nga analiza dhe stresi që shoqërohet me të./ Përshtatur nga CNA.al
Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. P...
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë...
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një ar...
Efektet nga vaksinat po merren shumë seriozisht në Gje...
Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rre...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet pë...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Disa nga dietat ushqimore më të famshme në botë, janë gjit...
Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja ...
Birra është e pasur me lëndë ushqyese si aminoacide, k...
Për ata që nuk mund t'i rezistojnë patateve të skuqura, la...
Hapet Urgjenca Polivalente në Spitalin Qendror, duke përmb...
Ekipi i Fekondimit in Vitro në Spitalin Amerikan, ka arrit...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shër...
Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë nga një studim i sa...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...