Nga ngrënia e çokollatës tek ecja mbrapsht/ Metodat më të çuditshme që rekomandon shkenca për përmirësimin e memories
Akademikët nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar ...

Zhytja në ujë të ftohtë është padyshim një aktivitet që i ndan njerëzit. Disa e duan, të tjerë e urrejnë. Por shumë njerëz e praktikojnë tani çdo javë apo edhe çdo ditë, me besimin se i bën mirë shëndetit të tyre mendor dhe fizik. Terapia me ujë të ftohtë, mund të marrë formën e notit në natyrë - në liqene, lumenj apo det - dusheve të ftohtë, apo edhe banjave me kuba akulli.
Ajo është përdorur dhe përdoret nga sportistët si një mënyrë për të reduktuar dhimbjen e muskujve dhe për të përshpejtuar kohën e rikuperimit nga dëmtimet. Ata qëndrojnë zakonisht rreth 10 minuta pas stërvitjes në ujë të ftohtë me temperatura 10-15 °C.
Gjithashtu, uji i ftohtë është përdorur për të ndihmuar në trajtimin e simptomave të depresionit, dhimbjes dhe migrenës. Në fakt, ka shumë histori sesi terapia me ujë të ftohtë ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve, sesi ka përmirësuar sistemin e tyre kardiovaskular apo edhe njerëzit në kohë të vështira.
Ndërsa shumë studime kanë treguar përfitimet e lidhura me banjot me akull dhe rikuperimin pas stërvitjes, një studim i vitit 2014 zbuloi se këtu mund të ketë një efekt placebo. Pra zhytja në ujë të ftohtë mund të ketë efekte potencialisht të dëmshme në trupin e njeriut.

Për momentin, nuk janë të disponueshme faktet shkencore që ta mbështetin plotësisht ujin e ftohtë si një terapi. Për më tepër nuk dihet ende nëse ka një kohëzgjatje apo temperaturë të caktuar që funksionon më mirë se të tjerat. Por ajo që dimë, është se më pak qëndrim në ujë të ftohtë është padyshim një mënyrë e sigurt për të mos dëmtuar veten.
Duket se kur flitet për terapinë me ujë të ftohtë, dushet dhe banjat janë një opsion më pak i rrezikshëm, sepse keni një kontroll më të madh për sa i përket temperaturës dhe kohës së ekspozimit në krahasim me ujin në mjedise të hapura. Por për shkak të temperaturave më të ftohta dushet dhe banjat me akull paraqesin ende rreziqe të konsiderueshme.
Një nga problemet më pak të njohura që lidhet me zhytjen në ujë të ftohtë, është ajo që njihet si dëmtim i ftohtë pa ngrirje. Kur jemi të ekspozuar ndaj të ftohtit, është normale që duart dhe këmbët të ndihen shumë të ftohta apo të mpira, dhe mund të kenë ndjesi shpimi gjilpërash ose të jenë të dhimbshme gjatë ri-ngrohjes.
Për shumicën e njerëzve, këto simptoma janë kalimtare, me ndjesi normale që largohen brenda pak minutash. Por për ata me lëndime të ndryshme, këto simptoma (dhimbje, ndjesi e ndryshuar dhe ndjeshmëri ndaj të ftohtit) mund të vazhdojnë në zonat e prekura për shumë vite për shkak të dëmtimit të nervit dhe enëve të gjakut.
Ndërkohë ekzistojnë gjithashtu shumë ndryshime në mënyrën se si trupat tanë individualë reagojnë ndaj ftohjes. Për shembull, ata me prejardhje afrikane dhe të Karaibeve, duket se janë më të ndjeshëm ndaj lëndimeve të ftohta pa ngrirje.

Ndaj rreziqet nga ekspozimi ndaj të ftohtit do të ndryshojnë midis njerëzve të ndryshëm. Megjithatë, një studim i vitit 2020 me notarët e ujërave të ftohtë tregoi se megjithëse mund të kenë ndjeshmëri ndaj të ftohtit, kjo nuk u shoqërua me dëmtimin e enëve të gjakut në lëkurë.
Pra, nëse doni të t’i nënshtroheni një terapie me ujë të ftohtë, ja cilat janë gjërat që duhet të keni parasysh:
Konsultohuni paraprakisht me mjekun tuaj për t’u siguruar se është e sigurt për ju.
Sigurohuni që të mos jeni vetëm dhe që uji të jetë i sigurt, sidomos kur hyni në lum, liqen apo det, ku duhen marrë parasysh baticat, rrymat, dhe dallgët, pengesat nënujore etj.
Planifikoni se si do të hyni dhe do të dilni nga uji në mënyrë të sigurt (mos harroni se muskujt tuaj nuk do të funksionojnë aq mirë kur jeni të ftohtë dhe mund të mos jeni në gjendje të ndiheni me duar dhe këmbë).
Sigurohuni që të keni peshqir, rroba të thata, rezistente ndaj erës, një pije të ngrohtë dhe një vend për t'u strehuar. Mos vozitni me varkë dhe mos ngisni biçikletën derisa të jeni ngrohur plotësisht. Qëndroni në ujë të ftohtë vetëm për një periudhë të shkurtër kohe, dilni jashtë para se të përjetoni mpirje, dhimbje apo dridhje./ Përkthyer dhe pështatur nga CNA.al
Akademikët nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar ...
Nëse jeni zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje kur keni...
Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. P...
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë...
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një ar...
Efektet nga vaksinat po merren shumë seriozisht në Gje...
Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rre...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet pë...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Disa nga dietat ushqimore më të famshme në botë, janë gjit...
Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja ...
Birra është e pasur me lëndë ushqyese si aminoacide, k...
Për ata që nuk mund t'i rezistojnë patateve të skuqura, la...
Hapet Urgjenca Polivalente në Spitalin Qendror, duke përmb...
Ekipi i Fekondimit in Vitro në Spitalin Amerikan, ka arrit...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shër...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...