Përbërësit që parandalojnë grumbullimin e yndyrës në mëlçi
Dy përbërës të gjetur në HOPS, një përbërës kyç i birrës, ...

Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar mëngjesin e sotëm Njësinë e Hemodinamikës në Spitalin Memorial Fier, ku janë dyfishuar kapacitetet për trajtimin e problematikave kardiake në zonën e jugut.
"Janë 4 qarqe që referohen sa i përket listës së pritjes për koronarografi në Spitalin Memorial. Prej fundit të majit, kur edhe Memoriali u bë 2 vjeç, po realizohet Hemodinamika 24 orë në 3 ditë të javës. Tashmë jemi në një fazë shumë të mirë sa i përket diagnostikës nëpërmjet angiografit për problematikat cerebrale. Kemi dyfishuar kapacitetet në infrastrukturë dhe teknologji, të mundemi të zgjerojmë edhe aktivitetin 24 orë të hermodinamikës, duke qenë se kemi edhe burimet njerëzore, të cilat po i fuqizojmë hap pas hapi. Gjatë këtyre dy viteve kemi arritur të bëjmë mbi 2400 koronarografi", - nënvizoi Manastirliu.
Duke ju referuar përgjigjes ndaj urgjencave kardiake, Manastirliu tha se në kuadër të sezonit turistik dhe me zgjerimin e kapaciteteve, Spitali Memorial Fier është në gatishmëri për të pritur të gjitha urgjencat e infarktit akut të miokardit.
"Jemi në sezonin turistik dhe ka një vlerë të veçantë që zgjerojmë kapacitetet e shërbimit, tashmë rastet që janë të trajtuara në urgjencat e spitaleve tona dhe kërkojnë mjekimin nëpërmjet Hemodinamikës, ne mund t’i referojmë direkt në këtë spital sepse sa u pëket rasteve te infarktit akut të miokardit, trajtohen në Spitalin Memorial me një ekip shumë cilësor dhe profesionist",- tha Manastirliu.
Shërbimi i Hemodinamikës në Spitalin Memorial, prej një muaji funksionon edhe për urgjencat kardiake 24/7, sipas një plani të detajuar me 4 njësitë e hemodinamikës në gjithë vendin.
Në Spitalin Memorial, bashkëpunimi i shkëlqyer që është mes mjekëve hemodinamistë turq dhe shqiptarë, me 8 mjekë kardiologë dhe hemodinamistë, ka mundësuar që 120 pacientë në muaj të kryejnë koronarografitë/procedurat kardiake me metoda të avancuara dhe në këto dy vite janë shërbyer më shumë se 2400 pacientë. Me zgjerimin e stafit dhe dyfishimin e kapaciteteve me vendosjen e angiografit të dytë në Njësinë e Hemodinamikës në Spitalin Memorial, do të mundësohet zgjerimi i mëtejshëm i këtij shërbimi, duke zgjidhur përfundimisht problematikat kardiake me metoda të avancuara, edhe rastet e urgjencave për banorët e jugut të vendit, por edhe për tju përgjigjur akoma më mirë nevojave gjatë sezonit turistik për jugun e vendit. Në Memorial janë 17 shërbime shëndetësore që tashmë po ofrojnë një standard të ri shërbimi për pacientët e jugut. Në këto 2 vite të funksionimit të Memorial janë ofruar mbi 300 mijë shërbime, ku kanë përfituar mbi 70 mijë qytetarë të rajonit të jugut dhe jo vetëm.
Dy përbërës të gjetur në HOPS, një përbërës kyç i birrës, ...
Sasia e duhur e vitaminës D në ditë mund të na mbrojë nga ...
Kur Padi Skoto nisi të ketë dhimbje barku në vitin 2017, m...
Në treg ka shumëllojshmëri akulloresh si ato me pak sheqer...
Ushqehuni shëndetshëm Në verë, mbani sa më të rregullt di...
Nis ndërtimi i spitalit të ri ditor në Qendrën Spitalore U...
Disa studime kanë treguar se aktiviteti sistematik aerobik...
Aq sa trajtime të ndryshme medicinale garantojnë humbje pesh...
Studiuesit thonë se mund të jenë në gjendje të shpjegojnë ...
Të gjithë do të dëshironim shëndet mendor e fizik, tru...
Nga 15 Qershori janë hapur 30 qendra shëndetësore verore n...
Aq sa të dobishme janë rrezet e diellit, mund të sjell...
Nga sot 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike d...
Mjeku i njohur, Petrit Vargu, ka shpëtuar jetën e një ...
Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut...
Ermand Mertenika, inxhinieri Biomjekësor, gjatë një in...
Matja e presionit të gjakut është një procedurë e rregullt...
Erëza qimnoni është një erëz që rrjedh nga bima “Cuminum c...
Që stresi kronik është i dëmshëm për shëndetin në përgjith...
Sëmundja e dhjamosjes jo alkoolike të mëlçisë (Steatoza jo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...