Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Matja e presionit të gjakut është një procedurë e rregullt, të cilën e ndjekin të gjithë, kryesisht nga një moshë e caktuar. Shumica prej nesh kanë një matës të presionit të gjakut në shtëpi, me të cilin kontrollon rregullisht presionin. Ky kontroll është një procedurë standarde, por shumë thelbësore, pasi presioni i gjakut dëshmon për shëndetin e zemrës sonë dhe mund të paralajmërojë për rreziqe të ndryshme, si sëmundje kardiovaskulare, infarkt dhe goditje në tru.
Por a po ndjekim mënyrën e duhur për të bërë këtë matje kaq të rëndësishme?
Praktika moderne kërkon që ne të bëjmë matjen e presionit të gjakut duke mbajtur manshetën në njërin krah dhe duke pritur rezultatet e pajisjes. Dhe, megjithëse kjo praktikë është e përhapur, në fakt nuk bazohet në rekomandime adekuate shkencore, argumenton një grup studiuesish, të cilët e bëjnë të qartë se matja me një dorë nuk mjafton për të marrë rezultatet e duhura të presionit të gjakut.
Studiuesit “drejtuan” një studim të ri, përfundimet e të cilit u publikuan në revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës Hypertension, duke analizuar të dhënat mjekësore të 53,172 të rriturve nga 23 studime të kryera në vende të ndryshme të botës.
Pjesëmarrësit ishin mesatarisht 60 vjeç. Ekspertët zbuluan se vetëm nëse pacientët merrnin matjet e presionit të gjakut nga të dy krahët, ata ishin në gjendje të dinin se cili krah jepte matje më të larta - dhe për rrjedhojë më të sakta, në mënyrë që në fund të merrnin rezultatet e sakta të presionit të gjakut.
Studiuesit, në fakt, argumentuan se matja duhet të përsëritet më shumë se një herë, në mënyrë që rezultatet të jenë sa më të sakta.
Në një publikim shkencor të vitit 2019, Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandoi që të dy krahët të maten për secilin pacient të paktën në vizitën e tyre të parë te mjeku dhe që krahu i djathtë të përdoret për matje të përsëritura, gjë që dha rezultate më të larta.
Në të njëjtin raport, ndër të tjera, thuhej se duhet të sigurohemi që të përdorim manshetën me madhësinë e duhur, sipas perimetrit të dorës së çdo pacienti.
"Nëse merrni vetëm lexime nga njëra dorë, nuk jeni në gjendje të dini se cila dorë jep vlerat më të larta ," shpjegon autori kryesor Dr. Christopher Clark.
“Dhe nëse nuk e regjistroni siç duhet presionin e gjakut, nuk do të jeni në gjendje ta trajtoni atë."
Vihet re se presioni i gjakut konsiderohet i lartë nëse leximi sistolik (i madhi) është 130 mmHg ose më shumë ose nëse presioni diastolik (i vogël) është 80 mmHg ose më shumë. Presioni i lartë i gjakut është një parashikues i rëndësishëm i rrezikut për kushte serioze si sëmundjet e zemrës, ataku në zemër dhe goditjet në tru.
Studiuesit zbuluan se 12% e pjesëmarrësve që, pa e ditur, morën presionin e gjakut nga krahu që jepte vlerat më të ulëta, kishin hipertension të padiagnostikuar, duke rezultuar që këta pacientë të mos merrnin trajtimin e nevojshëm.
Duke pasur parasysh se hipertensioni është një tregues rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, diagnoza e gabuar e tij mund të ketë pasoja shumë të rënda për pacientin, paralajmërojnë autorët e studimit.
Në vend të kësaj, duke marrë presionin e gjakut nga të dy krahët dhe duke zbuluar se cili krah në secilin pacient dha vlerat më të larta, studiuesit ishin në gjendje të rivlerësonin 3.5% të pjesëmarrësve – 645 persona, si të rrezikuar për sëmundje kardiovaskulare, por gjithashtu një 4.6% – më shumë se 1000 njerëz – si pacientë të mundshëm me sëmundje koronare të zemrës. Në çdo rast, matja e presionit të gjakut në dorën e djathtë mund të parashikojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Vihet re se rreth gjysma e të rriturve në SHBA kanë hipertension, dhe sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, presioni i lartë i gjakut ishte shkaku kryesor i më shumë se 670,000 vdekjeve në SHBA në vitin 2020.
Kontrolli i pamjaftueshëm i tij është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të parakohshme dhe ngjarjeve kardiovaskulare në mbarë botën./CNA.al
Erëza qimnoni është një erëz që rrjedh nga bima “Cuminum c...
Që stresi kronik është i dëmshëm për shëndetin në përgjith...
Sëmundja e dhjamosjes jo alkoolike të mëlçisë (Steatoza jo...
Një tjetër rast suksesi është trajtuar nga ekipi i mjekëve...
Është realizuar me sukses në spitalin Hygeia një ndërhyrje...
Sistemi ynë imunitar është kompleks dhe i përbërë nga ...
Depresioni ka shumë shkaktarë. Faktorë të tillë si gje...
Studiuesit kanë zbuluar një test gjaku i cili identifi...
Ekspertët kanë realizuar një studim afatgjatë me rreth 500...
Çdo minutë 10 milionë duhanpirës ndezin një cigare dhe 15 ...
Pak muaj pas vendosjes së skanerit ultramodern në Spitalin...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Dy agjenci të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) pa...
Është sërish sezoni i alergjive. Nëse jeni ndër personat q...
Rritja e shpejtë e qyteteve shoqërohet me shumë sfida....
Dyzet milionë infeksione në javë deri në fund të këtij...
Sipas një studimi të fundit, ku janë përfshirë rreth 10,00...
OBSH mund të fitojë kompetenca për të detyruar Mbretër...
Ekspozimi i duhur nën rrezet e diellit do të thotë që ...
Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organiza...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...