Studimi/ Testi i gjakut që zbulon më shumë se 50 lloje kanceri
Studiuesit kanë zbuluar një test gjaku i cili identifi...

Depresioni ka shumë shkaktarë. Faktorë të tillë si gjenetika familjare, mjedisi stresues, ndryshimet fizike, personaliteti dhe ndryshimet hormonale, mund të shkaktojnë depresion tek njerëzit. Megjithatë, shumë njerëz nuk e dinë se disa ilaçe që përdoren gjerësisht dhe që jepen me recetë nga mjeku mund të shkaktojnë gjithashtu depresion si një efekt anësor. Depresioni është një sëmundje shumë e zakonshme. Ai prek 1 në 6 persona gjatë jetës së tyre. Depresioni karakterizohet nga një humori i keq, si dhe mungesa e interesit dhe kënaqësisë në thuajse të gjitha aktivitetet e jetës së përditshme.
Fëmijët dhe adoleshentët e shfaqin zakonisht me nervozizëm, ndërsa tek të rriturit mund të shprehet përmes trishtimit. Këto simptoma mund të shoqërohen gjithashtu edhe me ndryshime në oreks, shqetësime të gjumit, mungesë energjie, si dhe ndjenjën e pavlefshmërisë dhe të fajit.
Po kështu, njerëzit mund të kenë vështirësi në përqendrim dhe të menduarit e turbullt, vështirësi në marrjen e vendimeve dhe mendime të këqija për vdekjen. Madje disa mund të kenë mendime dhe qëllime vetëvrasëse, apo edhe të bëjnë plane ose më keq akoma të përpiqen t’i japin fund jetës së tyre.
Sipas një studimi të publikuar në vitin 2018, më shumë se 1/3 e të rriturve në SHBA, marrin barna me recetë që mund të shkaktojnë depresion. Rreziku i depresionit të shkaktuar nga ilaçet, rritet nëse një person merr më shumë se sa një ilaç që ka depresionin të listuar si një efekt anësor i mundshëm.

Kur disa barna ndërveprojnë me njëra-tjetrën, ato krijojnë efekte të tjera anësore, dhe depresioni mund të jetë një prej tyre. është kjo një nga arsyet pse është e rëndësishme që të bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni duke marrë disa barna në të njëjtën kohë. Sipas uebsajtit Medical Daily, 5 ilaçe mund të shkaktojnë depresion:
1. Beta-bllokuesit
Beta-bllokuesit rekomandohen zakonisht nga mjeku për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë. Por ato përdoren gjithashtu për trajtimin e migrenës, rrahjeve të çrregullta të zemrës, anginës dhe dridhjeve. Por disa beta-bllokues si atenolol, metoprolol dhe carvedilol mund të shkaktojnë simptoma të depresionit.
2. Barnat hormonale
Shpeshherë, ndryshimet në nivelet e hormoneve tek gratë mund të shkaktojnë simptoma të depresionit. Përdorimi i kontraceptivëve hormonalë në formën e pilulave të kontrollit të lindjes dhe pajisjeve intrauterine, ose terapisë zëvendësuese të estrogjenit për të lehtësuar simptomat e menopauzës, mund të shkaktojë depresion si një efekt anësor.
3. Ilaçet për sëmundjen e Parkinsonit
Studimet kanë treguar se vetë sëmundja e Parkinsonit, lidhet me një rrezik të lartë të depresionit. Ilaçe të tilla si Levodopa ose Sinemet CR, përdoren për trajtimin e Parkinsonit. Këto barna mund të ndikojnë në gjendjen psikologjike të një personi, pasi ato mund të rrisin nivelet e dopaminës për periudha të gjata.
4. Kortikosteroidet
Shpesh quhen thjesht steroide, dhe përdoren për të trajtuar një sërë gjendjesh si puçrrat dhe gjendjet inflamatore, si lupusi apo artriti reumatoid. Përdorimi i steroideve mund të ndikojë tek nivelet e serotoninës, një kimikat i prodhuar nga truri që ndihmon në rregullimin e humorit.
5. Stimuluesit
Stimuluesit përdoren për të trajtuar çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) dhe përgjumjen gjatë ditës për shkak të narkolepsisë, një çrregullim neurologjik që ndikon në ciklin e gjumit dhe zgjimit. Ato mund të çojnë në varësi, duke shkaktuar simptoma të tilla si lodhje dhe vështirësi për të fjetur, kur njerëzit ndalin pirjen e këtyre stimulantëve./ Përshtatur nga CNA.al
Studiuesit kanë zbuluar një test gjaku i cili identifi...
Ekspertët kanë realizuar një studim afatgjatë me rreth 500...
Çdo minutë 10 milionë duhanpirës ndezin një cigare dhe 15 ...
Pak muaj pas vendosjes së skanerit ultramodern në Spitalin...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Dy agjenci të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) pa...
Është sërish sezoni i alergjive. Nëse jeni ndër personat q...
Rritja e shpejtë e qyteteve shoqërohet me shumë sfida....
Dyzet milionë infeksione në javë deri në fund të këtij...
Sipas një studimi të fundit, ku janë përfshirë rreth 10,00...
OBSH mund të fitojë kompetenca për të detyruar Mbretër...
Ekspozimi i duhur nën rrezet e diellit do të thotë që ...
Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organiza...
Në një takim të zhvilluar sot në Gjenevë mes Ministres...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Shumë ushqime ruajnë ende vlerën e tyre ushqyese pas n...
Një sulm në zemër, ose infarkt i miokardit, ndodh kur bllo...
Në maternitetin “Koço Gliozheni” për herë të parë në Shqip...
Me afrimin e dimrit, shumë prindër do të përgatiten pë...
Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses në Spital...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...